Apnea eshte nderprerja e frymemarrjes ne kohen e gjumit, domethene, ka periudha kur gjate gjumit pacienti merr dhe periudha kur nuk merr fryme.
APNEA E GJUMIT - ÇFARË ËSHTË ?
Behet fjale per çrregullimin, tek i cili vjen deri te mbyllja e rrugeve te frymemarrjes me renien e gjuhes ne pjesen e pasme te fytit, gje qe parandalon qarkullimin e ajrit ose frymemarrjen. Mund te shfaqet edhe tek femijet edhe tek te rriturit, sidomos tek femijet eshte mjafte e zakonshme per shkak te bajameve te zgjeruara, por edhe tek te rriturit nese ato jane te ftohur, per shkak te enjtjes se fytit dhe mbylljes se hundes.
Njerezit qe perballen me kete problem ndalojne se marri fryme deri ne disa qindra here brenda nates (si ndalese normale e frymemarrjes konsiderohet pese here brenda nje ore). Vleresohet se rreth 4% e meshkujve dhe 2% e popullsise femerore vuajne nga ky problem. Nese nuk trajtohet, apnea mund te rezultoje me tenson te larte te gjakut, aritmi, sulm ne tru dhe ne zemer, diabet, glaukome, çone ne ndryshime ne koncentrim dhe arterioskleroze.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen