Donnerstag, 18. Dezember 2014
Ke Gmail shfrytezo keto shtesa

mxHero Toolbox –mundëson funksione bazë të cilat Google që në fillim duhet t’i kishte mundësuar. Shtesa mundëson që të shkruani një porosi dhe t’ua dërgoni shumë personave përnjëherë dhe secili të e pranojë pa mos parë postat e të tjerëve. Më tej, mund të e bëni privat porosinë, kështu që 5 minuta pasi që lexuesi të e ket hapur porosinë ajo të shkatërrohet automatikisht. Për më tepër, ju mund të shkruani porosinë tani dhe të caktoni datën dhe kohën kur ajo do t’i dërgohet pranuesit të postës.

Secure Mail for Gmail (by Streak) –


KeyRocket for Gmail – gjatë shfrytëzimit të postës informon rreth shkurtesave për tastierë të cilat mund të shfrytëzohen për të vepruar lehtë dhe shpejtë me postën tek shërbimi postar Gmail.


Gmelius – e bën postën tuaj elektronike të duket për mrekulli dhe i largon të gjitha reklamat e vendosura nga Google. Një Gmail të pastër dhe të lehtë për përdorim.


Gmail Signature App – By WiseStamp – mundëson dizajnimin dhe ruajtjen e një nënshkrimi i cili do të paraqitet në fund të postës çdo herë që dërgoni ndonjë porosi. Nga shfrytëzuesit nuk është votuar shumë mirë meqë për të shfrytëzuar këtë shtesë duhet të regjistoheni tek WiseStamp, veprim që është i lehtë, dhe FALAS është një numër i kufizuar i dizajneve. Një element tjetër negativ është, çdo herë që shkruani një porosi poshtë nënshkrimit tuaj paraqitet një fjali marketing për ofruesin e shërbimit. E mira është se kjo fjali thjeshtë mund të griset. Dhe për në fund, nëse në kompjuterin tuaj keni më shumë se një postë elektronike, atëherë nënshkrimi do të paraqitet tek të gjitha postat kur shkruani porosi. Përkundër të gjitha këtyre të metave vlerësoj se kjo shtesë është e mrekullueshme për shfrytëzim kur një kompjuter shfrytëzohet vetëm nga një person..
Send from Gmail (by Google) – nëse jeni duke vizituar ndonjë nyje në internet, qoftë faqe interneti, foto, dokument ose video material, thjeshtë klikoni mbi ikonën e kësaj shtese, shkruani postën e atij të cilit dëshironi t’ia dërgoni dhe dërgoni porosinë me nyjen në të. Thjeshtë, shpejt.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen