-Katër njerëz mund të ndërtojnë katër barka në katër ditë. Sa kohë do të përdorë një njeri për të ndërtuar një barkë?
Test nr.2
-Tre burra, gratë e tyre dhe një e ve (vejushë), u nisen një ditë në orën 12, për një shëtitje me automobil. Pasi kishin përshkruar 5 kilometra, dalluan dy burra e një fëmijë me një automobil të prishur.."Nuk janë me fat", - tha njëra nga pasagjeret e makines se parë. Në orën 13 arritën në një hotel, ku ishin pritur nga hotelxhiu i vjetër me nje këmbe të vetme e nga djali i tij. Menjëherë u ulen ne tavolinë.
-Sa persona kemi përmendur ?
Test nr.3
-Një njeri fillon te eci. Çdo herë që bën dy hapa përpara zmbrapset një hap. Sa hapa duhet të bëjë për t'u gjendur pesë hapa larg nga pozita e tij e nisjes ?
Test nr.4
-Në qoftë se dita e njëmbëdhjetë e një muaji bie te martën, cila ditë e javës do të jetë e tridhjeta e të njëjtit muaj ?
Test nr.5
--Cili është numri me i lartë (madh) që mund të formohet duke i vendosur se bashku këta numra 38017 ?
Test nr.6
-Sa numra të plotë me tre njësi mund të formohen me 1, 2 e 3?
Test nr.7
-Në vitin 1988, një shkurti ra e hënë. Në cilën ditë të javës do të bjerë e fundit e të njëjtit muaj ?
Test nr.8
-Vrasësi i Blerimit u hapi shume telashe policisë (SHPK-së). Në orën 2 e 10 minuta të mëngjesit, kamarieri i Blerimit, Agimi i telefonoi policisë duke thënë se do të mund t'i tregojë vrasësit e shefit të tij (pra Blerimit). Inspektorët ishin dërguar në shtëpinë e Blerimit, aty arritën në ora tre të mëngjesit. Në tre e pesë minuta inspektorët i telefonuan policisë duke lajmëruar se edhe Agimi ishte vrarë. E kishin gjetur me një plumb në kokë. Blerimi kishte pasur kafkën të thyer nga një objekt i rëndë. Nuk kishte asnjë gjurmë, mbasi vrasësi kishte ditur t'i zhdukte te gjitha.
Në Ç'ore kishte qenë vrarë Agimi?`
Test nr.9
- Në qoftë se një orë mbetet nga një minutë në çdo dhjetë minuta lëvizje, sa do të na duhen që shigjeta e orës të bëjë një xhiro në të gjithë kuadratin (rrethin) ?
Test nr.10
-Një baba ka tre herë moshën e djalit te tij. Për dhjetë vjet do të ketë dyfishin e moshës së djalit të tij.
-Sa vjeç është babai ?
Test nr.11
-Agroni takoi një ditë gjatë shëtitjes së tij të zakonshme, një person që e njihte që në fëmijërinë e tij, por që nuk e kishte parë më shumë se sa dhjetë vite. Ky person përshëndeti Agronin, e pastaj i tha: Nuk e dini, besoj që pasi që nuk jemi parë më, jam martuar. Ja vajza ime.
Mirëdita,--i tha Agroni vajzës se vogël,--Si quhesh ?
Kam të njëjtin emër me mamanë time.
Ah! Edhe ju Blerta ?--tha Agroni
Po, -u përgjigj vajza, -si e dini?
Në fakt, si arriti Agroni të dinte se vajza quhej Blerta?
Test nr.12
-Një zotëri është martuar me një vejushë që kishte disa fëmijë me burrin e parë, por edhe ai (pra burri) kishte fëmijët e tij nga martesa e parë.
Dhjetë vite me vonë, ndodhi një përleshje në familje e numri i përgjithshëm i fëmijëve atëherë ishte 12. Gruaja vrapoi tek i shoqi duke bërtitur:
Nxito shpejt! Fëmijët e tu dhe fëmijët e mi po zihen (përlahen) më fëmijët tanë.
Duke pasur secili nga bashkëshortet nëntë fëmijë, sa fëmijë linden gjatë këtyre dhjetë vjetëve?
Test nr.13
-Nëse një pulë e gjysmë bën një vezë e gjysmë, në një ditë e gjysmë....sa vezë do të bëjnë shtatë pula në gjashtë ditë ?
Test nr.14
-Një burrë dhe gruaja e tij kanë katër vajza të martuara e secila prej tyre kanë nga katër fëmijë. Sa anëtar ka familja ?
Test nr.15
- Kërkoni nëse ky lajm nuk përmban gabime:
""""Gjatë qëndrimit tim në Ballkan, interesohesha veçanërisht për popujt dhe kulturën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sllovenisë.
Provoja një kënaqësi të madhe kur dëgjoja bisedat mbi trimat si Skënderbeu, pastaj Ismail Qemali, e shume gjëra interesante. Të gjitha më pëlqenin, por më së shumti pesë vendet që kam përmendur""""
Test nr.16
-Në një lagje punonte prej shumë kohësh një berber shumë i njohur dhe shumë besnik. Një ditë prej ditëve të tij të zakonshme tek ai shkon për t'u rruar në mëngjes një njeri. Berberi kryen punën e tij. Më në fund ky njeriu çohet dhe e pyet berberin se sa duhet që të paguajë......Ai përgjigjet,--hape arkën (aty ku i mbante paratë) shikoi se sa para janë, njehi se sa janë, lëri edhe aq sa janë dhe merri 2 euro kusur.
Pak më vonë vjen edhe një njeri tjetër, edhe ky për të rregulluar mjekrën e tij. Pasi kryen punën berberi, njeriu çohet dhe do të paguajë--berberi edhe këtij ja beson arkën dhe i thotë, -shikoji se sa para janë aty, njehi, lëri edhe aq sa jane dhe merri 2 euro kusur.
Një orë më vonë vjen edhe një djalosh për t'i rregulluar flokët, edhe me këtë berberi vepron njësoj, pra pasi që ja rregullon i thotë hape arkën, njehi sa para janë, leri edhe aq dhe merri 2 euro kusur.
Gjatë tërë asaj dite berberi kishte pasur vetëm këta tre persona myshteri.
Dhe pak para se sa të mbyll shitoren, berberi shkon te arka e tij për të marrë paratë që i kishte fituar gjatë kësaj dite..Ku për çudi aty nuk kishte asnjë para......Në fillim aty berberi kishte lënë disa para, pra në mëngjes kur e hapi shitoren.
Pyetja është kjo: SA PARA ISHIN NE ARKEN E BERBERIT NE FILLIM ?
PERGJIGJET
Test nr.1- kater dite.
Test nr.2- 12
Test nr.3- 10
Test nr.4- e diela
Test nr.5- 87310
Test nr.6- gjashte numra:123,213,312,132,231.321
Test nr.7-e diela
Test nr.8-ndermjet 2 e 10 minuta e 3
Test nr.9-65
Test nr.10- Babai eshte 30 vjeq
Test nr.11- personi qe ka takuar nuk ishte nje mik,por nje mike e femijerise se tij
Test nr.12-secili kishte nga tre femij para kesaj martese,e gjashte linden nga bashkimi i tyre
Test nr.13-28 veze
Test nr.14- 26
Test nr.15- ketu ka vetem nje gabim.Jane permendur kater e ne fund flitet per pese vende.
Test nr.16- 1.75 cent.
1
TEST INTELIGJENCE
2
TEST INTELIGJENCE
3
4
Test inteligjence
5
TEST I INTELIGJENCES
6
7
IQ test
8
9
10
11
12
13
14
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen