Ezopi jetoi ne shekullin e VI p.e.r. (620?-560?). Edhe nese ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk eshte nje artist qe kultivon fabulen si nje gjini letrare, por e perdor ate nepermjet veprimtarise shoqerore , me rrefenjat e tij kerkon te ndikoje ne jeten e bashkeqytetareve te tij per ta perdorur ate ne te mire te tyre.
Kafshet fitojne perfundimisht vleren e simbolikes se tyre si perfaqesues te nje virtyti njerezor ose ceni. Megjithate kalimi nga pershkrimi konkret dhe i hollesishem i kafsheve ne fabul, ku personazhe jane kafshet, ne te cilen thjeshtesia praktike u ebe klasike me Ezopin, duhet te interpretohet tek egjyptianet. Ata verrejten se kafshet, te drejtuara nga instikti i tyre, duket se i nenshtrohen nje shtrirjeje sovrane, tek kafshet njohja baze karaktersitike shperfaqet me qarte se tek njeriu, keshtu egjiptianet mbajten vetem karakteristikat me te dukshme te sjelljes se tyre, kurse per te tjerat besuan me shume dukurite sesa te verteten, prej kesaj rrjedhin percaktime te pashpjegueshme: perse gomari, i cili mund te misheronte zellin dhe durimin, u be simbol i pamundesise? Perse delja u be simbol i butesise dhe urtesise kunder marrezise dhe peruljes?Qysh prej asaj kohe ujku eshte nje perfaqesues i egersise, dhelpra e dinakerise, ariu i papjekurise dhe marrezise etj.
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
(Morali dhe domethenia e fabules eshte: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak.)
Peshkataret
Disa peshkatare dolen per peshkim, po pasi u munduan nje kohe te gjate, nuk zune gje. Prandaj po rinin ne varke te merzitur. Ate cast, nje peshk i madh grabitqar, qe notonte me shpejtesi, u hodh gabimisht ne mes te varkes. Peshkataret e zune, e shpune ne qytet dhe e shiten.
(Domethenia e kesaj fabule eshte: Shpesh here, atyre qe nuk u ndihmon mjeshteria, iu sjell gezim fati)
Dhelpra me bark te fryre
Nje dhelper e urritur, qe gjeti ne nje zgavër lisi buke e mish, lene aty nga ndonje bari, hyri me shpejtesi brenda dhe i perlau. Por iu fry barku aq shume sa nuk mundi te dale dot prej andejdhe vuri kujen. Nje dhelper tjeter, qe e solli rruga ne ato ane, e pyeti se c'po ndodhte, dhe kur e mesoi, i tha:
- Tani duhet te rrish aty brenda, derisa te behesh aq sa ishe kur hyre.Keshtu do te dalish fare lehte.
(Domethenia: Vetem koha i zgjidh problemet e veshtira)
Dhelpra dhe leopardi
Nje dhelper u grind me nje leopard se cili prej tyre ishte me i bukur, e meqe leopardi nxori ne pah bukurine e trupit, dhelpra iu kthye e i tha:
- Atehere, sa here me e bukur se ti duhet te jem une, qe kam nje mendje te ndritur?
(Fabula tregon se bota e dijes eshte me e mire se bukuria e trupit_
Dhelpra dhe majmuni
NJe dhelper dhe nje majmun po kalonin ne te njejten rruge dhe flisnin per bujarine e fisit te tyre. Thane sa deshen derisa mberiten ne nje vareze. Duke hedhur syte andej, majmuni psheretiu. Kur dhelpra e pyeti perse, majmuni, duke i treguar varret, i tha:
- E si te mos perlotem, kur shoh mbi varre epitafet e paraardhesve te mi dhe te sklleverve te tyre.
Thuaj genjeshtra sa te duash- i tha dhelpra- perderisa askush prej tyre s'mund te flase.
-Fabula tregon se edhe njerezit genjeshtare behen teper te dyshimte kur nuk ka se kush ti kontrolloje per ato qe thone.
Bretkosat!
Kur shterroi pellgu, dy bretkosa u larguan prej andej, per te gjetur nje vend tjeter me uje. Sapo mberriten ne nje pus, njera prej tyre, pa u menduar, i tha tjetres te zbrisnin atje. Por tjetra i tha:
- Po nese shterron uji qe eshte aty poshte, atehere si do te mundim te dalim jashte?
Fabula na meson te mos i marrim gjerat me mendjelehtesi
Plaku dhe vdekja
Njehere, nje plak preu nje barre me dru, i ngarkoi dhe mori nje rruge te gjate. I lodhur nga rruga, uli ngarkesen pertoke dhe i foli vdekjes. Vdekja erdhi sa hap e mbyll syte dhe e pyeti se perse e thirri:
- Te me ngreshe barren e druve- i tha ai.
Fabula tregon se cdo njeri e do jeten e tij, edhe kur eshte ne fatkeqesi.
Bletë rritësi
Dikush hyri ne nje bletore, kur nuk ishte i zoti dhe vodhi mjalte e dyll. PAsi u kthye bleterritesi dhe i pa kosheret bosh, ndenji ne nje ane dhe po vrojtonte me kujdes.
Bletet qe po ktheheshin nga kullota e pane dhe iu leshuan per ta thumbuar. Atehere ai tha:
- Kafshe te pacipa, ate qe iu vodhi e late pa ndeshkuar dhe po me ndeshkoni mua, qe perkujdesem per ju.
Kjo ndodh edhe me disa njerez, qe, per shkak te mosnjohjes, nuk mbrohen nga armiqte, po iu largohen miqve, duke i gjykuar keta te fundit si mashtrues.
Neperka dhe gjarperi i ujit
NJe neperke shkoi ne nje burrim per te pire uje, por gjarperi i ujit e pengoi me zemerim, duke i thene se nuk i mjaftonte vendi qe kishte, po vinte edhe ne shtepine e tij.
E meqe grindja arriti kulmin, rrane ne nje mendje, qe te ndesheshin midis tyre dhe fituesit t'i takonte edhe uji, edhe vendi.
Se fundi, caktuan kohen dhe vendin e dyluftimit.
Nga urrejtja qe kishin per gjarperin e ujit, bretkosat shkuan tek neperka dhe i dhane zemer, duke i premtuar se do te luftonin ne krahe te saj. Filloi beteja e neperka luftonte me gjarperin e ujit, ndersa bretkosat, meqe nuk mund te benin asgje me shume, ia dhane nje kuak-kuak me tere fuqine e tyre.
Kur fitoi, neperka i qortoi se, megjithqe i kishin premtuarte merrnin pjese ne beteje, jo vetem qe nuk e ndihmuan, po kendonin pa prere se largu.
Atehere ato i thane:
- Po duhet te dishe se bashkepunimi yne nuk u arrit e duar, por me zë.
( aty ku duhen duar, ndihma me fjale s'ka asnje vlere)
Milingona dhe brumbulli
Ne vere, nje milingone, shkonte neper ara, mblidhte kokrra elbi e gruri dhe i grumbullonte si ushqim per dimer. Nje brumbull, qe e pa, filloi ta tallte, duke i shprehur gjoja keqardhjen e vet, se po shpenzonte kohen, kur te gjitha kafshet e tjera e kishin lene punen dhe po shlodheshin. Ate cast, milingona nuk foli, po kur pllakosi dimri dhe bajgat u shkaterruan dhe u shperndane nga shiu, brumbulli, i drobitur nga uria, erdhi te milingona dhe i kerkoi ushqim,
Kete here milingona i tha:
- Neqoftese do te punoje atehere kur une robotohesha dhe ti argetoheshe, sot nuk do te te mungonte asgje.
Ata qe nuk parashikojne te ardhmen ne kohen e mireqenies, e pesojne, kur ndryshojne situatat
Kopshtari dhe qeni
Qeni i nje kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:
- Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.
(Per njeriun e pakenaqur, qe gjykon keq mireberesin e tij)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen