Duke menduar rreth numrave
1
MËSIMI 1
Ranan, Çesa dhe Danilo jetojnë në një fshat në Filipine. Ata kanë qenë shokë të mirë
qëkurse ishin shumë të rinj, dhe të gjithë shkojnë në të njëjtën shkollë. Znj. Paroka, një grua
dashamirëse dhe e durueshme nga i njëjti fshat, është mësuesja e tyre. Studentët e duan atë
me të vërtetë, pasi ajo i ndihmon ata që t’i kuptojnë gjërat.
Sot, para fillimit të orës së mësimit, të tre miqtë shkojnë për të parë riparimet e bëra
në një pjesë të vjetër të godinës së shkollës. Po ashtu, atje ndodhet edhe znj. Paroka për të
këqyrur punën.
Ranan: A kanë nisur të punojnë tek çatia, znj. Paroka?
Znj. Paroka: Po, dje sollën shtresat mbuluese. Por ka një problem të vogël. Z. Laroja solli 22
copë në vend të 23. Çatia nuk do të përfundojë këtë fund-javë.
Çesa: Kjo do të thotë se nëse bie shi javën që vjen atëhere klasa do të përmbytet!
Ranan: Përse drejtori i shkollës solli vetëm 22 copë kur duheshin 23?
Znj. Paroka: Ai porositi 23 copë, por personi që i ngarkoi ato në automjet vuri vetëm 23. Ai
nuk i numëroi me kujdes.
Danilo: Ndryshimi vetëm për një copë, dhe shiko se çfarë telashi sjell.
Znj. Paroka: Kjo është arsyeja se përse unë jua kujtoj shpesh rëndësinë e përpikmërisë kur
merresh me numërimin. Ne nuk mund të bëjmë një çati me 22 copë kur na duhen 23.
Çesa: Sidoqoftë, është shumë kollaj të bësh një gabim. Personi që ngarkoi copët thjesht gaboi
një numër.
Ranan: Po, mirëpo ai duhej t’i kishte numëruar dy herë e madje edhe tre herë.
Kuptimi
1. Përpikmëria kur punohet me numra është e rëndësishme, por jo gjithmonë në të njëjtën
mënyrë. Shikoni situatat e mëposhtme dhe, për secilën prej tyre, vendosni nëse ju duhet të
jeni tepër i përpiktë, më shumë apo më pak i përpiktë, apo aspak i përpiktë në numërim
dhe matje. Diskutojeni përgjigjen në grupin tuaj.
a. duke bërë pazarin në treg • Vetëm duke shikuar se çfarë blejnë njerëzit
• Duke numëruar kusurin që keni marrë
• Duke shtuar çmimet e asaj që keni blerë
• Duke vendosur nëse keni para mjaftueshëm për
të blerë atë që u nevojitet
2
b. në punën e një zdrukthtari • duke llogaritur shumën e lëndës drusore
që nevojitet për të bërë 10 banka
• duke imagjinuar karrige të formave të ndryshme
• duke prerë copa druri për këmbët e një karrigeje
• duke lyer një pajisje druri
c. në punën e një fermeri • duke menduar sasinë e farës që ju nevojitet
për të mbjellë në fushën tuaj
• duke matur distancën midis farave gjatë mbjelljes
• duke mbledhur prodhimin në fushë
• duke llogaritur sasinë e të korrave
• duke menduar sa lëndë plehëruese ju duhet
të hidhni në fushë
d. në klinikë • duke matur tensionin e gjakut të një pacienti
• duke i dhënë ujë një pacienti
• matja e temperaturës së një pacienti
• duke peshuar një foshnje
• duke regjistruar peshën gjatë rritjes së një fëmije
3
MËSIMI 2
Ranan ka një motër të vogël që sapo ka mësuar të numërojë deri në dhjetë. Për një farë
kohe, ajo ishte mësuar t’i thonte numrat në çfarëdo renditje: një, dy, pesë, tetë, tre, dhe kështu
me radhë. Mirëpo tani ajo numëron deri në dhjetë mjaft mirë. Sot Ranan vuri re se motra e tij
i njeh numrat përmendësh por nuk mund të numërojë sendet. Nëse ai i tregon asaj katër fara
dhe i kërkon të thotë sa janë, ajo thjesht mund të thotë çfarëdo numri dhe të qeshë. “Numrat
duhen përdorur për të numëruar sendet,” Mendon me vete Ranan. “Në vetvete ato nuk kanë
ndonjë kuptim. Por ndoshta edhe mund të kenë. Më duhet ta zbuloj.” Ranan vendosi t’ia bëjë
këtë pyetje znj. Paroka gjatë orës së mësimit ditën tjetër.
Ranan: Znj. Paroka, a kanë numrat ndonjë kuptim në vetvete?
Znj. Paroka: Kjo është një pyetje e vështirë Ranan. Çfarë ju shtyu ta mendoni këtë?
Ranan: Kam një motër të vogël që po mëson të numërojë deri në dhjetë. Kam vërejtur se,
megjithëse ajo i di numrat përmendësh, ajo nuk mund të numërojë sendet. Po a nuk janë aty
numrat vetëm për të numëruar?
Znj. Paroka: Përse nuk provojmë një ushtrim të thjeshtë që të përpiqemi për t’i dhënë
përgjigje pyetjeve të Rananit? Unë do të them një numër, dhe pastaj dua që ju të më thoni
gjënë e parë që ju vjen ndërmend. Dakord?
Çesa: Kështu, nëse ju thoni “dy”, ne themi “dy duar”?
Znj. Paroka: Ose, “dy veshë”. Çfarëdo që ju vjen në fillim në mendje. Le të fillojmë.
Shtatë!
Danilo: Ditët e javës!
Znj. Paroka: Dhjetë!
Ranan: Gishtat!
Znj. Paroka: 60!
Çesa: Sekondat!
Znj. Paroka: Katër!
Danilo: Rrotat!
Znj. Paroka: 314!
Ranan, Çesa dhe Danilo u zunë në befasi, pasi aty për aty nuk u erdhi asgjë në mëndje.
Asnjë prej studentëve në klasë nuk doli me një shembull. Pas disa minutash heshtje, Ranan
dhe Çesa, flasin pothuajse në të njëjtën kohë.
Ranan: Pemët!
4
Çesa: Librat!
Znj. Paroka: Në rregull, tani le të mendojmë rreth këtij numri të fundit. A vinë pemët dhe
librat gjithmonë në numrin 314?
Ranan: Jo. Unë mund të kisha thënë çdogjë – 314 dele, vetura apo lapsa.
Znj. Paruka: E drejtë. Pra a mund të themi se 314 nuk shoqërohet në të vërtetë me pemët
apo librat, ashtu si numri 10 me gishtat, apo 7 me ditët e javës?
Danilo: Ashtu mendoj.
Znj. Paroka: Atëhere duket se megjithëse disa numra në mendjen tonë shoqërohen me një
apo me më shumë sende, shumica e numrave nuk shoqërohen. Për këtë arsye do të thoja se
numrat ekzistojnë ne vetveten e tyre, pavarësisht nëse ne i përdorim ose jo ato për të
numëruar sende.
Ranan: Por znj. Paroka, nëse është kështu, atëhere ka kaq shumë prej tyre. Si i mbajmë
ato në mëndje atëhere?
Znj. Paroka: Ne i organizojmë ato në dhjetshe, në dhjetshe të dhjetave, dhe dhjetshet e
dhjetsheve të dhjetave.
Danilo: Përse në dhjetëshe?
Znj. Paroka: Ndoshta se kemi dhjetë gishta, dhe shumica prej nesh mësojnë si të
numërojnë duke përdorur gishtat.
Kuptimi
1. Sigurisht që jeni të njohur me organizimin e numrave rreth së cilës foli znj. Paroka në
klasën e saj. Ndërsa bëni ushtrimet që pasojnë, të cilat do të jenë shumë të lehta për ju,
mendoni si ju ndihmojnë këto ushtrime për të mbajtur në kujtesë numrat.
Ndodhen 10 kuti të vogla në
Ndodhen 100 kuti të vogla në
Ndodhen 1000 kuti të vogla në
5
A: B: C: D: E: 1.210
F: G: H: I: J:
A B
C D
E F
G H
I J
6
2. Siç e dini, edhe pse numrat ekzistojnë nga vetvetja, ne mund t’i përdorim ato për të
numëruar sende. Poshtë, janë dy kolona. Në të majtë është një listë me numra, dhe në të
djathtë janë shembuj të sendeve nga bota rreth nesh që janë të shoqëruar me numrat në të
majtë. Në fillim kopjoni numrat, dhe pastaj përpiquni t’i përshtasni ato me sendet e listuar
në kolonën e djathtë.
193 Numri i yjeve në galaktikën tonë
206 Lartësi e Malit Everest, mali më i lartë në botë
(në metra)
8.848 Numri i vendeve të botës
384.403 Përafërsisht, popullsia e Najrobit, kryeqyteti
i Kenias
2.950.000 Numri i kockave në trupin e një të rrituri
6.690.000 Distanca mesatare midis tokës dhe hënës
(në kilometra)
6.525.170.264 Numri i popullsisë së botës
4.500.000.000 Gjatësia e Nilit, lumi më i gjatë në botë (në metra)
100.000.000.000 Mosha e planetit Tokë (në vjet)
a. 2.950.000
Dy milion, e nëntëqind e pesëdhjetë mijë.
Përafërsisht, popullsia e Najrobit, kryeqyteti i Kenias.
b. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
d. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
7
e. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
f. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
g. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
h. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
i. _____________________
__________________________________________
_____________________________________________________________________
8
Vazhdon........
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen