1. MJALTI
Mjalti prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality)
2. GARCINIA CAMBOGIA
Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur. Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakëzi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).
Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.
3. KURA PER ULCEREN
a) Lule Basani është një nga bimët më të rëndësishme që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak.
Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një ene prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në forme kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar
b) Përzierja e majdanozit, Gremit dhe mustaqeve të misrit.
Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.
Me këtë përzierje bëhen hape, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
4. HURDHA
N.q.s keni kolesterolin e lartë, çdo mëngjes rekomandohet të përtypni gjysmë boçe hurdhë.
5. N.q.s vuani nga mos tretja e ushqimit, zieni dy boçe hurdha në 200 ml qumësht, kjo gjë i rekomandohet dhe atyre që vuajnë nga azma.
6. HURMA
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.
7. KAROTA
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
8. RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.
9. GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.
10. LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.
11. FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.
12. SHALQIRI
Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
13. FARA E ZEZE
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: Vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.
14. QEPA
Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe preshit, njiheshin që në kohen e Hipokratit, gjithashtu përdoreshin tek Egjiptianët. Sot njihen nga mjekësia moderne për efektet kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe ndihmon ne qarkullimin e pastrimin gjakut. Për t’u përmendur janë dhe të gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe, lulelakra, të cilat kanë të njëjtat veti si qepa dhe hudhra në luftimin e sëmundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave në gjak.
16. LAKRA
Edhe pse mungon në tryezën amerikane, kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.
17. GUJAVA
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane.
18. LAKRA ZVICERIANE
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
19. KANELLA
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
20. PURSLANA
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
21. SHEGA
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
22. FARAT E FRUTAVE
Arrat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
23. KUMBULLA E THATE
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.
24. LENGU I MOLLES
Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit
25. TAMLAGJAKU (parandalon kancerin)
Tamblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses është përdorur për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban. Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloide. Falë kësaj përbërjeje bari i tamblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë. Në sajë të vetive kuruese, tamblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmatik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë dhe si ndihmues në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në organizëm. Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma,
26. ÇAJ E AKULL(nervi shiatik)
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.
Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një ene dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomades, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit, ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
27. SHEREBELA (asma)
Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherbele.
28. ALO E VERA DHE MJALTË
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leuçemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gr lëng nga kjo bimë dhe 100 gr mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Edhe Aloe Vera në formë xheli shërben për kurimin e sëmundjes. Xheli përzihet me 300 gramë vodka. Lihen në qetësi për 5 orë dhe dhe pihet 3 herë në ditë nga 50 miligramë para buke. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit. Një tjetër kurë është edhe përzierja e verës me Lule Basani. Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira, por paralel me këtë duhet të merrni bri kau, që duhen djegur deri sa të mbetet hiri.
29. DAFINA DHE CIGORE (pankreasi)
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.
Bimët mjekësore
Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëqitjen pa acaruar aparatin tretës.
30. PESHKU (kujtesa)
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit, që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alcajmeri, ose më pak në rrezik për t u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me Alcajmer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Grupit të parë iu dha Omega 3 në formë tabletash çdo ditë, ndërsa grupit tjetër vetëm Placebo. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla ose placebo
31. LULE PJESHKE (bajamet)
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.
32. ÇAJI I KINFUSHËS (Mëlçia)
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut
33. BIMËT E LIRIT (djegiet)
Bima e lirit është ndër më të njohurat, që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës. Farat e lirit, në sajë të mucilagjeneve, që kanë në cipën e jashtme, bëjnë të mundur zgjerimin e zorrëve dhe ndihmojnë në daljen jashtë të lëndëve të panevojshme. Çaji i përftuar prej bimës ka dhënë efekte pozitive në kurimin e kapsllëkut pa acaruar aparatin tretës. Për këtë qëllim këshillohet
34. LENGU I LIMONIT (hipertensioni)
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme
35. SPINAQI (reumatizma)
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Që prej asaj kohe bima u bë e njohur në të gjithë botën.
Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e sinapit pasi bluhen përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet. Farat përmbajnë vaj, proteina, mucilagje dhe në sajë të tyre ndihmojnë në skuqjen e vendit ku vendoset, duke lehtësuar dhe dhimbjen. Për përgatitjen e brumit nevojiten 50 gramë miell sinapi, që përzihen me ujë gjysmë të vakur 25 deri 35 gradë dhe mbahet për 15 minuta në vendin e dhimbjes. Më parë vendi ku vendoset masa, këshillohet të lyhet me vaj.
36. MURRIZI (zemra)
Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme.
37. ROZMARINA, (lëkura)
Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet, që mund ta prekin. Shumë e rëndësishme është larja e trupit me ujin e përftuar nga rozmarina në stinën e verës, pasi duke i frekuentuar së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë. Për përgatitjen e ujit nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas këshillohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.
38. BAR BLETA (migrena)
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.
Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një got çaj barblete. Shumë shpejt të sëmurët do shohin rezultatet e shkëlqyera të bimës. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.
RIGONI (gurët në tëmth)
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.
Përmbajtja
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.
39. ÇAJI I KOPRES, (qumështi i gjirit)
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.
40. HITHRA
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen