Freitag, 10. April 2015

AUDIO DHE VIDEO PËR TË MËSUAR GJUHË TË HUAJA





Mësimi kreativ i gjuhës

Kerstim Hams është profesoreshë gjermane që në blogun e saj ka ligjërata audio për mësimin e gjuhëve që do t'i motivojnë edhe nxënësit më përtac.

Ligjërata për të folurit e rrjedhshëm

Këtu ka ligjërata në tema të ndryshme për gjuhët, si dhe gjuhë më pak të njohura dhe lidhja ndërmjet udhëtimit dhe gjuhëve.

Seriali 101 gjuhë inovative

Ky duhet të jetë vendi i parë kur filloni të mësoni një gjuhë të huaj sepse këtu ka shumë gjuhë, ndërsa diskutimet për to janë të detajuara.

Lajme të ngadalshme

Epizodet janë në gjuhën frenge, italiane dhe spanjolle për nxënës të niveleve të ndryshme.

Mësoni frengjisht me Frederik Bibarin

Mësoni shumë informata kulturore për Francën dhe për gjuhën frenge. Temat janë ineresante dhe të ndryshme, të domosdoshme nëse mësoni frengjisht.

30 minuta në italisht

Nëse gjuha juaj është italishtja, kjo është për ju. Fjalor, gramatikë, kulturë dhe folja e gjuhës në një vend.

Yes Japan

Ky serial është për të mësuar gramatikë, fjalor dhe kulturë në video format. Gjuha - japoneze.

Spanish Obsessed

Njëri prej ndihmësve më të mirë për ta ushtruar gjuhën spanjolle është duke dëgjuar bisedë normale të gjuhës.

Kinezishte e ngadalshme

Kjo është e shkëlqyeshme për fillestarët. Gjuha është e komplikuar për tu mësuar, dhe është me rëndësi të dëgjohet për ta mësuar më lehtë.

Deutsche Welle

Ky serial ofron shumë burime për mësimin e gjuhës gjermane. Ka nga pak për shijen e çdokujt dhe për të gjitha nivelet.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen