Për të pasur një siguri onlineduhen:
Fjalëkalimet e sigurta
Përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të bëjnë kujdes në vendosjen e fjalëkalimit. Fjalëkalimet e gjata janë më të vështira për t’u hakuar, se sa ato që kanë karaktere të ndryshme apo numra.
Mos shkarko skedarë nga njerëz të panjohur
Në e-mailin tuaj mund të vijnë çdo ditë skedarë për të shkarkuar, por ju duhet të keni kujdes se çfarë shkarkoni. Mos e bëni këtë veprim me persona që ju nuk i njihni. Gjithashtu, kujdes me linqet, mos klikoni në ato që ju dërgojnë persona të panjohur.
Mos këmbeni të dhënat personale me e-mail
Nëse dikush kërkon të dhënat tuaja personale përmes e-mailit, mos ia dërgoni. Numrin e kartës tuaj, fjalëkalimet, ditëlindja dhe gjëra të ngjashme, nuk nisen me e-mail.
Kujdes kur shkarkoni programe/aplikacione
Ka shumë apliakcione që u përkasin kompanive të besueshme, dhe të tjera që janë krijuar nga të panjohur.
Mbani nën kontroll fëmijët
Nëse keni fëmijë në shtëpi, atëherë ata kanë nevojë që të edukohen në mënyrën e duhur. Ju duhet të bëni kujdes dhe të mos lejoni qasjen në çdo uebsajt. Kufizojeni gjërat që mund të bëjë fëmija juaj online, edukojeni fëmijën tuaj në mënyrë që të jeni të sigurt, qoftë edhe duke u treguar çfarë nuk duhet të shpërndajnë në internet.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen