Freitag, 6. März 2015

Macoku dhe miu

Tregojne se nje maçok


ish i forte sa s’kish shok,
kur dilte te gjatonte,
asnje mi nuk’ i shpetonte,
minjt’ e gjore desh u shuan,
ca te paket qe shpetuan,
ne vrime rrine te tere
nga frika se mos i zere,
maçi pergjon nat’ e dite,
po s’dalin nga vrima minte,
rrine ndene prak.
Po per kete shkak,
maçi, nje mengjes,
shtiret sikur vdes
dhe ne nje litar
nga kembet u var,
as tundet, as flet,
mite, me te pare,
pandejne vertet
se, maçokn’ e kane vrare,
Ne dhome, guxojne
qasen mengadale,
nga gazi kendojne
dhe kercejne valle,
i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,
ata qe shpetuan
me vrap u larguan.
“Tekdo qe te vini,
thosh maçi me vete,
shpetim nuke kini
se di marifete,
di te them te rreme,
di te bej llageme.”-
Maçi nje te diel.
U lye me miell.
Minjte kete dhune,
Nuk’ e kupetuan
dhe ju afruan,
nje nga nje u zune.
Nje mi plak me mend,
i ditur, i vuar,
s’u qas n’ate vend:
“Te kam kupetuar,
dhe miell ne ke
s’te bie ne duar,
se te di kush je
sot s’me genjen dot, s’me qesh
dhe thes me miell te jesh,
nuk qasem, mos ki shprese.”
Tha miu dhe iku.
Armikut, kush s’i ve bese,
shpeton nga rreziku.


Naim Frasheri

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen