Montag, 7. Juli 2014

Ngjeshni video pa humbur cilesine e tyre

Një nga softuerët shumë të njohur për të ngjeshur video materialet duke mos humbur kualitetin e tyre, është VirtualDub. Softueri është falas dhe ka madhësi gjithsej rreth 6 MB. Më poshtë do të mund të lexoni udhëzimin rreth mënyrës së shkarkimit dhe përdorimit të softuerit.


virtualdub 1
Shkarkoni softuerin duke kaluar KËTU. Kjo është një nyje e cila hap Sourceforge.org e që është bazë për shkarkimin e softuerëve të ndryshëm. Me të hapur të faqes klikoni mbi nyjën e ngjashëm në foton më sipër, pra tek “Download VirtualDub-……zip (…MB)” për të shkarkuar softuerin në kompjuterin tuaj. Ju duhet të keni të instaluar një softuer që hap arkiva ZIP për të hapur arkivin që të mund të instaloni softuerin. Një softuer falas për hapjen e arkivave ZIP është edhe 7ZIP.
Gjithashtu në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar edhe K-Lite Mega Codec Pack, paketë falas që u mundëson të luani video materiale të formateve të ndryshme në kompjuterin tuaj.
Instaloni VirtualDub dhe K-Lite Mega Codec Pack ashtu siç instaloni softuerët tjerë.
virtualdub 2
Pasi të keni instaluar softuerë, hapeni me VirtualDub video skedën të cilën dëshironi të e ngjishni.
virtualdub 3
klikoni mbi pullën “Video” dhe në listë klikoni mbi “Compression…”
virtualdub 4
përzgjidhni Xvid MPEG-4 Codec dhe shtypni OK.
klikoni tek “File” dhe në listë përzgjidhni “save as” për të ruajtur skedën e re me emrin e dëshiruar. Pas këtij veprimi, VirtualDub realizon ngjeshjen e video materialit pa humbur kualitetin.