Dienstag, 15. Juli 2014

Kuptimi i disa Termave ne Informatike!

Analog
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali.
ASCII
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit.
Basic
Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së.

BPS
Bits per Second. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë.
Binar
Dual, në dy pjesë apo dy vlera, rrjedh nga gjuha angleze Binary.
Bit
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit.
Boot
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory).
Byte
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.
C, C++
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues “UNIX”. Kjo gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku ka ndryshime në përpunimin e objekteve.
CAD
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D është Pro Enginner (PTC).
CAE
Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.
CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer Numerical Control)
CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit.
CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editorët etj.
CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit.
CD-ROM
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm shenimet tona.
Chip
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues.
CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike.
Code
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar.
Computer
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje.
CPU
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.
Cursor
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendin e veprimit.

Electronic Mail- E-mail
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.
FormatimUrdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard disku.
Gateway
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësine e sistemeve kompjuterike të lidhur në rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network
Gbyt1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike.
Hard Disc H-Disc
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet.
Hardware
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.
Hidden Files
Përmbajtjet e fshehura të datave.
HTTP
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet.
ID
Identification-Njohja apo identifikimi
ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të informatave.
KB
1Kilobyte = 1024 Byte, njësi matëse e memorjes kompjuterike.
Keyboard
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë.
LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal.
LCD
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve.
Mailbox
Arka postale elektronike.
Mbyte
1 Mbyte= 1048576 Bytes, njësi matëse e memorjes kompjuterike
MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave.
OS/2
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.
PixelPicture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Printer.
PostScript
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin.
Printer
Shtypësi
RAM
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja vetëm për lexim).
ROM
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.
Scanner
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i
dokumenteve në monitor pastaj ku mundet të bëhet përpunimi.
Server
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet
ndrrimi i paswordit.
Software
Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si psh. Pascal, C++ etj
TCP/IP
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes internetit.
Unix
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA.

VGA
Video Graphics Array.
WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është e kundërta e LAN`it.