Freitag, 6. März 2015

Dua

Mbi bar dua te prehem,


te kendoj, te defrehem,
te shoh rreth bagetine,
kur hane dhe pine;
te shoh fushat e blerta,
bimet kur i fryn era,
njerezit kur punojne
dhe çupat kur kendojne!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat qe vene,
mbi to dua te jene;
bilbili t’ia thote,
nen diellin e ngrohte.
Dua dhe Shqiperine,
se atje kam shtepine,
kur rrija neper ferrat
edhe lozja me shqerrat;
per kete kam deshire
dhe s’dua me mire,
atje dua te shkoj,
sa te jem e te rroj!

Asdreni

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen