Freitag, 6. März 2015

Në fletoren ku ti shkruan

Ne fletoren ku ti shkruan


ze e ndihet nje sepate…
Ai ze eshte i druvarit,
qe rend pyllit neper nate.
Ne fletoren ku ti shkruan
ze e cicerin nje zog…
Ai ze eshte i bilbilit
qe me lisin ishte shok.
Ne fletoren ku ti shkruan
ndrit nje rreze permbi flete…
Eshte rrezja diellore
qe e mbante lisin ne jete.
Ne fletoren ku ti shkruan
gurgullima uji nisin…
Ai ze eshte i burimit
ku ka shuar etjen lisi.
Ne fletoren ku ti shkruan
pena nis cijat patjeter…
Eshte zeri i fabrikes
qe e beri lisin leter.
Iku lisi qe nga pylli
dhe fletore na u be…
Prandaj ndihet nje ze sepate,
ndaj kendon nje zog ne te,
ndaj nje rreze nis shkelqen
edhe zbardh si debore,
prandaj pena nis kendon
per druvare e punetore.
Ndaj burimi gurgullon
rrezellejne pika djerse…
Ne fletoren ku ti shkruan
ja pse ndihen zera jete!

Odhise Grillo

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen