Freitag, 6. März 2015

Te vegjelit

Lerini gjithe te vijne


te vegjelit prane meje.
Ah! mos i beni te qajne,
kurre te mos mallengjehen,
syte ulur te mos i mbajne
dhe te meken e te ndehen,
po te qeshin, te nxitojne,
te bredhin e te gezohem,
te prehen e te kendojne
e kurre te mos mendohen.
Me te vjen keq t’u mardhe dora
e faqeza bukuroshe,
kur bie e shkreta debora,
dhe kembeza vogeloshe.
Me k’enda t’u mbaj ne duar…
…………………………………………
N’ate sy kurre mos shtjere
lotin e hidhur e te shkrete
dhe mos e lere te bjere,
po falu ne buzet gaz
dhe ne sythit bukurine,
e rriti caze nga caze
duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
edhe mos i lere kurre
pa memeze e pa ate
dhe ne brenge e te semure.
S’mund t’i shohe te mallengjyer
a te varfer e te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite,
te rrojne me nder ne jete,
te mesojne diturite,
te behen te vertete
te ndertojne memedhene,
vlerat t’ia lartesojne,
mbi gjithe boten ta ngrene,
si lule ta zbukurojne!

Naim Frasheri

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen