Nena dhe babai
na e pyesin:
Freitag, 6. März 2015
Blerta na harroi gershetat
– Blerte,
Çfare vizatove
permbi ate flete?
– Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni te rritur
si nuk e kuptoni?
-Po ç’ke ngaterruar
blete edhe qershi
flutur e kalem
molle dhe kuti?
Jo asgje, asgje
nuk kam ngaterruar,
ne fletore veten
une kam vizatuar!
Po habitet nena
babai ben çudi…
– Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!
Molle edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj ketu ç’duan
nje flutur,
nje blete?
– Jua thote gjyshja
pritni kur te vije…
– Kur s’e dime ne
gjyshja s’mund ta dije!
– Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se ç’kam vizatuar,
eja na trego.
Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa…
– Kjo ketu eshte Blerta! –
prinderve u tha.
Se, kur afron mbremja
edhe do te flere,
i kendoj nje kenge,
qe gjumi ta zere.
Gjumi mbi qepalla
vete edhe vjen
une, nje kenge, mbeses
nis edhe i them:
“I ke faqet molle,
syte si qershi
hunden si kalem,
gojen si kut”.
Pa, i them: “Je blete”
Pa i them: “Je flutur”,
se eshte punetore,
sepse eshte e bukur.
Pra ne vizatim
eshte vete Blerta
veçse ka harruar
te beje… gershetat!
Odhise Grillo
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen