Montag, 1. Dezember 2014

HYRJE NË INFORMATIKË, NJOHURI MBI HARDWARE DHE SOFTWARE, INFORMACIONIN DHE SKEDARËT.KOMPJUTERI PERSONAL DHE NDËRTIMI, LLOJET DHE PJESËT, NDËRTIMI I CPU DHE PAJISJET I/O. KONCEPTI I RRJETIT KOMPJUTERIK

HYRJE NË INFORMATIKË, NJOHURI MBI HARDWARE DHE SOFTWARE,
INFORMACIONIN  DHE  SKEDARËT.KOMPJUTERI  PERSONAL  DHE
NDËRTIMI, LLOJET DHE PJESËT, NDËRTIMI I CPU DHE PAJISJET I/O.
KONCEPTI I RRJETIT KOMPJUTERIK
Historiku mbi evolimin e teknologjse se kompjuterave
Kompjuteri përkufizohet në fjalor si një pajisje elekronike e programueshme që mund të
ruajë, të nxjerrë dhe të përpunojë të dhënat.

Zhvillimet më të hershme i shohim që nga vitet
1640, kur u prodhuan për shitje kalkulatorët mekanikë. Blaise Pascal (Blez Paskal), një
matematikan francez, shpiku kalkulatorin e parë komercial, një makinë dore e përdorur për
mbledhje. Me gjithë përpjekjet e bëra për të shumëzuar numrat mekanikisht nga Gottfried
Leibnitz, matematikan gjerman në vitet 1670, kalkulatori i parë i vërtetë për të shumëzuar u
shfaq në Gjermani pak para Revolucionit Amerikan. Në 1801 një francez, Joseph-Marie
Jaquard, ndërtoi një makinë që punonte duke lexuar vrimat e hapura dhe të ruajtura në fletë
druri të vogla. Këto fletë pastaj futeshin në makinë, e cila lexonte (retrieve) dhe krijonte
(process) produktin. Kjo makinë doli 140 vjet para zhvillimit të kompjuterit modern.
Një tjetër matematikan, Charles Babbage, nga viti 1820 filloi punën e gjatë për një makinë të
programueshme. Makina e tij e diferencave u zhvillua mjaftueshëm deri nga viti 1842, sa që
matematikania Ada Lovelace, bija e Lord Byron-it që ka vizituar dhe shkruar për Shqipërinë,
e përdori atë për të përkthyer një shkrim të shkurtër. Ajo konsiderohet si programistja e parë.
12 vjet më vonë George Boole, profesor i Matematikës në Cork University, shkruan librin
“An Investigation of Laws of Thought” (Një shqyrtim i Ligjeve të Mendimit, 1854). Ai
konsiderohet si babai i shkencës së kompjuterave.
Në 1890 votimet u tabeluan në shirita me vrima, si ato që përdori Jaquard në fletë druri 90
vjet më parë. Sistemi, i krijuar nga Herman Hollerith i Massachussette Institute ofTechnology
(MIT), përdori energji elektrike . Kompania e Tabelimit e Hollerithit ishte pararendsja e
kompjuterave IBM të sotëm. Zhvillime të mëtejshme janë ato të Konrad Zusse, një inxhinier
konstruksionesh gjerman, 1936-1939, i cili krijoi një pajisje elektronike të programueshme
për kalkulime matematike të punës së tij.
John Vincent Atanasoff, profesor i Fizikës në shtetin IOWA, me ndihmën edhe të studentit të
tij Clifford (John) Berry, krijoi makinën “ABC” (Atanasoff Berry Computer). “ABC” ishte
një makinë dixhitale e krijuar për të zgjidhur ekuacione lineare në Fizikë. Ajo paraqiste disa
veçori të kompjuterave të mëvonshëm, ku futen dhe llogaritjet elektronike.
2
Makina koduese mekanike komplekse ENIGMA u përdor nga gjermanët, të cilët e
konsideronin atë të pathyeshme. Shumë njerëz u munduan të krijonin makina që të zgjidhnin
problemin, më i shquari ndër ta Alan Turing, por nuk mundënteknikisht. Turing propozoi një
“Universal Machine” – Makinë Universale- e aftë për të “kompjutuar”
çdo algoritëm në 1937.
George Steblitz (1940), i Laboratorëve të Bell-it, përdori makinën teletajp në Dartmouth
College në New Hampshire për të transmetuar një problem te Kalkulatori i tij i Numrave
Kompleksë, në New York, dhe mori rezultatet. Ishte shembulli i parë i një network(rrjetë
pune).
Në fillim në Poloni dhe pastaj në Britaninë e Madhe dhe ShBA, u zbërthye kodi ENIGMA.
Informacionii marrë nga kjo shkurtoi kohën e luftës. Për të zbërthyer kodin britanikët, të
drejtuar nga Turing, ndërtuan kompjuterin Colossus Mark I. Ekzistenca e kësaj makine u
konsiderua sekret nga qeveria britanike deri në 1970. Flota e ShBA-së, e ndihmuar
deri në një farë mase nga britanikët, ndërtoi një makinë të aftë për të zbërthyer jo vetëm kodin
gjerman por edhe kodin japonez.
Në 1943 me ndërtimin e makinës ENIAC (Electronic Numerical Integrator And Computer) u
morrën John Mauchly dhe J. Presper Eckert nga Moore School of Engineering të Universitetit
të Pensilvanisë, të cilët u ndihmuan nga John von Neumann e të tjerë.
Në 1944 u paraqit Harvard Mark I, i cili “kompjutonte” tabela komplekse për Flotën e ShBA.
Ai përdorte një shirit letrepër të ruajtur instruksionet.
Në vitin 1945, Von Neumann propozon konceptin e « programit të ruajtur » në një artikull që
nuk u botua kurrë zyrtarisht.
Këto makina u përdorën megjithë difektet që paraqitën, ndërsa njëkohësisht punohej për një
makinë më moderne, EDVAC. Kjo u njoh më vonë nga zyra e patentave e ShBA si
kompjuteri i parë.
Një vit më vonë shkencëtarët e Bell Labs përfunduan punën mbi tranzistorët ( John Bardeen,
Walter Brattain dhe William Shockley morën çmimin NOBEL në Fizikë në 1956). Nga viti
1948 shumë ekipe në botë punonin për makinën me “program të ruajtur”. E para, e quajtura
“Baby”, është prototipi e një makine shumë më të madhe në ndërtim në Britani, u paraqit në
1948.
UNIVAC, kompjuter i paraqitur në 1951, i cili u krijua me mbështetjen e qeverisë dhe
ushtrisë së SHBA, rezultoi një humbje e madhe financiare.
Një vit më vonë Grace Hopper, një informaticiene e shquar e kësaj kompanie, propozoi
“software-in e ripërdorshëm”, segmente të koduar që mund të hiqeshin dhe të shtoheshin
sipas instruksioneve në një “ gjuhë të nivelit më të lartë”. Hopper e rishikoi këtë koncept në
3
mbi 20 vitet pasues dhe idetë e saj u bënë pjesë integrale e të gjithë kompjuterave modernë.
46 kompjutera UNIVAC u prodhuan për të parashikuar rezultatet e Zgjedhjeve Presidenciale
të vitit 1952.
Kompania IBM paraqiti 701 copë një vit më vonë. Ishte kompjuteri i parë i suksesshëm.
Në 1956 u prezantua gjuha e programimit FORTRAN. Dy gjuhë të tjera, LISP dhe COBOL,
u prezantuan, respektivisht në vitet 1957 dhe 1958.
Ndër gjuhët e para janë dhe ALGOL dhe BASIC. Megjithëse kurrë nuk u përdor gjërësisht,
ALGOL është baza për shumë gjuhë të tjera sot.
Me paraqitjen e Control Data’s CDC në 1958, kompjuteri i parë me tranzistorë, filloi një erë e
re. Seymour Crays, një shkencëtar brilant, kryesonte grupin e zhvillimit. Këtë vit qarqet e
integruar u paraqitën nga dy inxhinierë, Jack Kilby dhe John Noyce, që punonin në mënyrë të
pavarur. Network-u i dytë u zhvillua në MIT. Në tre vitet pasues kompjuterat filluan të
ndikojnë jetën e përditshme të shumicës së amerikanëve.
Formalisht kompjuterat me madhësi sa një ndërtesë u zëvendësuan nga ata me madhësi sa një
dhomë dhe shumë më të fuqishëm.
Në 1964 IBM prezantoi System/360, një mrekulli teknike, veçoria kryesore e kësaj makine
ishte orientimi ndaj biznesit.
Dartmouth College del në vijën e parë të “epokës së kompjuterave” me paraqitjen e TSS
(Time Share System) një sistem network i dobët (me standartet e sotme). Ai është i pari Wide
Area Network (WAN).
Brënda një viti MIT doli në vend të parë të komunitetit të kompjuterave intelektualë me
prezantimin e një network shumë të rafinuar që karakterizon burimet e përbashkëta dhe
përdor minikompjuterin e parë (DEC’s PDP-8) për të menaxhuar linjat telefonike. Bell Labs
dhe GE luajtën rol kryesor në projektimin e tij.
Në 1969 Bell Labs, të pakënaqur me drejtimin që mori projekti i MIT, e lanë dhe zhvilluan
sistemin e tyre operues, UNIX. Një nga shumë pararendës të Inernetit të sotëm, ARPNet,doli
në skenë. Alan Keys, i cili më vonë u bë projektuesi i Apple, propozoi « personal omputers».
Gjithashtu në 1069 një grup teknicienësh, të shkëputur nga kompanitë e tjera, formuan
kompaninë Intel.
Filluan të dalin filma me kompjutera. Në 1971 kompania Texas Instruments prezantoi
“kalkulatorin e parë të xhepit”. Ai peshonte 1.25 kg (2.5 pound).
Në 1975 kompjuteri i parë personal tregëtohet në formë pakete. Bill Gates, me të tjerë,
shkruan një kompilator në BASIC, për makinën. Një vit më vonë Apple fillon të tregëtojë
PC-të, gjithashtu në formë pakete.
Ajo përmban një monitor dhe një tastjerë.
4
Në 1976 Mbretëresha Elizabet del on-line me mesazhin e parë mbretëror email.
Disa vite më vonë kompjuterat personalë shpërthyen në skenën amerikane: Microsoft, Apple
dhe shumë kompani për PC më të vogla u formuan.
Në 1977 PC shiteshin në dyqane. Sot vazhdojnë të reduktojnë madhësinë dhe çmimin e PC-
ve ndërsa rrisin kapacitetin.
Kompania IBM prezanton PC-në 1981 (përpjekja e tyre e parë dështoi, kjo është e dyta).
TIME zgjodhi kompjuterin si Njeriu i Vititnë 1982. Tron, një kompjuter që gjeneron efekte
speciale ekstravagante u prodhua në të njëjtin vit.
Çfare është kompjuteri?
Kompjuteri është një makinë që merr të dhëna (informacione) dhe fakte na hënim: Përdorimi
i termave anglisht vjen për shkak të përdorimit të të cilat i përpunon. Më pas nxjerr rezultatet
ose i paraqet në ekran për t’u parë.
Të dhë quhen të gjitha llojet e informacionit, duke përfshirë figurat, shkronjat, numrat, dhe
tingujt.
Pjesët kryesore të kompjuterit janë dy: hardware-i dhe software-i.
Hardware janë të gjitha pjesët e kompjuterit që mund t’i shohësh dhe t’i
Prekësh, pra perbejne pjesen fizike te kompjuterit.
Software janë instruksionet që përdor kompjuteri për të bërë ato që i
kërkohen. Pjesët e software-it i quajmë programe.
a) Njesia qendrore b)monitor tipi CRT c) monitor LCD
Figura 1. Paraqitja e a) njesise qendrore b)monitori i tipit CRT c) monitori i tipit LCD
Kjo pjesë quhet monitor. Kompjuteri vetë është një kuti.
Megjithatë, i gjithë kompleksi i hardware-it (kompjuteri dhe
monitori, p.sh.) mund të quhen kompjuter. Ekzistojnë disa tipe
monitorësh. Ai që paraqitet figuren 1.a) në figurën 2 është i
tipit CRT(Cathod Ray Tube), që harxhon më shumë energji se
një lloj tjetër, i quajtur LCD(Liquid Crystal Desplay) figura
1.c) që sot është më popullor.
5
Figura 2. Monitori CRT
Por monitorët CRT punojnë më shpejt, gjë qëi bën ata më të mirë për lojrat e shpejta sepse
lëvizjet lënë më pak gjurmë. Monitorët LCD janë më të hollë se ata CRT, por janë më të
shtrenjtë.
Monitorët klasifikohen dhe nga madhësia e tyre që matet sipas diagonales dhe shprehet në
inch (njësi matëse gjatësie: 1 inch ose 1" është afërsisht e barabartë me 2.5 cm).
Monitorët janë të madhësive të ndryshme 12", 14", 15", 17", 19, 21", 29" etj.. Gjithashtu
karakterizohen dhe nga fakti se sa e sheshtë është sipërfaqja e ekranit: sa më i gjërë dhe sa më
i sheshtë të jetë ekrani aq më i mirë është ai.
Monitorët nuk janë e vetmja mënyrë në të cilën kompjuteri e nxjerr rezultatin që ta shohë
përdoruesi. Paisje tjetër shumë e përdorshme për të marrë rezultatin nga kompjuteri është
printer-i.
Figura 3. Printera te ndryshem
Printerat përdoren për të nxjerrë rezultatin në letër. Rezultati mund të jetë dhe tingull.
Rezultati i marrë në letër quhet hard copy ndërsa ai i marrë në ekranin e monitorit ose si
tingull quhet soft copy. Për të futur të dhënat në kompjuter kalloje të ndryshme pajisjesh
(input hardware). Dy më të rëndësishmet janë: mouse-i (Fig.4.a) Mouse) dhe keyboardi
(Fig4.b) Tastjera). Mouse-i përdoret për të lëvizur kursorin në ekran (paraqitje monitorike).
Tastjera përdoret për të shtypur shkronjat, numrat, dhe simbolet e tjerë në kompjuter, që me
një fjalë i quajmë karaktere. Do përdorim fjalën tast për t’iu referuar butonave të karaktereve
në tastjerë (si dhe në tastet e pianos).
6
Figura4. Paraqitja e nje a)mouse-it dhe b)tastire
Sot ka shumë lloje pajisjesh që lidhen me kompjuterin. Në përgjithësi këta, së bashku me
printerin, mouse-in, tastjerën, i quajmë pajisje periferike.
Disa prej tyre janë kamera dixhitale, scanner-i, projektori, drive i jashtëm, etj…
a)Ap.fotografik b)Skaner c)projektor
Figura 5. Paraqitja e pajisjeve periferike a) aparat fotografik, b) skaner dhe c) projektor
Elemente të ruajtjes së kujtesës.
Disqet
Ka dy tipe kryesore disqesh: magnetikë dhe optikë. Disqet magnetikë janë variante të vjetër
dhe gradualisht po zëvëndësohen. Ata i ruajnë të dhënat duke rradhitur pjesë të vogla
metalike brënda në mënyra të ndryshme, duke përdorur një magnet. Nga mënyra se si i ruajnë
të dhënat, disqet magnetikë mund të fshihen ose të shkatërrohen komplet nga magnetët,
nxehtësia ose pluhuri.
Dy format më popullore të disqeve magnetikë janë HardDisqet dhe FloppyDisqet. Hard
disqet janë gjithëmonë të futura brënda drive-it të tyre, i cili është normalisht i instaluar në
kutinë e kompjuterit, ku nuk mund të shikosh asnjë pjesë të tij.
Hard disk: Hard disk-u përdoret për të ruajtur të dhënat në kompjuter dhe mund të ruajë më
shumë se çdo mjedis tjetër.
Objekti i parë që përdoret për të mbartur informacionin në kompjuter është hard drive-i.
7
Figura 6. Hard diski brëndshëm.
Të dhënat në kompjuter ruhen në hard drive. Hard drive-i është një kuti drejtkëndëshe që
përmban disa disqe. Informacioni shkruhet në disqet. Informacioni mund të shkruhet, të
fshihet, të kopjohet, të çvendoset ndërmjet disqeve. Megjithëse vetë përdoruesi i kryen këto
veprime, është sistemi i operimit ai që vendos se si do të kryhen këto veprime. Përdoruesi nuk
ka nevojë të dijë se ç’ndodh brënda. Hard drive-i ndodhet brënda kompjuterit, i lidhur me
kabëll me një tjetër objekt të rrafshtë, të gjërë të quajtur motherboard.
Ky lloj hard drive-i është i brëndshëm dhe i tipit klasik. Deri vonë hard drive, tradicionalisht
mendohej si një pjesë e hardware-it brënda në kompjuter. Me zhvillimin e teknologjisë, u
prodhua një tjetër tip hard drive-i, që qëndron jashtë kompjuterit, prandaj dhe quhet i
jashtëm.
Hard drive-i i jashtëm zakonisht lidhet me kompjuterin me anë të një kablli me një port
(USB) jashtë kompjuterit. Ajo që i jep vlerë këtij hard drive-i është se ai, thjesht duke e
shkëputur kabllin, mund të kalojë nga një kompjuter tek tjetri.
Hard drive-i i jashtëm mund të instalohet shumë lehtë. Fillimisht lidhni me një kabëll (USB)
hard drive-in me një portë (USB) në kompjuter. Në shumicën e rasteve ai është gati për t’u
instaluar (Plug n’ Play) ose ai mund të instalojë shpejt një software(driver-i) për të cilin ai ka
nevojë që të funksionojë. Në disa raste, mbas futjes së kabllit dhe ndezjes së kompjuterit,
mund të shfaqet një dritare në ekran që të kërkon të instalosh një software, të cilin duhet ta
kesh marrë nga prodhuesi i tij.
Figura 7. Hard Driver i Jashtem.
Floppy disqet janë disqe të vegjël të cilët mund t’i fusësh apo t’i nxjerrësh nga drive-i i tyre.
Ajo që mund të shikohet nga drive-i i tyre është vetëm një çarje në kutinë e kompjuterit me
një buton dhe një dritëzë. Kështu mund të fusësh e të nxjerrësh disqe nga kompjuteri, t’ua
8
japësh ato dikujt tjetër dhe në këtë mënyrë të transferosh të dhënat ndërmjet kompjuterave.
Figura 8.a) Floppy Disk b) Floppy Drive
Disqet optikë janë llojet më të reja të disqeve. Disqet më popullorë janë Compact
Disqet(CD). CD-të akoma mund të futen e të nxirren nga drive-i i tyre, gjë që i bën ata të
mirë për të blerë programe dhe, sot, për transferim të dhënash.
CD-të normale që blihen me programe në to janë CD-ROM. Ata quhen kështu sepse, si
ROM, ata janë vetëm-të lexueshëm. Gjithashtu mund të marrësh CD-R dhe CDRW, të cilat
janë, respektivisht, të pafshirshëm dhe të fshirshëm. Jo si floppy disqet që mund të ruajnë
vetëm 1.44 megabyte (1 MB është 1048576 bytes, zakonisht ne e vlerësojmë këtë si një
milion). CD-të mund të ruajnë rreth 700 MB. Dhe meqënëse CD-të e ruajnë informacionin e
tyre me variacione në strukturën e diskut, që reflekton një rreze lazer në mënyra të ndryshme,
nuk mund të dëmtohen kaq lehtë. Sidoqoftë, asnjëherë nuk duhet prekur sipërfaqja e
ndritshme e CD-së
Figura 9. Compact disc CD
CD drive: është një objekt që mund të përdoret për të ruajtur informacion në një Compact
Disc (CD).
CD drive i brëndshëm
Ky tip iCD drive-it është i instaluar brënda kompjuterit duke përdorur kabllo për ta lidhur atë
me një objekt të rrafshtë të gjërë të quajtur motherboard. Pjesa e përparme e CD drive-it
mund të shikohet nga jashtë kompjuterit, zakonisht nga pjesa para e PC. Këtë lloj do ta
quajmë CD drive të brëndshëm. Shumica e kompjuterave kanë një CD drive(ose një DVD
drive që do ta shohim në seksionin tjetër; në fakt, sot shumë kompjutera nuk e kanë më CD
drive-in).
CD drive i jashtëm
9
Një tjetër tip CD drive qëndron jashtë kompjuterit dhe këtij i referohemi si i jashtëm. Ai
zakonisht lidhet me kompjuterin me anë të një porte të jashtme (USB):
Figura 10.CD drive i jashtem
CD driveri jashtëm Si hard drive-i i brëndshëm, CD drive përdor një disk për të ruajtur të
dhënat. CD drive-i mund të lexojë të dhëna të rregullta por ai mund të japë muzikë nga CD.
Në fillim CD drive-i u përdor vetëm për të lexuar të dhënat nga një disk.
Sot ata përdoren edhe për të shkruar në një disk. Ata quhen CD writers (CD shkrues) ose CD
burners. Si të tillë, ata sot përdoren për të shkruar dhe për të lexuar një disk.
Për të përdorur një CD drive pajisja ka një buton para. Shtyp butonin dhe një tabaka del nga
kompjuteri. Nëqoftëse nuk të hapet drive-i merr një gjilpërë dhe fute tek një vrimë e vogël në
CD drive. Kjo do ta nxjerrë tabakanë, ku vendoset CD-ja. Për ta mbyllur shtypni të njëjtin
buton ose shtyje me dorë. Mbas kësaj mund të hapet një dritare në ekran që të pyet nëse doni
të shikoni përmbajtjen e CD-së apo të dëgjoni muzikë.
Sikurse u tha më sipër, sot CD drive-i është pak jashtë mode, i zëvëndësuar nga DVD drive-i.
Digital Versatile Disks(DVD)
DVD-të janë një lloj tjetër Disqesh Optikë që punojnë identikisht si CDtë, por ata mund të
ruajnë më shumë informacion dhe ta transferojnë atë me shpejtësi më të madhe.
Digital Versatile Discs: Ndonjëherë të quajtur dhe Digital Video Discs për arsye të përdorimit
të tyre gjërësisht për video, DVD mund të ruajnë më shumë informacion se CD-të.
DVD drive i brëndshëm
Ky drive ka pamjen e CD drive-it dhe ka të njëjtat përmasa:
Në pjesën e përparme të tij lexojmë DVD. Është i montuar në kompjuter por hyrjen e ka nga
jashtë, kështu që mund të futen disqet në të. Funksionon tamam si CD drive.
DVD drive të jashtëm
10
Ka dhe DVD drivetë jashtëm. Ashtu si harddhe CD drive-t, DVD drive i jashtëm lidhet me
duke përdorur një kabëll (USB) të lidhur me një port në kompjuter.
Flash drive
Ekziston edhe një format i ri, që vjen nga Japonia, që janë më të vegjël dhe më të shpejtë se
sa DVD-të dhe ruajnë shumë më tepër informacion.
Sot mund të merrni karta kujtese që quhen flash memory ose më mirë, EEPROM. Këto karta
operojnë tamam si ROM, por nuk janë read only, domethënë ato nuk e humbin informacionin
kur ndërpritet energjia elektrike.
Flash drive-i është një driveri vogël që mund të përdoret për të ruajtur të dhënat. Pamja e tij
është si në figurë 11:
Figura 11.Flash Drive/USB/Pen drive
Për ta përdorur , futet pjesa metalike e tij në një port USB të kompjuterit. Menjëherë ai futet
në veprim dhe një dritare mund të shfaqet që të pyet se ç’do të bësh. Kompjuterat janë të
llojeve të ndryshëm. Ata që përdorin njerëzit quhen kompjutera personalë (PC). Kompjuterat
më të vegjël, me madhësi sa një çantë pune, quhen laptopose notebook. Janë prodhuar
gjithashtu kompjutera të së njëjtës madhësi por nuk kanë tastjerë. Teksti (shkronjat dhe
numrat) shkruhen direkt në ekranine monitorit, këta quhen Tablet PC. PDA janë kompjutera
kaq të vegjël sa mbahen mbi pëllëmbën e dorës. Kompjuterat laptop, PDA dhe Tablet kanë
bateri dhe mund të përdoren dhe jashtë shtëpisë. Ata kanë ekrane LCD sepse LCD janë më
të hollë dhe harxhojnë më pak energji dhe bateritë mund të zgjasin më shumë. Ka kompjutera
shumë më të fuqishëm se këta, të quajtur mainframes, që mund të jenë të mëdhenj, sa një
dhomë apo sa edhe një shtëpi. Këta përdoren në projekte të mëdhenj, si fluturimet kozmike,
studime në fusha të ndryshme shkencore si biologjia, fizika, kimia etj…
11
Pjesa software e kompjuterit
Software: Software janë instruksionet që përdor kompjuteri për të kryer detyrat që i
kërkohen.
Kemi dy lloje software-esh: Sistem Operimi (OS) dhe Software Aplikimi.
Sistemi Operativ: Sistemi Operativ, shkurt (OS), është një Software, që organizon dhe
kontrollon kompjuterin. P.sh. DOS, Windows XP, Macintosh, Unix...
Sistemi Operativ vë në punë kompjuterin dhe Software-in Aplikativ. Ai të siguron që
Hardware-i dhe Software Aplikativ ta kuptojnë njeri tjetrin.
Software Aplikativë: Të quajtur programe, janë pjesë të software-it, të cilët kryejnë detyrat që
u kërkohen.
Sistemi Operativ përbën pjesën më të rëndësishme të software-it në kompjuter. Sistemi
Operativ merret së bashku me utilities(utilitarët ose programe ndihmës). Utilities janë pjesë të
Software-it Aplikativ që merren kryesisht me menaxhimin e të dhënave.
Utilities: Programe që menaxhojnë, riparojnë, dhe optimizojnë të dhënat në një kompjuter.
Një komplet bazëprogramesh ndihmës merret me çdo OS.
Software-i Aplikativ realizon cfare i kërkohet kompjuterit të bëjë.
Sistemi operativ i eliminon problemet e komunikimit njeri-makinë duke pasur një interface
(ndërfaqës) njeri-makinë ose një mënyrë të ndërveprimit midis përdoruesit dhe hardware-it
”afër njeriut” dhe “larg” nga makina (kompjuteri).
Kështu krijohet rreth hardware-it një makinë virtuale ose abstrakte, e përbërë nga software-i,
pra fizikisht jo-ekzistuese, që bën të mundur dialogun ndërmjet makinës dhe njeriut dhe lejon
futjen në sistem dhe shfrytëzimin e sistemit edhe nga përdoruesit jo specialistë.
Menaxhimi i thjeshtë i disqeve. Files dhe Folders.
Kur drive-i është instaluar në kompjuter ose është futur në një port, sistemi i operimit duhet ta
njohë atë. Sapo ai e njeh, për një kompjuter që operon me MS Windows, ai i cakton një
shkronjë. Në Windows Explorer ose My Computer çdo drive përfaqësohet me një shkronjë si
në figurë e meposhteme:
12
Për të dalluar shkronjën e një drive nga shkronjat e fjalëve normale ajo gjithmonë shoqërohet
me dy pika (:).
• Files dhe Folders
Të gjitha të dhënat në kompjuter janë të ruajtura në bashkësi të quajtur files(ose skedarë) dhe
folders(direktori, dosje). Files(failz) është bashkësia më themelore e të dhënave në
kompjuter. Një file mund të ruajë instruksionet për një program të vetëm, ose të dhënat për
një shkronjë të vetme. Folder-at janë bashkësi skedarësh. Pra file-i është si një copëzë letër që
futet në një folder (mbajtës , sirtar, zarf, dosje..).
Files: Files janë bashkësitë e të dhënave më themelore, ata i ruajnë të dhënat si një e vetme.
Folders: Gjithashtu të quajtur direktori, folder-at janë bashkësi file-sh dhe folder-ash të tjerë.
është e domosdoshme që të rendisësh file-et siç duhet në folder-a në mënyrë që t’i gjeni
përsëri. Shumica e file-eve emërohen me dy pjesë. Pjesa e parë e emrit të file-it (filename)
është përshkrimi i file. Mbas kësaj vjen një (.) e pasuar nga pjesa e dytë. Pjesa e dytë e
filename-it quhet extension (zgjatim, prapashtesë). Extensions shpesh përbëhen prej tre
shkronjash dhe tregojnë se ç’llojfile-i është ky. Për shembull ato me exe ( file me një
extension exe) janë programe. File-at me extension doc janë dokumenta të Microsoft Word.
Mbas saving (marrja e një file-i të hapur në një program dhe shkruarja e tij nga kujtesa në një
disk) qëndrojnë shumë veprime të tjera me file-in.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen