Montag, 11. Oktober 2021

Loja pesëkatësh (Peskaç)

 Loja Peskaç, është një lojë klasike me letra, mjaft e njohur për shqiptarët.Loja luhet me katër lojtarë të cilëve u ndahen të gjitha letrat. Lojtarët mund të luajnë secili për vete ose dy me dy. Luhet një numër i caktuar katesh, ose deri sa dikush të arrijë një numër të caktuar pikësh. Loja luhet me katër persona dhe përbëhet nga dy nënlojë:

-Loja e Kupave ose siç njihet ndryshe edhe si loja e Minuseve
Kater lojrat e para (ose katet) janë të ngjashme, prandaj shpesh edhe luhen bashkë. Qëllimi është që të marrësh sa më shumë pikë. Të tjerët vazhdojnë duke hedhur një letër nga po ai lloj (kupa, karo, spathi, apo maç). Ai që hedh letrën më të madhe (2,3,4...,K,A) merr letrat e dorës dhe hap dorën tjetër. Kur s'ke nga lloji i hapur mund të hedhësh nga cilido lloj që dëshiron.
Në lojën e Kupave, letrat ndahen duke i lënë çdo lojtari 13 letra. Pasi ndahen letrat, lojtarët janë të detyruar të hedhin njëri pas tjetrit, nga një letër, ku një katërshe letrash e hedhur quhet Dorë. Loja që në fillim niset me 2♣, pastaj në çdo dorë hidhet sipas lules së letrës që është hedhur në fillim të Dorës përkatëse, dhe nëse nuk kemi nga ajo lule mund të hedhim një letër me lule çfarëdo. Pasi kanë hedhur të gjithë lojtarët nga një letër, letrat i merr lojtari me lulen më të madhe, sipas letrës së parë të Dorës. Çdo letër ka pikët e saj përkatëse (+ ose -), ku letra me më shumë pikë minus është K♠. Lojtarët mundohen të marin sa më pak pikë minus ose nëse është e mundur edhe plus.

-Loja e Shtatave.
Loja e shtatave niset nga ai që ka 7 spathi dhe vazhdon në shkallëzim me dy kahe (p.sh. 7,8,9...K,A, apo A,2,...,6,7) njëkohësisht me letra të të njëjtit lloj. Nuk është e thënë të vazhdosh në të njëjtin kah, por duhet të ruash llojin e hapur. Kush ka shtata mund të hapi një varg tjetër. Ai që s'ka letra për të vazhduar vargjet e hapura, kalon radhën duke marrë një letër nga paraardhësi, ky i fundit mund t'i japi çfarëdo letre të ketë dëshirë. Qëllimi i lojës është të mbarosh sa më parë letrat e tuaja.
Në lojën e Shtatave lojtarët marin nga 13 letra dhe fillojne lojen me lojtarin qe ka 7 karro. Pastaj me rradhe hedhin letra nje me te madhe se letra e fundit e hedhur. psh: 8karro, 9 karroetj. LLojtaret mund te hapin nje shtate tjeter ose te kerkojne leter mga lojtari pararendes nese nuk kane leter te mundshme per ta hedhur.

Pikët
Kati i derrit - derri (K) maç është -16 pikë
Kati i çupave - çupat (Q) janë -4 pikë secila
Kati i kupave - kupat janë -2 pikë secila
Kati i letrave - çdo dorë është +2 pikë
Kati i shtatave - ai që mbaron i pari merr +32, i dyti +16, i treti +8, i katërti +4
Nëse tre katet e para luhen bashkë, atëherë edhe pikët e letrave mblidhen. Për shembull nëse dikush merr dorën që ka K maç, Q kup, 5 kup, 3 maç, ai do të ketë: -16-4-2-2+2=-22 pikë për atë dorë. Maksimumi i pikeve pozitive ne nje loje me dy cifte lojtaresh eshte +12, rrjedhimisht minimumi i pikeve negative -44.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen