Mittwoch, 12. November 2014

TEST INTELIGJENCE 3

Përgjigjuni vetëm Po ose Jo




1. Shifrat08232569 janë të njëjtat shifra me 96523208 por të lexuara mbrapsht.
Po
Jo
2. Nëse një degë peme mund të mbajë 3 persona 50 kg. Bledi peshon 50kg, dhe Olsi peshon sa gjysma e peshës së Bledit ndërsa Dardani peshon sa dyfishi i Olsit. A mund të rrinë të tre në të njëjtën degë peme?
Po
Jo
3. Gjenden 9 shkronja midis K dh R në alfabet
Po
Jo
4. Numri 25 është ai që vjen sipas renditjes së numrave të mëposhtëm: 5, 7, 10, 14, 19.
Po
Jo
5. Numri që del nga prodhimi i 8 x 3 x 3 x 2 është sa gjysma e numrit që del nga prodhimi 18 x 16.
Po
Jo
6.Nëse ju i mblidhni secilin nga numrat e mëposhtëm dy e nga dy, në secilin rast do tju dalë numër dyshifror: 9, 11, 3, 7, 17.
Po
Jo
7.Edi është më I gjatë se Miri, dhe vëllai I vogël i Mirit është më I gjatë se Miri, atëherë Edi është më I gjatë se Miri dhe vëllai I tij
Po
Jo
8.Pesë kuaj, dy njerëz, tre qen dhe shtatë pula kanë në total 52 këmbë
Po
Jo
9. Shuma e gjithë numrave midis 8 dhe 18 është një numër 3-shifror
Po
Jo
10. Në një grup me pesë persona,kur ata I japin dorën njëri tjetrit, bëhen rreth 10 shtrëngime duarsh.
Po
Jo
11. Kur je para pasqyrës, dora e djathtë gjithmonë ju duket sikur është e majta juaj.
Po
Jo
12. Numri 8336749476338 është I njëjti numër dhe kur lexohet nga fundi
Po
Jo
13. Mamaja e mamasë së mamasë sime është stërgjyshja ime.
Po
Jo
14. Nëse dita e dytë e muajit është e enjte, atëherë dita e 12 e muajit do të jetë e martë
Po
Jo
15. Duke përdorur 6 shkopinj ju mund të krijoni katër trekëndësha barabrinjësh
Po
Jo
16 Për të krijuar një fjali duhen të paktën dhjetë shkronja
Po
Jo
17. Shkronja e pestë e alfabetit është shkronja D
Po
Jo



( Zgjidhjet e Quizit: 1- JO, 2- PO, 3-JO, 4-PO, 5-PO, 6-PO, 7-JO, 8-JO, 9-PO, 10-PO, 11-PO, 12-PO, 13-PO, 14-JO, 15-PO, 16-JO, 17-PO.)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen