Samstag, 25. Oktober 2014

26 tetor NEROHET ORA


26 Tetori do të kthejë akrepat e orës 60 minuta mbrapa

  duke rikthyer orën diellore. Kështu me të kaluar ora 24:00 e 25 Tetorit do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, pasi akrepat e orës do të kthehen 1 orë pas. Nëse me orën aktuale akrepat do të shënojnë 07:00, pas ndryshimit, ora diellore do të jetë 06:00
Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00, një praktikë e ndjekur nga shumë vende të botës për të shfrytëzuar maksimalisht energjinë diellore. 
Zhvendosja e akrepave me 60 minuta para ose pas nisi aplikohej masivisht në vendet e Europës në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytezonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. 
Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime pretendohet se ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për qytetarët. 
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për orën verore. 
Ndërkaq duhet thënë se ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Si ligj evropian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen