Samstag, 17. Oktober 2015

Te reja nga Skype, mund të flisni edhe pa pasur një llogari

Tani mund ta përdorni Skype edhe nëse nuk keni një llogari. Kompania prezantoi të enjten një veçori të re që lejon çdo person t’i bashkohet një bisede, edhe nëse ata nuk kanë një llogari në Skype, ose nuk kanë të shkarkuar aplikacionin Skype.


Mjafton vetëm të dërgoni një lidhje të veçantë nëpërmjet postës elektronike, Facebook apo WhatsApp, dhe kushdo mund t’i bashkohet bisedës nëpërmjet versionit Skype për ueb.

Përdoruesit në SHBA dhe Britani mund të nisin, shpërndajnë ose t’i bashkohen një bisede nga Skype për Mac, Skype për Windows dhe Skype për Ueb. Vetëm klikoni +New tek dritarja e Skype dhe shpërndani një lidhje të veçantë. Të ftuarit vetëm duhet të klikojnë tek lidhja dhe të vendosin emrin e tyre për t’iu bashkuar bisedës.

Kjo veçori e re do të ofrohet tek përdoruesit në të gjithë botën gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mundësinë për të nisur një bisedë dhe shpërndarë një lidhje nga pajisjet mobile.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen