Donnerstag, 10. April 2014

LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI

JETA
Sa e dua gjithë jetën!
Se atje gjenj të vërtetën,
Yjtë, nënën, hapësirën,


Të mugëtit, natën, ditën,
Mëngjezë, djellinë, dritën,
Mbrëmën, dh’atë errësirën
Natën, kur ësht’e qetuar,
Edhe gjësendi s’dëgjonet;
Qjellin kur ësht’i qëruar,
E hapësira ndritonet,
Ret’ e zeza sterrë nd’erë.
 Vapën, vjeshtën, dimrin verën,
 Retë, shinë, dhe lumenjtë,
 Gjëmim, mjërgullë, përrenjtë,
 Dborën, brëshërin’e erën,
 Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat, çukat edhe shtigjet.
Oshëtimën, pyjet, drurët,
Shkëmbenjtë, gërxhet’e gurtë.
Lulet, barërat që mbijnë,
E shpesët që fluturojnë,
 Edhe këngëra këndojnë,
E në për dega lëvrijnë.
 Dhe njerin’e bagëtinë
 Dhe gjithë ç’është në jetë
I dua si Perëndinë,
Se nga do që këthenj sytë
 Shoh atje Zotn’e vërtetë
Q’është një e s’ka të dytë.

KOH’E SHKUARË
1  Kam pushuar, jam qetuar,
2  E rri më nj’an’e derth lot,
3  Me zemër të përvëluar,
4  Me hulm me hidhërim plot.
5  Si zogu, kur bje e fryn
6  Dheu mbushet me dëborë,
7  Nën’ strehët i mjeri hyn,
8  Rri i varfër e i gjorë.
9  Sheh dëborënë që bije,
10  Edhe zinë që ka rënë,
11  Botën pa shij’e pa hije,
12  Dhe s’guxon të nxier zënë.
13  S’sheh gjëkundi lul’e fletë
14  Po të ngrit’e ftohtësire,
15  Jetënë gjithë të qetë,
16  Gjithësinë shkretëtirë.
17  Dhenë të bardhë si vezë,
18  Dhe pa gjeth’e pa burbuqe,
19  Zëmrëzën’e tij të zezë,
20  Q’e pat si lule të kuqe.
21  Më s’sheh shok, as fis, as miq.
22  As fëmijë, as folezë,
23  Shpresëza e tij i vdiq,
24  E ju përhap posi rezë.
25  Pa kokëzën’e fut në gjit,
26  Mbyll syt e hyn në mejtim,
27  Mejtohet edhe psherëtit
28  Me mall shum’e mallëngjim.
29  Mos pandeh se fle, a dremit,
30  Kur e sheh q’është qetuar,
31  Dhe këllet kokëzën në gjit,
32  Është gjithënjë i xgjuar.
33  Me mëndjezët të tij thotë,
34  Ah! shkoj, vate, koh’ e mirë,
35  Dua e mundohem kotë,
36  S’e kthej dot me të pahirë.
37  ju drurët’e uruar!
38  Ju shoh pa lul’e pa fletë,
39  Të rjepur të varfëruar,
40  Edhe të that’e të shkretë!
41  Kështu si ju edhe unë
42  Ndë jetë të shkret u thashë,
43  O! sa fletë m’u-këpunë,
44  Edhe ran’e më s’ i pashë!
45  Edhe ju fusha e male
46  Që nukë prishi e s’ndrohi,
47  Edhe ju dale nga dale
48  Më duketë po ndryshojti!
49  Ah! dhe ju ishit të tjerë,
50  Yjt’ e bukur, e ti hënë
51  Kur u shikonja një herë
52  Tani një zi u ka rënë.
53  Moj kohëz’ e djalërisë
54  Sa me vrap ike dhe shkove,
55  Hyre në gjit të Perëndisë
56  Edhe mua më harove.
57  Ti çdo gjëzë m’a tregove
58  Të bukur e fort të mirë,
59  Edhe gazë m’a shumove
60  E m’epnje shumë dëshirë.
61  Si t’ja bënjë zemr’e mjerë,
62  Me kohën gënjeshtare
63  Që ndrohetë kurdoherë,
64  Dhe s’ngjan ime të parët fare!
65  Duke ikur na rrëmben,
66  Gjithë ç’duam e ç’gjë kemi,
67  Ah! e shkreta ç’na gënjen,
68  Ashtu si qemë më s’jemi!
69  Le të bëhet urdhëri yt,
70  Zot’ i math e i vërtetë!
71  Po pse të na mbetet në syt
72  Kjo koh’e shkuar e shkretë?

DIT’E RE
1  Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti,
2  Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti.
3  Është një dit’e bekuar, që rrjedh qiejshit bukurija,
4  Del në sheshi Zot’i vërtetë, rrëfen fytyrën e tija.
5  Ngjallen të vdekurit gjithë, mal’e fusha gjelbërojnë,
6  Qielli qesh, dheu gëzohet, dhe lulet lulëzojnë.
7  Thonë dimëri na prishi, po s’na humbi dot për jetë,
8  Erdhi kjo dit’e na gjeti, nuk’e la dhenë të shkretë.
9  Qielli ësht ndrituar edhe bërë si pasqyrë,
10  Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë.
11  Veshur në bar e në lule edhe në gjethe në fletë,
12  Bukuri e Perëndisë ka dal’e duket në jetë.
13  Ujërat po burojnë, dhe venë duke kënduar,
14  S’shoh gjësendi të pëlyrur, gjithë janë lar e ndruar.
15  Shqerratë po blegërijnë, edhe mëmate kërkojnë,
16  Zoqtë nër gjethe lëvrijnë, dhe këndojn’e fluturojnë.
17  Gjithë ç’janë ngjallen, çelen, përsëriten, zbukurohen,
18  Duhen, qeshin, rrojnë, prehen edhe këndojn’e gëzohen.
19  Lint Aliu, çfaqet dita, del Zoti, vjen e vërteta,
20  Mbleron dheut ëmbëlsira, edhe rojit po si bleta.
21  Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
22  Të bëhen një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.
23  Është dit’e dashurisë, ditë e vëllazërisë,
24  Dit’e mbarë e gëzimit, dit’e bardhë e miqësisë.
25  njeri! paskëtaj kurrë fjalë të ligë mos thuash,
26  Po përshëndosh gjithë ç’janë, thuaj gëzuash! gëzuash!

PËR SE?
1  Pse s’vjen, o dit’e mirë,
2  Pse vallë nukë vjen?
3  Gjer kur në errësirë?
4  Mos Zoti të pëlqen?
5  As hidhe gardhe,
6  Dhe shpejto pakë,
7  dit’e bardhë,
8  Dhe jakë, jakë,
9  Se të pres,
10  Nukë vdes.
11  Jak’o dit’e uruar!
12  Që lind nga perëndon,
13  At’an’e ke ndrituar
14  E ne pse na haron?
15  Dritëz’e jetës!
16  Edhe e motit
17  Dhe e së vërtetës,
18  Dhe gaz’i Zotit,
19  Ndritëna
20  E xgjohna.

ZËMËRA
1  Fuqi’ e Perëndisë
2  Duketë tek do,
3  Se shpirt’i gjithësisë
4  Po është ajo.
5  Ajo është gjithë ç’janë,
6  Është në çdo vënt
7  E duket më ç’do anë,
8  Në trup e në mënt.
9  E shohëmë në qiej,
10  Në shi e në rë,
11  Ndë hen’e në për diej
12  Ësht’ edhe në dhë.
13  Më tepër zemrën tënë
14  Atë ka për fron,
15  Nuk ja dëgjon zënë,
16  Zemrën s’e dëgjon?

DIT’E ZEZË
1  U gdhi një ditë, një dit’e zezë,
2  Engjëllit’ gjithë me lot po qanin,
3  Përpara Zotit shihnin një rezë,
4  Rrinin tmeruar edhe zi mbanin.
5  Dheu qe mbuluar ane një errësirë,
6  E tërë bota ish egërsuar,
7  Dielli e hëna ishin nxirë,
8  Qielli ishte i trubulluar.
9  Ish bërë sterrë tej-për-tej jeta,
10  E ishte një tmer, tmer i mërzitur,
11  Se kishte humbur gjith’e vërteta,
12  Se gjithë bota isht’e mahnitur!
13  Paudhësija dhe ligësija
14  Ishte bërë mbret mbi det të shkretë!
15  Dhe të këqijat e padija
16  Kishin zënë vënt për të vërtetë!
17  Ish një mynxyrë mbi njerëzinë!
18  Sepse gënj eshtra po prist’e qepte,
19  E kish verbuar fare njerinë,
20  Edh’ e vërteta po mirt’e jepte.
21  Dritëz’e bukur e Perëndisë
22  Nd’anët e rripës kishte qëndruar,
23  Dhe errësira e ligësisë
24  Nga të gjith’anët e kish rrethuar.
25  Lufton gënjeshtra me të vërtetën,
26  Dhe errësira dritën luftonte,
27  Që t’erresonte së gjithash jetën,
28  Dhe djallëzija të mbretëronte.
29  Po derdhej gjaku, gjak i bekuar,
30  Qjelli kish hedhur cipën e zisë.
31  Përpara syve të Perëndisë,
32  Ëngjëjtë qanin duk’e tmeruar.
33  Yj edhe qiej! qysh s’u-rrëzuatë?
34  E si s’u bëtë cop’e thërime?
35  Diell e Hënë për se qëndruatë?
36  E nuk’u bëtë si zëmra ime?
37  Zot i jetës, shumë durove,
38  Shumë durove, o zëmër-gjërë,
39  Po na të gjorët na përvëlove,
40  Na perzëllite zemrën e mjerë!
41  Njeri i ndyrë, komb’i mërzitur!
42  Imam Hysenit i heth shëgjetë?
43  Nukë di se ç’bën, je i mahnitur?
44  E kë godit kshu? Zotn’e vërtetë?

BESOJMË
1  Besojmë Zotnë q’ësht’ i vërtetë,
2  Se gjithë ç’shahem ësht’ ay vetë,
3  Dhe falëtore kemi njerinë,
4  Atje e gjejmë dhe Perëndinë.
5  Ëngjëllë thuhetë vetij’e mirë,
6  Dhe djalli është pun’e pështirë.
7  Njeriu s’vdes’ po vetëm ndërrohet,
8  Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet.
9  Njerin’e bëri Zoti të lirë,
10  Po duhet kurdo të bënjë mirë,
11  Dhe i dha mëndjen që të peshonjë.
12  Dhe të paudhat t’i largësojnë.
13  Të mos përflasë, të mos qërtonja,
14  Të jet’i urtë, me nder të rronjë,
15  Shpirti na thotë të bëjmë mirë,
16  E të rnos kemi kurrë dëshirë,
17  Për të këqia kurrë në jetë,
18  Të jemi t’urtë e të vërtetë.
19  Fort lark të jemi nga marrëzija,
20  E të mos rrojmë si bagëtija.
21  Falje ne kemi vëllazërinë
22  Dha dashurinë e njerëzinë,
23  Se udh’ e drejtë e Perëndisë,
24  Nuk’ është tjatrë, veç njerëzisë.
25  Po të nderojë njeriu njerinë,
26  E ka nderuar dhe Perëndinë
27  Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë,
28  Shtëpi e tij është zëmra jonë.
29  Të dil në shesh desh Zot’i vërtetë,
30  Bëri njerinë dhe atje është vetë.
31  Një njeri që njeh vethen e tija,
32  E di se ç’është dhe Perëndija.

UJËT E BEKUARË
1  Ejani këtu, o shokë,
2  Mblidhuni kokë për kokë,
3  Pini të bëhem trakë,
4  Të na shohë Perëndija!
5  Këtej e tutje s’gënjehem,
6  Me të rreme më s’rrëmbehem.
7  Dua të pi e të dehem,
8  Ku është vera dhe rakija?
9  ujthit’e bekuar!
10  Nga qjelli na ke buruar?
11  Zot’i math të ka dërguar
12  Që të çelçë zemrën tënë?
13  Lule mbijn’ tek pikon tinë,
14  Ti na bje batbardhësinë
15  Edhe gasthin’e gaxhinë,
16  Haps’i tyre t’është dhënë.
17  Ti neve na e bje nderë,
18  Nga mendimet duke nxjerë,
19  Na fluturon nëpër erë,
20  E na pjek me Perëndinë!
21  Gjithë ç’janë na mundojnë,
22  Shpirtin na e përvëlojnë,
23  Na tretin e na kullojnë,
24  Vetëm ti e do njerinë.
25  Dashurinë duke mbjellë,
26  Dhe këngëtë duke pjellë,
27  E gas të math duke sjellë,
28  Mjerësija na mbulohet.
29  Të këqijatë harrohen.
30  Dhe mejtimetë s’mbarohen.
31  Edhe brengatë s’mejtohen,
32  Njeriu qesh e gëzohet.
33  Jakënl, shokë, të rrimë,
34  Rreth druvezes’e të pimë,
35  Se të nesërmen s’e dimë,
36  Na arriti pleqërija.
37  Koha po shkon e më s’kthehet,
38  Njeriu i zi gënjehet,
39  Me punë të rrema merret,
40  Dhe e mbulon babëzija!
41  Gjithë jetën nukë rrojmë,
42  Shpirtinë pse t’e mundojmë?
43  Pa qasuni të këndojmë,
44  Se na plasi buz’ e shkretë.
45  Shkel e shko zëmëra ime.
46  Mos bjerë në hidhërime,
47  E në breng’e në mejtime,
48  Mos të gënjenjë kjo jetë.

PËRPARA KRISHTITË
1  Djalëth njeriu i Perëndisë
2  Fytyra jote mua më tregon
3  Ah! të këqijat’e njerëzisë,
4  Që ka punuar edhe punon.
5  Se kjo fytyrë
6  Është pasqyrë,
7  Dhe na rrëfen,
8  E s’na gënjen.
9  Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
10  Nga veth’e tinë a nga i vëllaj
11  Që kanë vrarë e kanë prerë
12  Pa gjyq, pa fjalë, pa pasurë faj.
13  Zot, ti ke vuar
14  Edhe s’ike pushuar,
15  Nga njeriu hoqe,
16  Për të u përpoqe.
17  Ti u përpoqe për njerëzinë,
18  Dhe dashurinë e bëre besë,
19  Njeriut vure nam miqësinë.
20  Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
21  Për këtë fjalë
22  Të qofsha falë,
23  Se njerëzija
24  Ë Perëndija.

ZONJ’E FATIT
1  moj plaka lozonjare,
2  Që ndjek fatn’e njerëzisë,
3  Dhe mas’e pesh s’ke fare,
4  Po me shkop të marrëzisë.
5  Moj, po me ç’sy e me ç’faqe
6  Më qasesh prap’e më çfaqe?
7  Të shoh që vjen po si hie
8  Niga dale, si qen i qetë
9  Edhe hi syvet më shtie
10  T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!
11  Ata sy të zgurdulluar
12  T’i shoh, o e mallëkuari
13  S’je e verbërë si thonë,
14  Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë;
15  S’je e shurdhër, pasha Zonë!
16  Dëgjon posi djalli vetë,
17  Po je e keqe dhe shtrigë,
18  E pahes’e zëmër ligë!
19  Ti f jalëtë i ke kthyer,
20  Pandaj na ke përvëluar,
21  A! popo! ç’na ke gënjyer!
22  Njeri s’të ka trashëguar.
23  Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
24  Pandaj s’të ka qëndrim fati.
25  Jakë, se jam dëshëruar,
26  E më s’e duroj dot vrerë,
27  Qesh, mos rri e zemëruar,
28  Makar për një copë herë.
29  Qesh një herë, o leshra krënde,
30  Me të qarë nuk’u dënde?

ABAZ — ALIU
1  Engjëll! që m’u qasë pranë
2  Nga i madhi Zot,
3  Pse më rrëfen Qerbelanë?
4  A do të derth lot?
5  moj fush’e Qerbelasë!
6  Që më rri ndër sy,
7  Plot me gjak t’Ali-Abasë,
8  Vallë ç’ësht’ ay?
9  Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,
10  Ikën si veriu,
11  Me dy-tri foshnja nër duar?
12  Ësht’ Abas-Aliu!
13  Shpije foshnjatë në lumë,
14  Se s’durojnë dot,
15  I ka marrë etja shumë,
16  E qajnë me lot!
17  Ujët ua kanë prerë
18  Janë në shtrëngim,
19  Si të varfër e të mjerë.
20  Në zi, në hidhërim.
21  Më ç’do an’ i ka rrethuar
22  Kombi faqezi,
23  Komb’i lik i xnallëkuar,
24  Posi mizëri!
25  Nëpër mest të ushtrisë
26  Të armikut shkon,
27  Si ëngjëll i Perëndisë,
28  Nd’erë fluturoni
29  Shigjetat si breshërimë
30  I vinë ngado,
31  Ay po si vetëtimë
32  Ikën nëpër ’to.
33  Shërbtor’e njerëzisë
34  Shigjeta s’e çpon
35  Edhe nder’e trimërisë
36  Zoti e mburon.
37  Ç’ikën ay kal’i shkretë,
38  Mi dhë nuk shkel
39  Nga potkonjtë q’ikën shpejtë
40  Zjar e flak’i del!
41  moj kafshëz e uruar,
42  Mos shkel për mi dhë.
43  Se’shtë gjaku i bekuar,
44  Ikë nëpër rë!
45  Frat, o more lum’i shkreti
46  Mos këndo pa qaj,
47  Derth lot e rënko për jetë,
48  Mos qesh paskëtaj;
49  Se Hysejn’e Fatimesë
50  Me faret të ti,
51  E vranë komb’i pabesë,
52  Kombi faqezi.
53  Abas Aliu zu’ Tomorë,
54  Erdhi afër nesh,
55  Shqipërija s’mbet e gjorë,
56  Se Zoti e desh.
57  Hysejni desh njerëzinë,
58  Dhe për të u vra,
59  Për të shpëtuar njerinë
60  Ra nde Qerbela.
61  Hysejni ’shtë dashurija
62  Që fatbardhëson,
63  Buron soje miqësija,
64  Qe na lartëson.
65  Jeziti ’shtë egërsirë,
66  Që sjell ligësi,
67  Dhe s’del soje pun’e mirë
68  Po dëm edhe zi.
69  Kushdo që bën mirësinë
70  E ka njerëzi
71  Ka besuar Alinë,
72  Dhe udhën e ti.
73  Gënjeshtra ’shtë Mavijeja,
74  Që prish edhe sot,
75  E drejta ’shtë Fatimja,
76  Dhe i madhi Zot.
77  E liga është Mervani
78  Që nxin e shkretën,
79  Djallëzija ’shtë Syf jani,
80  Që dhe sot dërmon.
81  Imamëtë dymbëdhjetë
82  Nga der’e Aliut,
83  Hoqn’e vuanë ndë jetë
84  Por nder të njeriut.
85  Zotërinj! ju qofsha falë!
86  Që hoqtë për ne,
87  Na latë vetëm një fjalë
88  Për bes’e fe.

FYELLI
1  Pa dëgjo fyellin ç’thotë
2  Tregon mërgimet e shkreta,
3  Qahet nga e zeza botë
4  Me fjalë të vërteta.
5  Që kur se më kanë ndarë
6  Nga shok’ e nga miqësija,
7  Gra e burra kanë qarë
8  Nga ngashërimet e mija!
9  Krahërore e kam çpuar
10  E kam bëre vrima vrima,
11  Dhe kam qar’ e kam rënkuar
12  Me mijëra psherëtima!
13  Dhe me botën e gëzuar
14  Bëhem shok edhe marr pjesë,
15  Dhe me njerës të helmuar
16  Bënem mik me besa-besë.
17  Puna si do që të bjerë
18  Unë qanj me mallëngjime,
19  Më çdo vënt e kur-do-herë
20  Psherëtin zëmëra ime!
21  Gjithë bota më dëgjojnë
22  Po së jashtëmi më shohin,
23  Dëshirën s’m’a kupëtojnë
24  Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.
25  Njerëzit me mua rrinë,
26  Unë qanj’ e mallëngjehem,
27  Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
28  Andaj kurrë s’përdëllehem.
29  Gjith’ ata që janë ndarë
30  Fyellit shokë ju bënë,
31  Shkallët’ e tij disa farë,
32  Na shkalluan mëndjen tënë.
33  rrëmet i njerëzisë!
34  Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
35  Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
36  Që i ra kallamit mjerë!
37  I ra qiellit e ndriti,
38  I ra zëmrësë e nxehu,
39  I ra verës e buçiti,
40  I ra shpirtit, dhe e dehu.
41  I dha erë trëndafilit
42  I dha dritë bukurisë,
43  I dha këngëtë bilbilit,
44  I dha shije gjithësisë.
45  Ay zjar i ra në qiej,
46  Edhe duke përvëluar,
47  U bënë kaq yj e diej,
48  Që i mba Zoti ndër duar,
49  Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
50  Që ka ngehur gjithësinë,
51  Hoth një shkëndijë në jetë,
52  Dhe bëri soje njerinë.
53  more zjar i bekuar!
54  Unë me ty jam përzjerë,
55  Pa jam tretur e kulluar,
56  Po të kam shpirt, mos më lerë.
ZËMËRA
1  Retë kur bënenë sterrë
2  Edhe era kërcëllimë,
3  Dheu bënetë skëterrë
4  Edhe qjelli vetëtimë.
5  Zë një shi me rrëmbim shumë,
6  Që zbret nga ret’ e mbyt dhenë,
7  Bje qiejshit si lumë,
8  Pa vete të gjejë denë.
9  Vinë përrenj t’e rrëketë,
10  Edhe uj’ i trubulluar
11  Vë përpara ç’gjë të jetë,
12  E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.
13  Ashtu dhe zëmëra ime
14  Nxjerr gjëmim’ e vetëtima,
15  Zjar e flak’ e mallëngjime,
16  Derth gjaknë me psherëtima.
17  N’avull ngrihetë përpjetë
18  Prej zëmërsë ngaha zjari,
19  Edhe lotët si rrëketë
20  Derdhenë syvet së qari!
21  miz’ e mbyturë nd’ ujë!
22  Djell’ i shpresësë në daltë,
23  Do pushonjë kjo rrëmujë,
24  e nukë mbetesh në balte.
25  Shiu bje, dheu gjelbërohet,
26  Dhe vera vjen e gjen varrë,
27  Varri me fletë mbulohet
28  Dhe rrëkeja shkon t’a marrë!
29  det i thell’ e pa anë!
30  Që ke mbrenda gjithësinë,
31  Nga ty dalin gjith c’janë,
32  Edhe prapë tek ty vinë.
33  Gjer sa të vinj’ e të bjerë
34  Pik’ e shpirtit t’im si lumi,
35  Në det të math e të gjerë
36  Zemrën t’ime s’e ze gjumi.
TË VDEKURITË
1  Jakë, mejtim, jakë,
2  Dua të mejtohem,
3  Të rri të qetohem,
4  Edhe të qanj pakë.
5  moj koh’ e shkuar,
6  Kurdo që të kujtonj,
7  Përsëri e lëndonj,
8  Zemrën e lënduar.
9  Vallë ku na vanë,
10  Gjithë ata shokë,
11  Q’i patëm mi kokë
12  Ku jan’, ah! ku janë?
13  Qysh humpnë për jetë,
14  Edhe më s’i pamë?
15  Ah! me ’ta pse s’vamë
16  Na lanë të shkretë!
17  Kur ishin të gjallë,
18  Sa shumë i donim,
19  Me një shpresë rronim!
20  Si të mundim vallë?
21  Pa qysh t’i harrojmë?
22  Zëmra s’na duron
23  Shpirti ndaj kërkon,
24  Pa ’ta si të rrojmë?
25  Të gjith’ një qemë,
26  E një zëmër kishim,
27  Gjithë në shpirt ishim,
28  Neve pas pse mbemë?
29  Të shumët’ u ndanë,
30  Po vallë ku vanë?
31  Për jet’ u mërguan?
32  A po u ndryshuan?
33  Ndër sy po më rrinë!
34  Ah! sikundër qenë,
35  Më vjen sikur flenë,
36  Pandeh se do vinë.
37  I kam ndër mënt dhe sot
38  Me shtat, me fytyrë,
39  E zeza mynxyrë!
40  Të arthtë keq, o Zot!
41  Më vjen shumë herë
42  Sikundër do të vinë,
43  Të gjejnë shtëpinë
44  Ata dhe një herë.
45  Të na përqafojnë,
46  E diç të na thonë,
47  Si kishim zakone,
48  Dhe me ne të rrojnë!
49  Po kur më kujtohet,
50  Që janë të vdekur,
51  Në dhet janë tretur,
52  Zëmra më tmerohet.
53  I kemi mbuluar,
54  Ah! në dhet të shkretë,
55  Njeriu në jetë
56  Lintka për të vuar!
57  Lint me ngasherime,
58  Rron me hidhërime,
59  Heq shumë mundime,
60  Vdes me psherëtime,
61  Dhe gjer sa të vdesë,
62  Rrihet e përpiqet,
63  Kurrë nuk’ i hiqet
64  Dhe e shkreta shpresë.
65  Zëmra na ’është vrarë,
66  Dy copa ’shtë bërë
67  S’e kemi të tërë,
68  Se dy është çarë.
69  Një copë ka shkuar
70  Dhe ka zënë varrë,
71  Ng’ ata është ndarë,
72  Ndë dhë ’shtë mbuluar,
73  Zot i vërtetë!
74  Me sa hidhërime
75  E me ç’mallëngjime
76  Rron njeriu n’jetë!
77  Të dashurit tanë
78  Dheut krahët shtruan!
79  Na e përvëluan
80  Zemrën, na e ndanë.
81  I kemi mbuluar
82  Po shpirti që s’vdes,
83  S’ka mbrëm’ e mëngjes,
84  Ku ka fluturuar?
85  Se vdekja s’e zë dot,
86  Po ku vallë qëndroj?
87  Në burimt të tij shkoj,
88  A, tek i madhi Zot?
89  Si lumi që këlthet
90  Me shum’ oshëtimë
91  E me ulërimë
92  Vete prapë në det.
93  Munt të na bashkojnë
94  Krahëthit’ e vdekjes,
95  Ku ’shtë vënd’ i pjekjes,
96  Ndër ’ta të na çojnë.
97  Këtu duhet besa,
98  Mendje pa pusho,
99  Se zëmra m’a do,
100  Dhe s’më pritet shpresa.
101  Kush dha hidhërimnë,
102  Na dhuroj dhe besën,
103  E të kemi shpresën,
104  Kur heqim mundimnë.
105  U kam shumë mallë,
106  Këtu më s’i shoh dot,
107  Shpreh nek i madhi Zot,
108  Do t’i gjenj të gjallë.
109  Vdekja po na thërret!
110  Sado të mënojmë,
111  Varr’ i ftohtë na pret,
112  Atje do të shkojmë!
113  Si lum ajy që rron
114  Njeri i vërtetë
115  Në jetë të shkretë,
116  E shpirtin s’e helmon.
117  Pa lulet q’u-thanë,
118  E nuk’ i shohëm sot,
119  Vinë prapë mot,
120  Shpirtin gjali’ e kanë.

BILBILI
1  Hëna plot pesë-mbëdhjetë.
2  N’anët të qjellit po ndrin,
3  Bota është gjith’ e qetë,
4  Gjësendi nuk’ pipërin.
5  Qielli ësht’ i qëruar,
6  I kulluar po si ari,
7  I fjetur e i qetuar,
8  Syri s’nginjetë së pari.
9  Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi
10  Më të gjith’ anët një dritë,
11  Dhe prej soje gjithë vëndi
12  Është bërë posi ditë.
13  Buruar një uj’ i artë,
14  E dhen’ e ka xbukuruar,
15  Majat’ e malit të lartë
16  Dhe gërxhet i ka zbardhuar!
17  Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë,
18  Dhe përmi det drita bije,
19  E mi shkëmbënj e mi gurë.
20  Dhe vise që jan’ në hije.
21  Nata është fort e qetë,
22  Dhe gjith’ i ka zënë gjumi,
23  Vetëm përrenj t’e rrëketë
24  Ligjerojnë, edhe lumi,
25  Që oshëtin duke shkuar,
26  Nxjer një zë plot ëmbëlsirë,
27  Dhe ikën duke kënduar,
28  Sa vete bukur’ e mirë.
29  Veriu fryn pakë nga dale,
30  Njerës, kafshë, shpes’ e fletë,
31  Pyje, shkëmbinj, fusha, male,
32  Të gjithë janë të qetë.
33  Maji ka sjellë nga Zoti,
34  Shumë bekim e urata,
35  Është xbukuruar moti,
36  Dhe n’ar’ është veshur nata.
37  Lulet kanë lulëzuar,
38  Vjen një erë fort’ e mirë,
39  Drurëtë janë ngarkuar,
40  Dhe barratë kanë mbirë.
41  Dhitë, kecërit e dhëntë
42  Edhe shqerat jan’ tulitur,
43  Rrinë zgjuar vetëm qëntë,
44  Nëpër ledhe janë shtritur.
45  Se nga dëgjonet thëllëza
46  Që thotë tri katër fjalë,
47  Nëpër brinj’ e nëpër rrëza,
48  Dhe deti ka pakë valë.
49  Një zë tjatër tani dëgjonj!
50  Që zëmrënë m’a përvëlon!
51  U-doqçë, më s’munt të duronj!
52  Bilbili ka zën’ e këndon!
53  Qiej, yj e dhë, pushoni,
54  Tani juve kush u dëgjon,
55  Vini veshn’ edhe dëgjoni,
56  Bilbili, bilbili këndon.
57  bilbil! e di se ç’dua,
58  Andaj zëri i bukur yt,
59  M’a dogji shpirtinë mua,
60  Edhe gjumë s’më hyn në syt!
NJË LUL’ E VISHKURË, A NJË VASHËZ’ E VDEKURË
1  Pse mba mëri? s’e mar dot vesh,
2  Përse s’më flet si një herë?
3  Pse s’më shikon? pse nukë qesh?
4  Ç’rri kok’ unjur dhe e mjerë!
5  Sa e qeshur më qe dije!
6  Të xbardhte gusha si kartë;
7  Buza me gas ç’të kish hie!
8  Më ishnje si fill’ artë!
9  Popo! si më je shëmtuar!
10  Të ka zënë varfërija,
11  Më je tretur e kulluar!
12  Ku fluturoj bukurija?
13  Të shoh të fishkurë për dhë,
14  pa shpirt, pa gjak, pa fytyrë,
15  Na le, o lulezë, na le!
16  vdekje! ç’je një mynxyrë!!
17  Që lott’ e syvet s’i shikon,
18  S’vë vesh në mallëngjime,
19  Je e shurdhër, nukë dëgjon,
20  Ah! je plot me hidhërime!
21  Sa na dhemp e shkreta jetë!
22  Ndonëse nuk’ e pëlqejmë,
23  E pandehini të vërtetë,
24  Me gjësendi s’e çkëmbejmë!
25  Të korr’ o lulez’ e gjorë,
26  Të hedhë në jetet tjatër,
27  E nga neve hoqe dorë!
28  Më s’na ke t’ënt’ as të afër!
29  Ah! dh’ ata që kanë shkuar,
30  Zëmërnë zhur na e bënë,
31  E kemi të përvëluar,
32  Zëmra prej guri s’ka qënë.
33  Paskëtaj buza më s’më qesh,
34  Se zëmra m’ësht’ e lënduar,
35  Zot’ i vërtetë! të më ndjesh,
36  Jam djegur e përvëluar.
37  Qiej! veshuni në të zi!
38  Edhe ju yj më mos ndrini!
39  hënë, mos del përsëri!
40  Gjithë të helmuar rrini.
41  Nxihu, o diell’ i shkretë!
42  Ditë, rrobën’ e natës hidh!
43  Thahu e ti po dhë për jetë,
44  Ti lumë, qetohu, mos klith.
45  Të mbarohetë kjo jetë!
46  Të mbretëronjë pushimi!
47  Të bijemë në të qetë!
48  Të gjenjë funt hidhërimi!
49  Rrojmë këtu me mundime.
50  Me ah, e me psherëtima,
51  Me breng’ e me mallëngjime.
52  Me vaj e me ngashërima.
53  Më së fundi hyjmë në dhet,
54  Edhe kurrë më s’na gjejnë!
55  Bijem e humbasëm në det,
56  Dhe valëtë na rrëmbejnë!
57  Të rrëmbyen edhe tynë,
58  lulez’ e bukurisë!
59  T’a sheh të venitur synë,
60  Më ke fytyrën’ e zisë!
61  Kur dhë shpirtinë ti pshonje,
62  Me një psherëtimë si zjari,
63  Gjithë ç’jan’ i përvëlonje
64  Nukë mbetej as një fill bari.
65  Vallë ku do të të shpijen,
66  Në qiej, përpara Zotit?
67  A kërkojnë të të shtijen
68  Prapë në duart të motit?
69  Të linç për të vdekur prapë,
70  E të vdeç, që prapë të linç,
71  Edhe kështu vër’ e vapë,
72  Gjithënjë të veç’ e të vinç?
73  A po për jetë do të shkosh,
74  Mosqënja të të mbulonjë,
75  Edhe ti jetën fa harosh,
76  Dh’ ajo ty të haronjë?
GJUHA JONË
1  Vëllezër Shqipëtarë!
2  Të prekim urtësinë,
3  Të zëm’ udhën’ e mbarë,
4  Të ngjallim Shqipërinë.
5  Shqipërija ka qënë,
6  Edhe po do të jetë,
7  Po sot në ditët tënë
8  Të metë të mos ketë.
9  E ka nderuar Zoti
10  Gjithënjë Shqipërinë,
11  Ish fort mirë qëmoti,
12  Do bëhet dhe taninë.
13  Sa ishte trimërija
14  N’atë kohët të vjetrë,
15  Kish emrë Shqipërija,
16  Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
17  Sa burra kordhëtarë
18  Ka nxjerrë Shqipërija,
19  Më pastaj e më parë
20  Q’i shkruan Istorija.
21  Ajo ish koh’ e zjartë,
22  Dhe kish mundime tepër,
23  Po sot pendë dhe kartë
24  Na duhet, nukë tjetër.
25  burra Shqipëtarë,
26  Të marim dituritë,
27  Se s’ësht koh’ e parë,
28  Tani lipsetë dritë.
29  Të shkruajm gjuhën tënë,
30  Kombinë t’a ndritojmë,
31  Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
32  Nga dalëzë t’a msojmë.
33  Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
34  Sa shije ka e hije,
35  Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
36  Si gjuhë Perëndije!
37  Shum’ e bardhë kjo ditë
38  Për gjithë Shqipëtarët,
39  Do na sjellë një dritë,
40  Që s’e kishin të parët.
41  Kjo dritë do na bjerë
42  Të gjitha mirësitë,
43  Dhe gjithë dot’ i ngrerë
44  Dëmet’ e marrëzitë.
45  Si lum kush zë të mbjellë!
46  Lum kush vë bëtë pemë!
47  Se kjo ka për të pjellë,
48  S’mbulohetë me remë.
KORÇA
1  vëllezër Shqipëtarë!
2  Gëzohi! që erdh kjo ditë,
3  Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë,
4  Që sjell gjithë mirësitë.
5  Kjo është dit’ e rëzë,
6  Që bije vëllazërinë,
7  E dëbon jetën e zezë,
8  Dhe ndarjen’ e marrëzinë.
9  T’a lusimë këtë ditë
10  Që bekoj Zot’ i vërtetë,
11  Dh’ e dërgoj me shumë dritë.
12  T’i mbes emëri për jetë.
13  Sot e vumë gurr’ e parë.
14  E bekuar ësht’ kjo ditë,
15  Zot’ i madh e pruftë mbarë,
16  E na dhëntë urtësitë!
17  Hapu, Lapu errësirë!
18  Pa jakë tëhu o dritë!
19  Se arriti koh’ e mirë,
20  U gdhi nata u bë ditë.
21  Sot niset një tjatrë jetë,
22  Të rremenë posht’ e shtije,
23  Mbretëron f jal’ e vërtetë
24  Dhe të mirat gjith’ i bije.
25  Zot’ i math qoft’ i lëvduar!
26  Q’e nxjer në shesh të vërtetën,
27  Se ajo sij ka buruar,
28  Pa e ka ndituar jetën.
29  Lumja ti, moj Korç’ o lule,
30  Q’i le pas shoqet e tua,
31  Si trimi në ball’ u sulë,
32  T’a paçim për jetë hua.
33  Kushdo që është sot burrë,
34  Dhe Shqipëtar i vërtetë,
35  Emëri s’i shuhet kurrë,
36  Dhe nderi i rron per jetë.
37  Gjuha jonë sa e mirë!
38  Sa e ëmbël! sa e gjerë!
39  Sa e lehtë! sa e lirë!
40  Sa e bukur! sa e vlerë!
41  Kjo’ shtë mëm’ e mirësisë
42  Që bije qytetërinë,
43  Gasthin’ e vëllazërisë,
44  Njerëzin’ e miqësinë.
45  S’jemi Grekër as Bullgarë,
46  As gjë tjatër nukë jemi,
47  Jemi vetëm Shqipëtarë,
48  Një kët’ emër nder’ e kemi.
49  Ky emr’ është shum’ i mirë,
50  Se më s’jemi të gënjyer,
51  Nuke jemi n’errësirë,
52  E njohmë gjen’ e vjyer.
53  Perëndija na e lënte!
54  Për jetë t’a trashëgojmë,
55  Edhe kurrë mos e dhëntë!
56  T’a humbim a t’a harrojmë.
57  Të lemë mëmënë tënë
58  E të marimë një shtrigë!
59  Zoti mos e pastë thënë!
60  Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.
61  O! sa qenë të gënjyer,
62  Ata që vuan për botë,
63  Turp të math kanë rrëfyer
64  Punuanë fare kotë.
65  Pa mejtoni, o të gjorë,
66  Efialtin, Pafsaninë,
67  Që u bënë trathëtorë,
68  Dh’ e gjënë më Perëndinë.
69  Nga gjithë ç’kemi kënduar,
70  Për të njohur vetëhenë,
71  Kaqë gjë kemi mësuar:
72  Të nderojmë mëmëdhenë.
73  Se njerzit gjithë vdesin,
74  Po jeta s’mbetet e shkretë,
75  Gjuha, Mëmëdheu mbesin,
76  Të patundura për jetë.
77  Me zëmërë të gëzuar,
78  Dhe me gjithë shpirt uroni!
79  Zotërinjt’ e Zotëruar!
80  Gjithë përnjëherë thoni:
81  Rroft’ e qoftë Shqipërija!
82  Dhe kombi e gjuha jonë
83  Lulëzoftë diturija!
84  Edhe ndihmës paçim Zonë!
85  Edhe Sulltanit të mirë,
86  Mbretit t’math q’e kemi atë
87  Dhe ka për neve mëshirë
88  E përpiqet dit’ e natë.
89  Zoti jet’ e dit’ të dhëntë
90  Dhe qëllimet ja mbarofte!
91  Me nder përmi front e lënte!
92  Dhe gjithënjë e gëzoftë!
PERËNDIJA
1  Ç’sheh ësht Zot’ i vërtetë,
2  Ç’dëgjon është zër’ i tija,
3  Gjithë ç’ka e s’ka në jetë
4  Është vetë Perëndija.
5  Mos shiko valëtë p’anë
6  Mos të gënjenjë rrëmeti,
7  Të tëra një burim kanë,
8  Gjithë ngrihen pej një deti.
9  Në det të math e të gjërë,
10  Çdo valë, që të sheh syri
11  Atje është det’ i tërë,
12  Po valëtë mirë qyri.
13  Kur fa zësh gjënë të bërë,
14  Ësht’ ashtu me të vërtetë,
15  Po t’a vesh re gjat’ e gjërë,
16  Ësht’ ajy bërësi vetë.
17  Dhe kush flet, edhe ç’gjë flitet,
18  Ç’duket e s’ duket në jetë,
19  Dhe kush sheh, dh’ ajo që shihet
20  Zot’ i vërtet’ është vetë.
21  Se e tërë gjithësija,
22  Që nuk’ i gjëndetë fundi,
23  Është vetë Perëndija,
24  Për atë s’ka vënt gjëkundi.
25  Është në shesht Perëndija,
26  I verbër! s’munt t’a shohë,
27  Ajo është gjithësija,
28  I dituri munt t’a njohë.
29  Pe një lulezë kur shohim,
30  Dhe të vëmë re një fletë,
31  Me dituri, t’a njohim,
32  Q’atje ’shtë Zot’ i vërtetë.
33  Është në shesht Perëndija,
34  Sicili do munt, t’a njohë,
35  Po s’e mbuloj e padija,
36  Njeri tekdo munt t’a shohë.
37  Kush do t’a shohë të tërë,
38  Të shohë mirë njerinë,
39  Vethen’ e tijre të vërë,
40  Atje gjen Perëndinë.
41  Dhe Parajsi dhe Skëterra,
42  Dhe engjëlli edhe djalli,
43  Edhe gjithë ç’ka të tjera,
44  Janë mbrenda tek i gjalli.
45  Ajy që ka mirësinë
46  Ka Perëndin’ e të mirat,
47  Edhe kush ka djallëzinë,
48  Ka djallë e ligësirat.
49  Më çdo anë e kërkova,
50  Thashë, ku ’shtë Perëndija?
51  Po më pastaj e mësova,
52  Qenka ndaj mej’ e s’e dija!
53  Kërkonja gjetkë t’a gjejë
54  Zotn’ e math e të vërtetë,
55  Ajy qënëkej ndaj meje,
56  E paskësha unë vetë!
57  Me fjal’ e me agjërime
58  Nuk’ e gjen dot Perëndinë,
59  As me kreshm’ e me kungime,
60  Si punojn’ ata që s’dinë.
61  Trajstën’ e ke plot me bukë
62  Edhe hiqesh si i mjerë,
63  Dhe ke zën’ e thua nukë
64  E lipën derë më derë!
65  Është ndaj teje i gjallë,
66  Ti e kërkon nëpër gurë,
67  Në të rrem e në përrallë
68  Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
69  Pa s’vdes kurrë Perëndija
70  Po kush vdes në jetë vallë?
71  Gjë s’vdes, sepse gjithësija
72  Është gjithënjë e gjallë.
73  Qeshë diellë, ishnja hënë,
74  U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
75  Yll e zok e dash kam qënë
76  Pa dhe njeri shumë herë.
77  Sa det i math e i gjerë!
78  Edhe sa mijëra valë,
79  Si-cil’ atje do të bjerë
80  Prapë soje do të dalë.
81  Mijëra shpirtëra ngrihen,
82  Bijen mijëra të tjera,
83  Vjen dimëri, lulet pshihen,
84  I nxjer prapë në shesht vera.
85  Nj’ është, po ka shumë gjyrë
86  Duket sikur s’ka të ngjarë,
87  E sheh fytyrë fytyrë
88  Po ’shtë i njëjt’ e i pandarë.
89  Ajy është trëndafili
90  Edhe gjemb’ i trëndafilit,
91  Ajy është dhe bilbili,
92  Ajy dhe zër’ i bilbilit.
93  Mos shiko ç’rrobe ka veshur
94  Është mbrënda vet’ i qetë,
95  Syr’ i t’urtit e sheh çveshur
96  Veç ati s’ka gjë ndë jetë.
97  Zoti është gjithësija
98  Ay është gjithë ç’janë,
99  Po kush njeh vethen’ e tija
100  S’e kërkon më tjatër anë.
101  Dhe qelqeja u-hollua
102  Dhe vena pa u përzjenë,
103  S’ka ven’ është qelqe thua
104  A s’ka qelqe, është venë!
105  Unë ndaj teje një pikë?
106  det i gjër’ e pa anë!
107  Të hynj brënda! më vjen frikë!
108  Po s’hiqem dot dhe më nj’ anë.
109  Të kisha zën’ e bilbilit
110  Gjithënjë do të këndonja
111  Bukurin’ e trëndafilit,
112  Dhe kurrë të mos pushonja!
113  Po ti vetë je, o bilbil.
114  Ti je edhe dashurija,
115  Ti je edhe trëndafili
116  Edhe bukuri e tija.
117  Ti je ç’është jet’ e tërë
118  Ti je vetë gjithësija,
119  Ti vetë njeri je bërë
120  More fytyrën’ e tija!
121  Oh! det i madh, i pa-anë,
122  Në një stamnë qysh ka hyrë?
123  Ay q’është gjithë ç’janë!
124  U mblodh tok më një fytyrë?
125  Më çdo anë që shikova,
126  Pashë mirë që je vetë,
127  Të gjeta tek të kërkova
128  Zot’ i madh e i vërtetë!
129  Prej trupi shpirt është bërë,
130  Edhe shpirti trup në jetë,
131  Është bërë një i tërë
132  Gjithë ç’është është vetë!
133  Paskëtaj, o shokë, kurrë
134  Mos kërkoni Perëndinë,
135  Nëpër mur’ e nëpër gurë,
136  Po shihni mirë njerinë!
137  Zemr’ e njeriut në jetë
138  Është vënt’ i Perëndisë,
139  Ësht’ atje Zot’ i vërtetë
140  Det’ i madh i gjithësisë.
141  Ay është gjithësija
142  Edhe udh’ e Perëndisë,
143  Është vetëm njerëzija
144  Q’i duhetë njerëzisë.
145  Merr’ dorën e diturisë
146  Pa ajo do të nxjerë
147  Gjer te fron’ i Perëndisë,
148  Ndaj soje do të të shpjerë.
149  Ësht’ e vërtetë kjo punë
150  Mos qëndroni n’errësirët,
151  Se këtë s’e gjeta unë
152  E kanë thënë të Mirët.
SHPREH
1  Kam shumë shpresë
2  Te Perëndija,
3  Që të mos jesë
4  Kshu Shqipërija,
5  Po të ndritohet
6  Të lulëzohet.
7  Pa vjen një ditë
8  Që të na sjellë
9  Të madhe dritë
10  P’ ajo të pjellë:
11  Qytetërinë,
12  Fatbardhësinë.
13  Vëllazërija
14  Edhe bashkimi
15  E njerëzija
16  Është shpëtimi,
17  Lum kush t’arrinjë!
18  Pa do të vinjë.
19  Që Shqipërija
20  Do të ndritohet,
21  Dhe ligësija
22  Do të mërgohet.
23  Jak’ e vërtetë!
24  Pse rri e qetë?
25  Për Shqipërinë
26  Ditët e mira
27  Paskëtaj vinë
28  Shkoj errësira,
29  Lum kush të rronjë,
30  T’a shohë zonjë!
31  Se Shqipëtar!
32  E gjuh’ e tija
33  Venë së mbari
34  Dhe Shqipërija,
35  Lum kush t’a shohë
36  Për pakë kohë.
37  Pa dituritë
38  Dhe mbrothësija
39  E mirësitë
40  Dhe njerëzija,
41  Do të burojnë
42  Nuke mënojnë.
TRADHËTORËT
1  Shokë! kemi në mest tënë
2  Shum’ armiq’ e tradhëtorë!
3  Popo! mos u qoftë thënë!
4  Veç që s’kanë gjë në dorë!
5  Haruanë Mëmëdhenë!
6  Dh’ e lanë kombinë tënë!
7  E një tjetërë na gjënë!
8  Popc! mos u qoftë dhënë!
9  Lanë Zonjën’ e lëvduar!
10  E zunë një kurvë shtrigë!
11  Të ndyr’ e të mallëkuar!
12  Të fëlliqur’ e të ligë!
13  Lanë Mëmënë të çveshur!
14  Dhe mundohenë për botë!
15  Pa dhe bota duke qeshur
16  U thotë, mundohi kotë!
17  Qysh u bënë Efialtë!
18  E nuk’ e njohin të mirën,
19  Uthullën pandehin mjaltë
20  Edhe dritë errësirën!
21  Buk’ e Mëmëdheut i zëntë!
22  Tradhëtorët’ e pabesë,
23  Dhe Zoti dërmën u-dhëntë,
24  Kurrë mos paçinë pjesë!
25  Miqt’ armiq i kanë bërë!
26  Armiketë miq i zunë!
27  Qysh janë fyell të tërë!
28  Ç’është kjo e madhe punë!
29  Fajn’ e madh kur do t’a njohin
30  Njerëzit e mallëkuar?
31  Dritënë pse nuk’ e shohin?
32  Apo janë të verbuar?
33  Janë së gjithash të marrë!
34  Dhe të liq me të vërtetë,
35  Mëmëdheut bëjnë varrë,
36  Po do të bienë vetë.
37  Se mbretëron e vërteta,
38  S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë,
39  T’ish ashtu, qe prishur jeta,
40  S’kish mbetur gjë e vërtetë.
41  Ata turpinë fitojnë
42  Nder’ e tyre posht’ e hedhin,
43  Dhe armikëtë gëzojnë
44  E në errësirët bredhin.
45  Nuk’ është kurrë harruar
46  E mira dh’ e lig’ e shkretë,
47  Të gjitha janë paguar,
48  S’ka mbetur gjë në jetë.
49  Lerini, pa do t’a gjejnë
50  Të vërtetën do t’a njohin,
51  Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
52  Jan’ të verbër’ e nuk shohin.
53  O! popo, ç’turp kanë marrë!
54  Janë bërë tradhëtorë!
55  Dhe s’janë më Shqipëtarë
56  Se nga kombi hoqnë dorë!
57  Me të huajnë u-bënë!
58  Me armikn’ e Shqipërisë!
59  S’duanë gjuhënë tënë
60  Armikëtë e Perëndisë!
61  Ndjej’ o Zot se nukë dinë
62  Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
63  Rrahin të prishin shtëpinë!
64  Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
65  Të gjorët janë në gjumë!
66  Të vërtetënë s’e dinë,
67  Do të mundohenë shumë,
68  Pastaj mëntë do t’u vinë.
69  Vëllazërin’ e harrojnë
70  Dhe kombin e mëmëdhenë
71  Dhe armikëtë dëgjojnë!
72  Edhe s’dinë se ku venë!
73  Hiqni dorë, hiqni dorë!
74  Mblidhni mënt’ e turpërohi,
75  Mos u-bëni tradhëtorë
76  Se pastaj do të pendohi.
BUKURIJA
1.
1 : 1  Do të këndonj Bukurinë
1 : 2  E të lëvdonj Perëndinë,
1 : 3  Perëndin’ e bukurisë,
1 : 4  Q’i dha shije gjithësisë!
1 : 5  Perëndija bukuroshe!
1 : 6  Ty të falem e të lutem
1 : 7  Më vjen në gji të të futem
1 : 8  Zonja përkëdheloshe!
1 : 9  Që më je si mbretëreshë,
1 : 10  Të keqen o pëllumbeshë.
2.
2 : 1  Zot i vërtetë!
2 : 2  Ke mbledhur dritën,
2 : 3  Diellin, dritën,
2 : 4  Ndë gjithë jetë,
2 : 5  Edh’ e ke bërë
2 : 6  Gush’ e krahruar,
2 : 7  Faqez’ e ballë,
2 : 8  Dhe pulp’ e llërë,
2 : 9  Sy e qepallë,
2 : 10  Dhe këmb’ e duar!
3.
3 : 1  Në fytyrët tënde gjeta Bukurinë.
3 : 2  Si ajy që gjeti në malt Perëndinë
3 : 3  Lulezët e Majit sa janë të mira!
3 : 4  Po përpara teje m’erdhë të pështira.
3 : 5  Kur shoh faqezët’ e tua,
3 : 6  Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit,
3 : 7  Zëri yt shpirt më jep mua,
3 : 8  Nuk’ i le shije bilbilit.
3 : 9  Edhe yjt’ e hëna si të shëmëtuar
3 : 10  M’u duknë, kur pashë atë syn’e shkruar.
3 : 11  Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!
3 : 12  Zëmrënë m’a dogje, m’i përndave mëntë!
3 : 13  Do të vdisnja me shumë gas,
3 : 14  Të paskësha pakë shpresë,
3 : 15  Se do të thuash ti më pas,
3 : 16  Vdiq, për mua, pastë ndjesë.
4.
4 : 1  Kudo është Bukurija,
4 : 2  Në qiej, në dhë, në hënë,
4 : 3  Në diell, në shenjë, në yje,
4 : 4  Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,
4 : 5  Çdo vënt që të ketë zënë,
4 : 6  Atje çfaqet Perëndija,
4 : 7  Po këtu është e tërë,
4 : 8  Dhe ajo tin është bërë!
5.
5 : 1  Pashë pjeshkëtë ndër fletë,
5 : 2  Pa m’u-mejtua gjiri yt,
5 : 3  Edhe më mbenë përpjetë
5 : 4  Në zëmrët, në shpirtit, në syt!
5 : 5  Jaseminë kur e pashë,
5 : 6  Q’ish i bardhë si dëborë,
5 : 7  Pse më ndjek zemrën, i thashë,
5 : 8  E më ngjan më atë dorë?
5 : 9  Dhe në mejtim të madh rashë,
5 : 10  Më ra në det mëndja, m’u mbyt,
5 : 11  Më la vetëm e të shkretë,
5 : 12  Edhe të mjer’ e të gjorë!
6.
6 : 1  Qiriri meje ka mësuar
6 : 2  Të digjet të përvëlohet,
6 : 3  Edhe duke përvëluar,
6 : 4  Të qeshnjë e të gëzohet,
6 : 5  Të bënetë zjar e flakë,
6 : 6  Të tretët pak’ e nga pakë.
6 : 7  Ti e msove trëndafilë
6 : 8  Të çelet, të lulëzohet,
6 : 9  Të qeshnj’ e të zbukurohet,
6 : 10  T’a përvëlonjë bilbilë,
6 : 11  E f a bënjë të pëlcasë,
6 : 12  Një fjalë të mos i flasë,
6 : 13  Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
6 : 14  Të xbukurohet më mirë,
6 : 15  E të mos ketë mëshirë,
6 : 16  Po t’a lerë dne pa gjumë.
7.
7 : 1  Bërthama jote o hurma!
7 : 2  Më rrëfen bukur e mirë;
7 : 3  Zemr’ e buz-ëmblësë, më tha,
7 : 4  Ësht’ e fort’ e p’ amblësirë.
7 : 5  Po fjalënë s’ja besova,
7 : 6  Nuk’ ësht’ e vërtetë, thashë,
7 : 7  Tani holl e kupëtova,
7 : 8  Se me syt’ e mi e pashë.
8.
8 : 1  more shtat i florinjtë!
8 : 2  Bukurija teje buron,
8 : 3  Edhe të rrjedh nga pëqinjtë,
8 : 4  Gjithë jetën e xbukuron.
8 : 5  Më ecën me shumë shije,
8 : 6  Dhe si thellëza më vështron,
8 : 7  Edhe më hedh nje shkëndijë,
8 : 8  Dhe zemrënë m’ a përvëlon.
8 : 9  Të keqen e këmbës sate,
8 : 10  Të ju-bëfsha ati syri,
8 : 11  E leshravet si tërtërë,
8 : 12  E qepallës si gjilpërë,
8 : 13  Që në zëmërë më hyri.
8 : 14  Ç’pate, që më vrave, ç’pate?
8 : 15  Nga qepallatë jam qarë,
8 : 16  Po të vërtetën’ e gjeta,
8 : 17  Vetullat më paskan vrarë,
8 : 18  Më vrau hargu, jo shigjeta.
9.
9 : 1  Zëmra jote në krahrort tënt
9 : 2  Është hekur brënda n’ergjënt;
9 : 3  Dhe në linj’ ajy krahruar,
9 : 4  Si ndë dhë gur’ i paçmuar.
9 : 5  Dielli zënë me rezë,
9 : 6  Vera në qelqe të zezë,
9 : 7  Shpirti brënda nër qivure,
9 : 8  Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
10 : 1  Do të shtrihem
10 : 2  Të venitem,
10 : 3  Si kandili kur s’ka vaj,
10 : 4  Balt’ e pluhur
10 : 5  Do të bëhem,
10 : 6  Të më shkelnjë këmb’ e saj;
10 : 7  E të prehem
10 : 8  Duke puthur
10 : 9  Atë këmbë pasandaj.
10 : 10  As më thua,
10 : 11  Ç’ke me mua?
10 : 12  Pse të dua paskam faj?
11.
11 : 1  Pse heq unë
11 : 2  Hidhërime,
11 : 3  A në vdekça, ti mos qaj,
11 : 4  Vdekja ime,
11 : 5  S’të prish punë,
11 : 6  Haj, e zeza jetë, haj!
11 : 7  veri! pa hiq i thua
11 : 8  Sorkadhësë qafë-gjatë:
11 : 9  Më ka thënë pyllë mua,
11 : 10  S’mblidhem dot as dit’ as natë!
11 : 11  Pyetë vallë përse,
11 : 12  Pastaj jak’ e më rrëfe.
11 : 13  Bukuroshe! sy-mëshqerë!
11 : 14  Shikomë një herë mua,
11 : 15  Trëndafil’ i kuq me erë!
11 : 16  E di vallë sa të dua?
11 : 17  E mora vdekjen në sy,
11 : 18  Do të vdes, të vdes për ty.
12.
12 : 1  ...Mos i hap leshratë n’erë
12 : 2  Të m’arratiç mëndjen t’ime,
12 : 3  Mos më shiko dhe një herë,
12 : 4  Se m’u bë zëmra thërrime.
12 : 5  Si thëllëx’ e bukur mos shko
12 : 6  Mos vështro si pëllumbeshë,
12 : 7  Shpirtinë mos m’a përvëlo,
12 : 8  Mos u tunt si mbretëreshë.
12 : 9  Me qepallatë si shtijë
12 : 10  Mos më vra mos më plagos,
12 : 11  Me vështrim po si shkëndijë
12 : 12  Mos më vdis e mos më sos.
13.
13 : 1  E pashë dije tek shkonte,
13 : 2  Soje ndritte gjithë jeta,
13 : 3  Pa hoth syt’ e më shikonte,
13 : 4  Duke kthyer si shigjeta!
13 : 5  Posa pashë Bukurinë,
13 : 6  Zemrën’ e varfrë m’a piku,
13 : 7  Ndjeva në të dashurinë,
13 : 8  Që më erdh, dhe më s’më iku,
13 : 9  Pse s’ka fjalë të dëftenjë
13 : 10  Dashurin’ e Bukurinë,
13 : 11  Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
13 : 12  Nuk’ e them dot Perëndinë!
13 : 13  Mos u mundo kot,
13 : 14  Nukë thuhet dot.
14.
14 : 1  M’iku me vrap djalërija
14 : 2  E më la mbi dhe të shkretë,
14 : 3  Më erdh shtriga pleqërija
14 : 4  Fshehtazi, si qen’ i qetë.
14 : 5  popo! ç’më gjet, o shokë,
14 : 6  Do të qanj me thes më kokë,
14 : 7  ditët e djalërisë.
14 : 8  Që kishit shumë gëzime
14 : 9  Ratë në det t’arratisë,
14 : 10  Më latë në hidhërime!
14 : 11  Tani jetënë ç’e dua,
14 : 12  Më s’ësht’ e shkreta për mua.
14 : 13  Ti o bukuroshja ime!
14 : 14  Të ritë m’a paç për jetë,
14 : 15  Kurrë mos pafsh hidhërime!
14 : 16  Të dashtë Zot’ i vërtetë!
14 : 17  Syri yt mos u-venittë.
15.
15 : 1  Vera vate, shkoj,
15 : 2  Bilbili pushoj,
15 : 3  Lulet u-thanë!
15 : 4  Dimëri u-qas,
15 : 5  Dëborë vjen pas,
15 : 6  Fletëtë rënë.
15 : 7  Gjësendi më s’mbet
15 : 8  Thua për mi dhet,
15 : 9  Shpestë pushuan!
15 : 10  Zëmra ime zjen,
15 : 11  E ty më s’të gjen
15 : 12  Pa heq e vuan.
16.
16 : 1  Erdh e na gjet
16 : 2  Vera mi dhet,
16 : 3  Dhe këtë herë
16 : 4  Për shumë vjet
16 : 5  E me shëndet,
16 : 6  Na gieç, o verë!
16 : 7  Sa më pëlqen,
16 : 8  E ç’më dëfren
16 : 9  Luleja mua!
16 : 10  Ç’mirë më vjen
16 : 11  Se shembëllën
16 : 12  Faqet e tua.
16 : 13  Del të të shoh,
16 : 14  Oh! oh! oh! oh!
16 : 15  sy mëshqerë
16 : 16  Dua t’a ngroh,
16 : 17  Se po m’u ftoh
16 : 18  Zemr’ e mjerë.
16 : 19  Syri m’u vesh,
16 : 20  Po del në shesh,
16 : 21  Malli m’u shtua,
16 : 22  Shih, mos më lesh!
16 : 23  Popo! kur qesh,
16 : 24  Ah, sa të dua!
VAREFERIJA
1.
1 : 1  Ju të pasur, kur rrini
1 : 2  Rreth zjarit me gëzime
1 : 3  Qeshni, hani e pini,
1 : 4  Xbaviti me dëfrime.
1 : 5  Këceni e këndoni,
1 : 6  Dhe çeli e gëzohi,
1 : 7  Bëni gaxhi e loni
1 : 8  Edhe prëhi e ngrohi.
1 : 9  Ju vjen së largu afshi,
1 : 10  Ndë sallonet të gjerë,
1 : 11  Shtruarë pej mëndafshi
1 : 12  Mbushur me gjë të vlerë.
1 : 13  Nga ari, nga ergjëndi,
1 : 14  Nga floriri, nga drita
1 : 15  Llapëtin gjithë vëndi,
1 : 16  Tfaqet natënë dita.
1 : 17  Zonjat bukuroshe
1 : 18  Veshur, rrobat’ e arta,
1 : 19  Vashatë vogëloshe,
1 : 20  Të bardha posi karta.
1 : 21  Djemthit e përkëdhelur
1 : 22  Të lartë e të ndruar
1 : 23  Me zëmërë të çelur,
1 : 24  Me buzë të gëzuar.
1 : 25  Vinë rreth e kërcejnë,
1 : 26  Dhe qeshin e këndojnë,
1 : 27  Lozinë e dëfrejnë,
1 : 28  Kohën me gaz e shkojnë.
1 : 29  Dhe juve duke parë
1 : 30  Me sy fatbardhësinë,
1 : 31  S’ju vjen fare të qarë
1 : 32  Vallë për varfërinë?
1 : 33  E dini, q’është jashtë
1 : 34  Një plak’ e dobëtuar:
1 : 35  E përgynjyr, e lashtë,
1 : 36  E mjer’ ë dëshëruar,
1 : 37  E fishkur’ edh’ e thatë,
1 : 38  E thinjur e kërcure,
1 : 39  E urët dit’ e natë,
1 : 40  Dergjetë nër qivure!
1 : 41  Një plak’ q’i vdiq fëmija,
1 : 42  Edhe mbet e helmuar,
1 : 43  Se ju shkretua shtëpija,
1 : 44  Mbet si kandil’ i shuar!
1 : 45  Një foshnj’ e varfëruar,
1 : 46  Pa mëmëz’ e pa atë,
1 : 47  E gjor’ e dobëtuar!
1 : 48  E ligur e e thatë!
1 : 49  Gjithë këta të mjerë
1 : 50  Në të këqija rrojnë,
1 : 51  Vin’ e lipin më derë,
1 : 52  Një kafshitë kërkojnë!
1 : 53  E kur vjen të kërkonjë,
1 : 54  Brengën s’munt t’a rrëfenjë,
1 : 55  E rreh të na dëfrenjë!
1 : 56  Sa ’shtë turp për njerinë,
1 : 57  Ku shkojm’ e s’kthejmë synë!
1 : 58  S’dëgjojmë Perëndinë?
1 : 59  S’është vëllathi ynë?
1 : 60  Oh! epni, ju që kini,
1 : 61  Kush i ndih varfërisë,
1 : 62  Ay q’ep, po e dini,
1 : 63  Q’i huan Perëndisë.
1 : 64  T’apim, se vjen një ditë
1 : 65  Q’e lemë këtë jetë,
1 : 66  Dhe gjen’ e begatitë,
1 : 67  Vemi në të vërtetë,
1 : 68  Përpara Perëndisë,
1 : 69  Që do të na gjykonjë,
1 : 70  Urat’ e varfërisë
1 : 71  Arrin të na shpëtonjë.
1 : 72  Ajo or’ e borinjtë,
1 : 73  Që ligjëron e bije,
1 : 74  Rreth t’i mplaknjë të rinjtë,
1 : 75  Buzë varrit na shpije!
1 : 76  Epni t’u falnjë Zoti
1 : 77  Juve gjithë të mirat,
1 : 78  E të mos muntnjë moti
1 : 79  T’ju sjellë të pahirat.
1 : 80  Mba unazat në dorë
1 : 81  Pa një farë nevoje!
1 : 82  Zonjë! shumë të gjorë
1 : 83  Vdesën për bukë ngojë!
1 : 84  Ep t’apë Perëndija
1 : 85  Të gjitha mirësitë,
1 : 86  Të të kenë fëmija
1 : 87  Shëndet e jet’ e ditë.
1 : 88  Zot i madh, i vërtetë!
1 : 89  E gjithë ju të Mirët!
1 : 90  Mos e lini për jetë
1 : 91  Njerinë n’errësirët.
2.
2 : 1  Sa jemi Shqipëtarë,
2 : 2  Kemi gjithë një besë,
2 : 3  Jemi gjithë një farë,
2 : 4  Dhe rrojmë me një shpresë,
2 : 5  S’jemi kurrë të ndarë.
2 : 6  Bes’ është Perëndija
2 : 7  Për gjithë Shqipëtarët.
2 : 8  Edhe vëllazërija,
2 : 9  Urtësija, të mbarët,
2 : 10  Fë është njerëzija.
2 : 11  Më çdo vënt që të jemi,
2 : 12  MëmëdheLULET E VERËSË
NAIM FRASHËRI
JETA
1  Sa e dua gjithë jetën!
2  Se atje gjenj të vërtetën,
3  Yjtë, nënën, hapësirën,
4  Të mugëtit, natën, ditën,
5  Mëngjezë, djellinë, dritën,
6  Mbrëmën, dh’atë errësirën
7  Natën, kur ësht’e qetuar,
8  Edhe gjësendi s’dëgjonet;
9  Qjellin kur ësht’i qëruar,
10  E hapësira ndritonet,
11  Ret’ e zeza sterrë nd’erë.
12  Vapën, vjeshtën, dimrin verën,
13  Retë, shinë, dhe lumenjtë,
14  Gjëmim, mjërgullë, përrenjtë,
15  Dborën, brëshërin’e erën,
16  Malet, fushat edhe brigjet,
17  Grykat, çukat edhe shtigjet.
18  Oshëtimën, pyjet, drurët,
19  Shkëmbenjtë, gërxhet’e gurtë.
20  Lulet, barërat që mbijnë,
21  E shpesët që fluturojnë,
22  Edhe këngëra këndojnë,
23  E në për dega lëvrijnë.
24  Dhe njerin’e bagëtinë
25  Dhe gjithë ç’është në jetë
26  I dua si Perëndinë,
27  Se nga do që këthenj sytë
28  Shoh atje Zotn’e vërtetë
29  Q’është një e s’ka të dytë.
KOH’E SHKUARË
1  Kam pushuar, jam qetuar,
2  E rri më nj’an’e derth lot,
3  Me zemër të përvëluar,
4  Me hulm me hidhërim plot.
5  Si zogu, kur bje e fryn
6  Dheu mbushet me dëborë,
7  Nën’ strehët i mjeri hyn,
8  Rri i varfër e i gjorë.
9  Sheh dëborënë që bije,
10  Edhe zinë që ka rënë,
11  Botën pa shij’e pa hije,
12  Dhe s’guxon të nxier zënë.
13  S’sheh gjëkundi lul’e fletë
14  Po të ngrit’e ftohtësire,
15  Jetënë gjithë të qetë,
16  Gjithësinë shkretëtirë.
17  Dhenë të bardhë si vezë,
18  Dhe pa gjeth’e pa burbuqe,
19  Zëmrëzën’e tij të zezë,
20  Q’e pat si lule të kuqe.
21  Më s’sheh shok, as fis, as miq.
22  As fëmijë, as folezë,
23  Shpresëza e tij i vdiq,
24  E ju përhap posi rezë.
25  Pa kokëzën’e fut në gjit,
26  Mbyll syt e hyn në mejtim,
27  Mejtohet edhe psherëtit
28  Me mall shum’e mallëngjim.
29  Mos pandeh se fle, a dremit,
30  Kur e sheh q’është qetuar,
31  Dhe këllet kokëzën në gjit,
32  Është gjithënjë i xgjuar.
33  Me mëndjezët të tij thotë,
34  Ah! shkoj, vate, koh’ e mirë,
35  Dua e mundohem kotë,
36  S’e kthej dot me të pahirë.
37  ju drurët’e uruar!
38  Ju shoh pa lul’e pa fletë,
39  Të rjepur të varfëruar,
40  Edhe të that’e të shkretë!
41  Kështu si ju edhe unë
42  Ndë jetë të shkret u thashë,
43  O! sa fletë m’u-këpunë,
44  Edhe ran’e më s’ i pashë!
45  Edhe ju fusha e male
46  Që nukë prishi e s’ndrohi,
47  Edhe ju dale nga dale
48  Më duketë po ndryshojti!
49  Ah! dhe ju ishit të tjerë,
50  Yjt’ e bukur, e ti hënë
51  Kur u shikonja një herë
52  Tani një zi u ka rënë.
53  Moj kohëz’ e djalërisë
54  Sa me vrap ike dhe shkove,
55  Hyre në gjit të Perëndisë
56  Edhe mua më harove.
57  Ti çdo gjëzë m’a tregove
58  Të bukur e fort të mirë,
59  Edhe gazë m’a shumove
60  E m’epnje shumë dëshirë.
61  Si t’ja bënjë zemr’e mjerë,
62  Me kohën gënjeshtare
63  Që ndrohetë kurdoherë,
64  Dhe s’ngjan ime të parët fare!
65  Duke ikur na rrëmben,
66  Gjithë ç’duam e ç’gjë kemi,
67  Ah! e shkreta ç’na gënjen,
68  Ashtu si qemë më s’jemi!
69  Le të bëhet urdhëri yt,
70  Zot’ i math e i vërtetë!
71  Po pse të na mbetet në syt
72  Kjo koh’e shkuar e shkretë?
DIT’E RE
1  Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti,
2  Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti.
3  Është një dit’e bekuar, që rrjedh qiejshit bukurija,
4  Del në sheshi Zot’i vërtetë, rrëfen fytyrën e tija.
5  Ngjallen të vdekurit gjithë, mal’e fusha gjelbërojnë,
6  Qielli qesh, dheu gëzohet, dhe lulet lulëzojnë.
7  Thonë dimëri na prishi, po s’na humbi dot për jetë,
8  Erdhi kjo dit’e na gjeti, nuk’e la dhenë të shkretë.
9  Qielli ësht ndrituar edhe bërë si pasqyrë,
10  Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë.
11  Veshur në bar e në lule edhe në gjethe në fletë,
12  Bukuri e Perëndisë ka dal’e duket në jetë.
13  Ujërat po burojnë, dhe venë duke kënduar,
14  S’shoh gjësendi të pëlyrur, gjithë janë lar e ndruar.
15  Shqerratë po blegërijnë, edhe mëmate kërkojnë,
16  Zoqtë nër gjethe lëvrijnë, dhe këndojn’e fluturojnë.
17  Gjithë ç’janë ngjallen, çelen, përsëriten, zbukurohen,
18  Duhen, qeshin, rrojnë, prehen edhe këndojn’e gëzohen.
19  Lint Aliu, çfaqet dita, del Zoti, vjen e vërteta,
20  Mbleron dheut ëmbëlsira, edhe rojit po si bleta.
21  Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
22  Të bëhen një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.
23  Është dit’e dashurisë, ditë e vëllazërisë,
24  Dit’e mbarë e gëzimit, dit’e bardhë e miqësisë.
25  njeri! paskëtaj kurrë fjalë të ligë mos thuash,
26  Po përshëndosh gjithë ç’janë, thuaj gëzuash! gëzuash!
PËR SE?
1  Pse s’vjen, o dit’e mirë,
2  Pse vallë nukë vjen?
3  Gjer kur në errësirë?
4  Mos Zoti të pëlqen?
5  As hidhe gardhe,
6  Dhe shpejto pakë,
7  dit’e bardhë,
8  Dhe jakë, jakë,
9  Se të pres,
10  Nukë vdes.
11  Jak’o dit’e uruar!
12  Që lind nga perëndon,
13  At’an’e ke ndrituar
14  E ne pse na haron?
15  Dritëz’e jetës!
16  Edhe e motit
17  Dhe e së vërtetës,
18  Dhe gaz’i Zotit,
19  Ndritëna
20  E xgjohna.
ZËMËRA
1  Fuqi’ e Perëndisë
2  Duketë tek do,
3  Se shpirt’i gjithësisë
4  Po është ajo.
5  Ajo është gjithë ç’janë,
6  Është në çdo vënt
7  E duket më ç’do anë,
8  Në trup e në mënt.
9  E shohëmë në qiej,
10  Në shi e në rë,
11  Ndë hen’e në për diej
12  Ësht’ edhe në dhë.
13  Më tepër zemrën tënë
14  Atë ka për fron,
15  Nuk ja dëgjon zënë,
16  Zemrën s’e dëgjon?
DIT’E ZEZË
1  U gdhi një ditë, një dit’e zezë,
2  Engjëllit’ gjithë me lot po qanin,
3  Përpara Zotit shihnin një rezë,
4  Rrinin tmeruar edhe zi mbanin.
5  Dheu qe mbuluar ane një errësirë,
6  E tërë bota ish egërsuar,
7  Dielli e hëna ishin nxirë,
8  Qielli ishte i trubulluar.
9  Ish bërë sterrë tej-për-tej jeta,
10  E ishte një tmer, tmer i mërzitur,
11  Se kishte humbur gjith’e vërteta,
12  Se gjithë bota isht’e mahnitur!
13  Paudhësija dhe ligësija
14  Ishte bërë mbret mbi det të shkretë!
15  Dhe të këqijat e padija
16  Kishin zënë vënt për të vërtetë!
17  Ish një mynxyrë mbi njerëzinë!
18  Sepse gënj eshtra po prist’e qepte,
19  E kish verbuar fare njerinë,
20  Edh’ e vërteta po mirt’e jepte.
21  Dritëz’e bukur e Perëndisë
22  Nd’anët e rripës kishte qëndruar,
23  Dhe errësira e ligësisë
24  Nga të gjith’anët e kish rrethuar.
25  Lufton gënjeshtra me të vërtetën,
26  Dhe errësira dritën luftonte,
27  Që t’erresonte së gjithash jetën,
28  Dhe djallëzija të mbretëronte.
29  Po derdhej gjaku, gjak i bekuar,
30  Qjelli kish hedhur cipën e zisë.
31  Përpara syve të Perëndisë,
32  Ëngjëjtë qanin duk’e tmeruar.
33  Yj edhe qiej! qysh s’u-rrëzuatë?
34  E si s’u bëtë cop’e thërime?
35  Diell e Hënë për se qëndruatë?
36  E nuk’u bëtë si zëmra ime?
37  Zot i jetës, shumë durove,
38  Shumë durove, o zëmër-gjërë,
39  Po na të gjorët na përvëlove,
40  Na perzëllite zemrën e mjerë!
41  Njeri i ndyrë, komb’i mërzitur!
42  Imam Hysenit i heth shëgjetë?
43  Nukë di se ç’bën, je i mahnitur?
44  E kë godit kshu? Zotn’e vërtetë?
BESOJMË
1  Besojmë Zotnë q’ësht’ i vërtetë,
2  Se gjithë ç’shahem ësht’ ay vetë,
3  Dhe falëtore kemi njerinë,
4  Atje e gjejmë dhe Perëndinë.
5  Ëngjëllë thuhetë vetij’e mirë,
6  Dhe djalli është pun’e pështirë.
7  Njeriu s’vdes’ po vetëm ndërrohet,
8  Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet.
9  Njerin’e bëri Zoti të lirë,
10  Po duhet kurdo të bënjë mirë,
11  Dhe i dha mëndjen që të peshonjë.
12  Dhe të paudhat t’i largësojnë.
13  Të mos përflasë, të mos qërtonja,
14  Të jet’i urtë, me nder të rronjë,
15  Shpirti na thotë të bëjmë mirë,
16  E të rnos kemi kurrë dëshirë,
17  Për të këqia kurrë në jetë,
18  Të jemi t’urtë e të vërtetë.
19  Fort lark të jemi nga marrëzija,
20  E të mos rrojmë si bagëtija.
21  Falje ne kemi vëllazërinë
22  Dha dashurinë e njerëzinë,
23  Se udh’ e drejtë e Perëndisë,
24  Nuk’ është tjatrë, veç njerëzisë.
25  Po të nderojë njeriu njerinë,
26  E ka nderuar dhe Perëndinë
27  Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë,
28  Shtëpi e tij është zëmra jonë.
29  Të dil në shesh desh Zot’i vërtetë,
30  Bëri njerinë dhe atje është vetë.
31  Një njeri që njeh vethen e tija,
32  E di se ç’është dhe Perëndija.
UJËT E BEKUARË
1  Ejani këtu, o shokë,
2  Mblidhuni kokë për kokë,
3  Pini të bëhem trakë,
4  Të na shohë Perëndija!
5  Këtej e tutje s’gënjehem,
6  Me të rreme më s’rrëmbehem.
7  Dua të pi e të dehem,
8  Ku është vera dhe rakija?
9  ujthit’e bekuar!
10  Nga qjelli na ke buruar?
11  Zot’i math të ka dërguar
12  Që të çelçë zemrën tënë?
13  Lule mbijn’ tek pikon tinë,
14  Ti na bje batbardhësinë
15  Edhe gasthin’e gaxhinë,
16  Haps’i tyre t’është dhënë.
17  Ti neve na e bje nderë,
18  Nga mendimet duke nxjerë,
19  Na fluturon nëpër erë,
20  E na pjek me Perëndinë!
21  Gjithë ç’janë na mundojnë,
22  Shpirtin na e përvëlojnë,
23  Na tretin e na kullojnë,
24  Vetëm ti e do njerinë.
25  Dashurinë duke mbjellë,
26  Dhe këngëtë duke pjellë,
27  E gas të math duke sjellë,
28  Mjerësija na mbulohet.
29  Të këqijatë harrohen.
30  Dhe mejtimetë s’mbarohen.
31  Edhe brengatë s’mejtohen,
32  Njeriu qesh e gëzohet.
33  Jakënl, shokë, të rrimë,
34  Rreth druvezes’e të pimë,
35  Se të nesërmen s’e dimë,
36  Na arriti pleqërija.
37  Koha po shkon e më s’kthehet,
38  Njeriu i zi gënjehet,
39  Me punë të rrema merret,
40  Dhe e mbulon babëzija!
41  Gjithë jetën nukë rrojmë,
42  Shpirtinë pse t’e mundojmë?
43  Pa qasuni të këndojmë,
44  Se na plasi buz’ e shkretë.
45  Shkel e shko zëmëra ime.
46  Mos bjerë në hidhërime,
47  E në breng’e në mejtime,
48  Mos të gënjenjë kjo jetë.
PËRPARA KRISHTITË
1  Djalëth njeriu i Perëndisë
2  Fytyra jote mua më tregon
3  Ah! të këqijat’e njerëzisë,
4  Që ka punuar edhe punon.
5  Se kjo fytyrë
6  Është pasqyrë,
7  Dhe na rrëfen,
8  E s’na gënjen.
9  Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
10  Nga veth’e tinë a nga i vëllaj
11  Që kanë vrarë e kanë prerë
12  Pa gjyq, pa fjalë, pa pasurë faj.
13  Zot, ti ke vuar
14  Edhe s’ike pushuar,
15  Nga njeriu hoqe,
16  Për të u përpoqe.
17  Ti u përpoqe për njerëzinë,
18  Dhe dashurinë e bëre besë,
19  Njeriut vure nam miqësinë.
20  Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
21  Për këtë fjalë
22  Të qofsha falë,
23  Se njerëzija
24  Ë Perëndija.
ZONJ’E FATIT
1  moj plaka lozonjare,
2  Që ndjek fatn’e njerëzisë,
3  Dhe mas’e pesh s’ke fare,
4  Po me shkop të marrëzisë.
5  Moj, po me ç’sy e me ç’faqe
6  Më qasesh prap’e më çfaqe?
7  Të shoh që vjen po si hie
8  Niga dale, si qen i qetë
9  Edhe hi syvet më shtie
10  T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!
11  Ata sy të zgurdulluar
12  T’i shoh, o e mallëkuari
13  S’je e verbërë si thonë,
14  Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë;
15  S’je e shurdhër, pasha Zonë!
16  Dëgjon posi djalli vetë,
17  Po je e keqe dhe shtrigë,
18  E pahes’e zëmër ligë!
19  Ti f jalëtë i ke kthyer,
20  Pandaj na ke përvëluar,
21  A! popo! ç’na ke gënjyer!
22  Njeri s’të ka trashëguar.
23  Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
24  Pandaj s’të ka qëndrim fati.
25  Jakë, se jam dëshëruar,
26  E më s’e duroj dot vrerë,
27  Qesh, mos rri e zemëruar,
28  Makar për një copë herë.
29  Qesh një herë, o leshra krënde,
30  Me të qarë nuk’u dënde?
ABAZ — ALIU
1  Engjëll! që m’u qasë pranë
2  Nga i madhi Zot,
3  Pse më rrëfen Qerbelanë?
4  A do të derth lot?
5  moj fush’e Qerbelasë!
6  Që më rri ndër sy,
7  Plot me gjak t’Ali-Abasë,
8  Vallë ç’ësht’ ay?
9  Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,
10  Ikën si veriu,
11  Me dy-tri foshnja nër duar?
12  Ësht’ Abas-Aliu!
13  Shpije foshnjatë në lumë,
14  Se s’durojnë dot,
15  I ka marrë etja shumë,
16  E qajnë me lot!
17  Ujët ua kanë prerë
18  Janë në shtrëngim,
19  Si të varfër e të mjerë.
20  Në zi, në hidhërim.
21  Më ç’do an’ i ka rrethuar
22  Kombi faqezi,
23  Komb’i lik i xnallëkuar,
24  Posi mizëri!
25  Nëpër mest të ushtrisë
26  Të armikut shkon,
27  Si ëngjëll i Perëndisë,
28  Nd’erë fluturoni
29  Shigjetat si breshërimë
30  I vinë ngado,
31  Ay po si vetëtimë
32  Ikën nëpër ’to.
33  Shërbtor’e njerëzisë
34  Shigjeta s’e çpon
35  Edhe nder’e trimërisë
36  Zoti e mburon.
37  Ç’ikën ay kal’i shkretë,
38  Mi dhë nuk shkel
39  Nga potkonjtë q’ikën shpejtë
40  Zjar e flak’i del!
41  moj kafshëz e uruar,
42  Mos shkel për mi dhë.
43  Se’shtë gjaku i bekuar,
44  Ikë nëpër rë!
45  Frat, o more lum’i shkreti
46  Mos këndo pa qaj,
47  Derth lot e rënko për jetë,
48  Mos qesh paskëtaj;
49  Se Hysejn’e Fatimesë
50  Me faret të ti,
51  E vranë komb’i pabesë,
52  Kombi faqezi.
53  Abas Aliu zu’ Tomorë,
54  Erdhi afër nesh,
55  Shqipërija s’mbet e gjorë,
56  Se Zoti e desh.
57  Hysejni desh njerëzinë,
58  Dhe për të u vra,
59  Për të shpëtuar njerinë
60  Ra nde Qerbela.
61  Hysejni ’shtë dashurija
62  Që fatbardhëson,
63  Buron soje miqësija,
64  Qe na lartëson.
65  Jeziti ’shtë egërsirë,
66  Që sjell ligësi,
67  Dhe s’del soje pun’e mirë
68  Po dëm edhe zi.
69  Kushdo që bën mirësinë
70  E ka njerëzi
71  Ka besuar Alinë,
72  Dhe udhën e ti.
73  Gënjeshtra ’shtë Mavijeja,
74  Që prish edhe sot,
75  E drejta ’shtë Fatimja,
76  Dhe i madhi Zot.
77  E liga është Mervani
78  Që nxin e shkretën,
79  Djallëzija ’shtë Syf jani,
80  Që dhe sot dërmon.
81  Imamëtë dymbëdhjetë
82  Nga der’e Aliut,
83  Hoqn’e vuanë ndë jetë
84  Por nder të njeriut.
85  Zotërinj! ju qofsha falë!
86  Që hoqtë për ne,
87  Na latë vetëm një fjalë
88  Për bes’e fe.
FYELLI
1  Pa dëgjo fyellin ç’thotë
2  Tregon mërgimet e shkreta,
3  Qahet nga e zeza botë
4  Me fjalë të vërteta.
5  Që kur se më kanë ndarë
6  Nga shok’ e nga miqësija,
7  Gra e burra kanë qarë
8  Nga ngashërimet e mija!
9  Krahërore e kam çpuar
10  E kam bëre vrima vrima,
11  Dhe kam qar’ e kam rënkuar
12  Me mijëra psherëtima!
13  Dhe me botën e gëzuar
14  Bëhem shok edhe marr pjesë,
15  Dhe me njerës të helmuar
16  Bënem mik me besa-besë.
17  Puna si do që të bjerë
18  Unë qanj me mallëngjime,
19  Më çdo vënt e kur-do-herë
20  Psherëtin zëmëra ime!
21  Gjithë bota më dëgjojnë
22  Po së jashtëmi më shohin,
23  Dëshirën s’m’a kupëtojnë
24  Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.
25  Njerëzit me mua rrinë,
26  Unë qanj’ e mallëngjehem,
27  Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
28  Andaj kurrë s’përdëllehem.
29  Gjith’ ata që janë ndarë
30  Fyellit shokë ju bënë,
31  Shkallët’ e tij disa farë,
32  Na shkalluan mëndjen tënë.
33  rrëmet i njerëzisë!
34  Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
35  Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
36  Që i ra kallamit mjerë!
37  I ra qiellit e ndriti,
38  I ra zëmrësë e nxehu,
39  I ra verës e buçiti,
40  I ra shpirtit, dhe e dehu.
41  I dha erë trëndafilit
42  I dha dritë bukurisë,
43  I dha këngëtë bilbilit,
44  I dha shije gjithësisë.
45  Ay zjar i ra në qiej,
46  Edhe duke përvëluar,
47  U bënë kaq yj e diej,
48  Që i mba Zoti ndër duar,
49  Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
50  Që ka ngehur gjithësinë,
51  Hoth një shkëndijë në jetë,
52  Dhe bëri soje njerinë.
53  more zjar i bekuar!
54  Unë me ty jam përzjerë,
55  Pa jam tretur e kulluar,
56  Po të kam shpirt, mos më lerë.
ZËMËRA
1  Retë kur bënenë sterrë
2  Edhe era kërcëllimë,
3  Dheu bënetë skëterrë
4  Edhe qjelli vetëtimë.
5  Zë një shi me rrëmbim shumë,
6  Që zbret nga ret’ e mbyt dhenë,
7  Bje qiejshit si lumë,
8  Pa vete të gjejë denë.
9  Vinë përrenj t’e rrëketë,
10  Edhe uj’ i trubulluar
11  Vë përpara ç’gjë të jetë,
12  E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.
13  Ashtu dhe zëmëra ime
14  Nxjerr gjëmim’ e vetëtima,
15  Zjar e flak’ e mallëngjime,
16  Derth gjaknë me psherëtima.
17  N’avull ngrihetë përpjetë
18  Prej zëmërsë ngaha zjari,
19  Edhe lotët si rrëketë
20  Derdhenë syvet së qari!
21  miz’ e mbyturë nd’ ujë!
22  Djell’ i shpresësë në daltë,
23  Do pushonjë kjo rrëmujë,
24  e nukë mbetesh në balte.
25  Shiu bje, dheu gjelbërohet,
26  Dhe vera vjen e gjen varrë,
27  Varri me fletë mbulohet
28  Dhe rrëkeja shkon t’a marrë!
29  det i thell’ e pa anë!
30  Që ke mbrenda gjithësinë,
31  Nga ty dalin gjith c’janë,
32  Edhe prapë tek ty vinë.
33  Gjer sa të vinj’ e të bjerë
34  Pik’ e shpirtit t’im si lumi,
35  Në det të math e të gjerë
36  Zemrën t’ime s’e ze gjumi.
TË VDEKURITË
1  Jakë, mejtim, jakë,
2  Dua të mejtohem,
3  Të rri të qetohem,
4  Edhe të qanj pakë.
5  moj koh’ e shkuar,
6  Kurdo që të kujtonj,
7  Përsëri e lëndonj,
8  Zemrën e lënduar.
9  Vallë ku na vanë,
10  Gjithë ata shokë,
11  Q’i patëm mi kokë
12  Ku jan’, ah! ku janë?
13  Qysh humpnë për jetë,
14  Edhe më s’i pamë?
15  Ah! me ’ta pse s’vamë
16  Na lanë të shkretë!
17  Kur ishin të gjallë,
18  Sa shumë i donim,
19  Me një shpresë rronim!
20  Si të mundim vallë?
21  Pa qysh t’i harrojmë?
22  Zëmra s’na duron
23  Shpirti ndaj kërkon,
24  Pa ’ta si të rrojmë?
25  Të gjith’ një qemë,
26  E një zëmër kishim,
27  Gjithë në shpirt ishim,
28  Neve pas pse mbemë?
29  Të shumët’ u ndanë,
30  Po vallë ku vanë?
31  Për jet’ u mërguan?
32  A po u ndryshuan?
33  Ndër sy po më rrinë!
34  Ah! sikundër qenë,
35  Më vjen sikur flenë,
36  Pandeh se do vinë.
37  I kam ndër mënt dhe sot
38  Me shtat, me fytyrë,
39  E zeza mynxyrë!
40  Të arthtë keq, o Zot!
41  Më vjen shumë herë
42  Sikundër do të vinë,
43  Të gjejnë shtëpinë
44  Ata dhe një herë.
45  Të na përqafojnë,
46  E diç të na thonë,
47  Si kishim zakone,
48  Dhe me ne të rrojnë!
49  Po kur më kujtohet,
50  Që janë të vdekur,
51  Në dhet janë tretur,
52  Zëmra më tmerohet.
53  I kemi mbuluar,
54  Ah! në dhet të shkretë,
55  Njeriu në jetë
56  Lintka për të vuar!
57  Lint me ngasherime,
58  Rron me hidhërime,
59  Heq shumë mundime,
60  Vdes me psherëtime,
61  Dhe gjer sa të vdesë,
62  Rrihet e përpiqet,
63  Kurrë nuk’ i hiqet
64  Dhe e shkreta shpresë.
65  Zëmra na ’është vrarë,
66  Dy copa ’shtë bërë
67  S’e kemi të tërë,
68  Se dy është çarë.
69  Një copë ka shkuar
70  Dhe ka zënë varrë,
71  Ng’ ata është ndarë,
72  Ndë dhë ’shtë mbuluar,
73  Zot i vërtetë!
74  Me sa hidhërime
75  E me ç’mallëngjime
76  Rron njeriu n’jetë!
77  Të dashurit tanë
78  Dheut krahët shtruan!
79  Na e përvëluan
80  Zemrën, na e ndanë.
81  I kemi mbuluar
82  Po shpirti që s’vdes,
83  S’ka mbrëm’ e mëngjes,
84  Ku ka fluturuar?
85  Se vdekja s’e zë dot,
86  Po ku vallë qëndroj?
87  Në burimt të tij shkoj,
88  A, tek i madhi Zot?
89  Si lumi që këlthet
90  Me shum’ oshëtimë
91  E me ulërimë
92  Vete prapë në det.
93  Munt të na bashkojnë
94  Krahëthit’ e vdekjes,
95  Ku ’shtë vënd’ i pjekjes,
96  Ndër ’ta të na çojnë.
97  Këtu duhet besa,
98  Mendje pa pusho,
99  Se zëmra m’a do,
100  Dhe s’më pritet shpresa.
101  Kush dha hidhërimnë,
102  Na dhuroj dhe besën,
103  E të kemi shpresën,
104  Kur heqim mundimnë.
105  U kam shumë mallë,
106  Këtu më s’i shoh dot,
107  Shpreh nek i madhi Zot,
108  Do t’i gjenj të gjallë.
109  Vdekja po na thërret!
110  Sado të mënojmë,
111  Varr’ i ftohtë na pret,
112  Atje do të shkojmë!
113  Si lum ajy që rron
114  Njeri i vërtetë
115  Në jetë të shkretë,
116  E shpirtin s’e helmon.
117  Pa lulet q’u-thanë,
118  E nuk’ i shohëm sot,
119  Vinë prapë mot,
120  Shpirtin gjali’ e kanë.
BILBILI
1  Hëna plot pesë-mbëdhjetë.
2  N’anët të qjellit po ndrin,
3  Bota është gjith’ e qetë,
4  Gjësendi nuk’ pipërin.
5  Qielli ësht’ i qëruar,
6  I kulluar po si ari,
7  I fjetur e i qetuar,
8  Syri s’nginjetë së pari.
9  Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi
10  Më të gjith’ anët një dritë,
11  Dhe prej soje gjithë vëndi
12  Është bërë posi ditë.
13  Buruar një uj’ i artë,
14  E dhen’ e ka xbukuruar,
15  Majat’ e malit të lartë
16  Dhe gërxhet i ka zbardhuar!
17  Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë,
18  Dhe përmi det drita bije,
19  E mi shkëmbënj e mi gurë.
20  Dhe vise që jan’ në hije.
21  Nata është fort e qetë,
22  Dhe gjith’ i ka zënë gjumi,
23  Vetëm përrenj t’e rrëketë
24  Ligjerojnë, edhe lumi,
25  Që oshëtin duke shkuar,
26  Nxjer një zë plot ëmbëlsirë,
27  Dhe ikën duke kënduar,
28  Sa vete bukur’ e mirë.
29  Veriu fryn pakë nga dale,
30  Njerës, kafshë, shpes’ e fletë,
31  Pyje, shkëmbinj, fusha, male,
32  Të gjithë janë të qetë.
33  Maji ka sjellë nga Zoti,
34  Shumë bekim e urata,
35  Është xbukuruar moti,
36  Dhe n’ar’ është veshur nata.
37  Lulet kanë lulëzuar,
38  Vjen një erë fort’ e mirë,
39  Drurëtë janë ngarkuar,
40  Dhe barratë kanë mbirë.
41  Dhitë, kecërit e dhëntë
42  Edhe shqerat jan’ tulitur,
43  Rrinë zgjuar vetëm qëntë,
44  Nëpër ledhe janë shtritur.
45  Se nga dëgjonet thëllëza
46  Që thotë tri katër fjalë,
47  Nëpër brinj’ e nëpër rrëza,
48  Dhe deti ka pakë valë.
49  Një zë tjatër tani dëgjonj!
50  Që zëmrënë m’a përvëlon!
51  U-doqçë, më s’munt të duronj!
52  Bilbili ka zën’ e këndon!
53  Qiej, yj e dhë, pushoni,
54  Tani juve kush u dëgjon,
55  Vini veshn’ edhe dëgjoni,
56  Bilbili, bilbili këndon.
57  bilbil! e di se ç’dua,
58  Andaj zëri i bukur yt,
59  M’a dogji shpirtinë mua,
60  Edhe gjumë s’më hyn në syt!
NJË LUL’ E VISHKURË, A NJË VASHËZ’ E VDEKURË
1  Pse mba mëri? s’e mar dot vesh,
2  Përse s’më flet si një herë?
3  Pse s’më shikon? pse nukë qesh?
4  Ç’rri kok’ unjur dhe e mjerë!
5  Sa e qeshur më qe dije!
6  Të xbardhte gusha si kartë;
7  Buza me gas ç’të kish hie!
8  Më ishnje si fill’ artë!
9  Popo! si më je shëmtuar!
10  Të ka zënë varfërija,
11  Më je tretur e kulluar!
12  Ku fluturoj bukurija?
13  Të shoh të fishkurë për dhë,
14  pa shpirt, pa gjak, pa fytyrë,
15  Na le, o lulezë, na le!
16  vdekje! ç’je një mynxyrë!!
17  Që lott’ e syvet s’i shikon,
18  S’vë vesh në mallëngjime,
19  Je e shurdhër, nukë dëgjon,
20  Ah! je plot me hidhërime!
21  Sa na dhemp e shkreta jetë!
22  Ndonëse nuk’ e pëlqejmë,
23  E pandehini të vërtetë,
24  Me gjësendi s’e çkëmbejmë!
25  Të korr’ o lulez’ e gjorë,
26  Të hedhë në jetet tjatër,
27  E nga neve hoqe dorë!
28  Më s’na ke t’ënt’ as të afër!
29  Ah! dh’ ata që kanë shkuar,
30  Zëmërnë zhur na e bënë,
31  E kemi të përvëluar,
32  Zëmra prej guri s’ka qënë.
33  Paskëtaj buza më s’më qesh,
34  Se zëmra m’ësht’ e lënduar,
35  Zot’ i vërtetë! të më ndjesh,
36  Jam djegur e përvëluar.
37  Qiej! veshuni në të zi!
38  Edhe ju yj më mos ndrini!
39  hënë, mos del përsëri!
40  Gjithë të helmuar rrini.
41  Nxihu, o diell’ i shkretë!
42  Ditë, rrobën’ e natës hidh!
43  Thahu e ti po dhë për jetë,
44  Ti lumë, qetohu, mos klith.
45  Të mbarohetë kjo jetë!
46  Të mbretëronjë pushimi!
47  Të bijemë në të qetë!
48  Të gjenjë funt hidhërimi!
49  Rrojmë këtu me mundime.
50  Me ah, e me psherëtima,
51  Me breng’ e me mallëngjime.
52  Me vaj e me ngashërima.
53  Më së fundi hyjmë në dhet,
54  Edhe kurrë më s’na gjejnë!
55  Bijem e humbasëm në det,
56  Dhe valëtë na rrëmbejnë!
57  Të rrëmbyen edhe tynë,
58  lulez’ e bukurisë!
59  T’a sheh të venitur synë,
60  Më ke fytyrën’ e zisë!
61  Kur dhë shpirtinë ti pshonje,
62  Me një psherëtimë si zjari,
63  Gjithë ç’jan’ i përvëlonje
64  Nukë mbetej as një fill bari.
65  Vallë ku do të të shpijen,
66  Në qiej, përpara Zotit?
67  A kërkojnë të të shtijen
68  Prapë në duart të motit?
69  Të linç për të vdekur prapë,
70  E të vdeç, që prapë të linç,
71  Edhe kështu vër’ e vapë,
72  Gjithënjë të veç’ e të vinç?
73  A po për jetë do të shkosh,
74  Mosqënja të të mbulonjë,
75  Edhe ti jetën fa harosh,
76  Dh’ ajo ty të haronjë?
GJUHA JONË
1  Vëllezër Shqipëtarë!
2  Të prekim urtësinë,
3  Të zëm’ udhën’ e mbarë,
4  Të ngjallim Shqipërinë.
5  Shqipërija ka qënë,
6  Edhe po do të jetë,
7  Po sot në ditët tënë
8  Të metë të mos ketë.
9  E ka nderuar Zoti
10  Gjithënjë Shqipërinë,
11  Ish fort mirë qëmoti,
12  Do bëhet dhe taninë.
13  Sa ishte trimërija
14  N’atë kohët të vjetrë,
15  Kish emrë Shqipërija,
16  Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
17  Sa burra kordhëtarë
18  Ka nxjerrë Shqipërija,
19  Më pastaj e më parë
20  Q’i shkruan Istorija.
21  Ajo ish koh’ e zjartë,
22  Dhe kish mundime tepër,
23  Po sot pendë dhe kartë
24  Na duhet, nukë tjetër.
25  burra Shqipëtarë,
26  Të marim dituritë,
27  Se s’ësht koh’ e parë,
28  Tani lipsetë dritë.
29  Të shkruajm gjuhën tënë,
30  Kombinë t’a ndritojmë,
31  Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
32  Nga dalëzë t’a msojmë.
33  Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
34  Sa shije ka e hije,
35  Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
36  Si gjuhë Perëndije!
37  Shum’ e bardhë kjo ditë
38  Për gjithë Shqipëtarët,
39  Do na sjellë një dritë,
40  Që s’e kishin të parët.
41  Kjo dritë do na bjerë
42  Të gjitha mirësitë,
43  Dhe gjithë dot’ i ngrerë
44  Dëmet’ e marrëzitë.
45  Si lum kush zë të mbjellë!
46  Lum kush vë bëtë pemë!
47  Se kjo ka për të pjellë,
48  S’mbulohetë me remë.
KORÇA
1  vëllezër Shqipëtarë!
2  Gëzohi! që erdh kjo ditë,
3  Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë,
4  Që sjell gjithë mirësitë.
5  Kjo është dit’ e rëzë,
6  Që bije vëllazërinë,
7  E dëbon jetën e zezë,
8  Dhe ndarjen’ e marrëzinë.
9  T’a lusimë këtë ditë
10  Që bekoj Zot’ i vërtetë,
11  Dh’ e dërgoj me shumë dritë.
12  T’i mbes emëri për jetë.
13  Sot e vumë gurr’ e parë.
14  E bekuar ësht’ kjo ditë,
15  Zot’ i madh e pruftë mbarë,
16  E na dhëntë urtësitë!
17  Hapu, Lapu errësirë!
18  Pa jakë tëhu o dritë!
19  Se arriti koh’ e mirë,
20  U gdhi nata u bë ditë.
21  Sot niset një tjatrë jetë,
22  Të rremenë posht’ e shtije,
23  Mbretëron f jal’ e vërtetë
24  Dhe të mirat gjith’ i bije.
25  Zot’ i math qoft’ i lëvduar!
26  Q’e nxjer në shesh të vërtetën,
27  Se ajo sij ka buruar,
28  Pa e ka ndituar jetën.
29  Lumja ti, moj Korç’ o lule,
30  Q’i le pas shoqet e tua,
31  Si trimi në ball’ u sulë,
32  T’a paçim për jetë hua.
33  Kushdo që është sot burrë,
34  Dhe Shqipëtar i vërtetë,
35  Emëri s’i shuhet kurrë,
36  Dhe nderi i rron per jetë.
37  Gjuha jonë sa e mirë!
38  Sa e ëmbël! sa e gjerë!
39  Sa e lehtë! sa e lirë!
40  Sa e bukur! sa e vlerë!
41  Kjo’ shtë mëm’ e mirësisë
42  Që bije qytetërinë,
43  Gasthin’ e vëllazërisë,
44  Njerëzin’ e miqësinë.
45  S’jemi Grekër as Bullgarë,
46  As gjë tjatër nukë jemi,
47  Jemi vetëm Shqipëtarë,
48  Një kët’ emër nder’ e kemi.
49  Ky emr’ është shum’ i mirë,
50  Se më s’jemi të gënjyer,
51  Nuke jemi n’errësirë,
52  E njohmë gjen’ e vjyer.
53  Perëndija na e lënte!
54  Për jetë t’a trashëgojmë,
55  Edhe kurrë mos e dhëntë!
56  T’a humbim a t’a harrojmë.
57  Të lemë mëmënë tënë
58  E të marimë një shtrigë!
59  Zoti mos e pastë thënë!
60  Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.
61  O! sa qenë të gënjyer,
62  Ata që vuan për botë,
63  Turp të math kanë rrëfyer
64  Punuanë fare kotë.
65  Pa mejtoni, o të gjorë,
66  Efialtin, Pafsaninë,
67  Që u bënë trathëtorë,
68  Dh’ e gjënë më Perëndinë.
69  Nga gjithë ç’kemi kënduar,
70  Për të njohur vetëhenë,
71  Kaqë gjë kemi mësuar:
72  Të nderojmë mëmëdhenë.
73  Se njerzit gjithë vdesin,
74  Po jeta s’mbetet e shkretë,
75  Gjuha, Mëmëdheu mbesin,
76  Të patundura për jetë.
77  Me zëmërë të gëzuar,
78  Dhe me gjithë shpirt uroni!
79  Zotërinjt’ e Zotëruar!
80  Gjithë përnjëherë thoni:
81  Rroft’ e qoftë Shqipërija!
82  Dhe kombi e gjuha jonë
83  Lulëzoftë diturija!
84  Edhe ndihmës paçim Zonë!
85  Edhe Sulltanit të mirë,
86  Mbretit t’math q’e kemi atë
87  Dhe ka për neve mëshirë
88  E përpiqet dit’ e natë.
89  Zoti jet’ e dit’ të dhëntë
90  Dhe qëllimet ja mbarofte!
91  Me nder përmi front e lënte!
92  Dhe gjithënjë e gëzoftë!
PERËNDIJA
1  Ç’sheh ësht Zot’ i vërtetë,
2  Ç’dëgjon është zër’ i tija,
3  Gjithë ç’ka e s’ka në jetë
4  Është vetë Perëndija.
5  Mos shiko valëtë p’anë
6  Mos të gënjenjë rrëmeti,
7  Të tëra një burim kanë,
8  Gjithë ngrihen pej një deti.
9  Në det të math e të gjërë,
10  Çdo valë, që të sheh syri
11  Atje është det’ i tërë,
12  Po valëtë mirë qyri.
13  Kur fa zësh gjënë të bërë,
14  Ësht’ ashtu me të vërtetë,
15  Po t’a vesh re gjat’ e gjërë,
16  Ësht’ ajy bërësi vetë.
17  Dhe kush flet, edhe ç’gjë flitet,
18  Ç’duket e s’ duket në jetë,
19  Dhe kush sheh, dh’ ajo që shihet
20  Zot’ i vërtet’ është vetë.
21  Se e tërë gjithësija,
22  Që nuk’ i gjëndetë fundi,
23  Është vetë Perëndija,
24  Për atë s’ka vënt gjëkundi.
25  Është në shesht Perëndija,
26  I verbër! s’munt t’a shohë,
27  Ajo është gjithësija,
28  I dituri munt t’a njohë.
29  Pe një lulezë kur shohim,
30  Dhe të vëmë re një fletë,
31  Me dituri, t’a njohim,
32  Q’atje ’shtë Zot’ i vërtetë.
33  Është në shesht Perëndija,
34  Sicili do munt, t’a njohë,
35  Po s’e mbuloj e padija,
36  Njeri tekdo munt t’a shohë.
37  Kush do t’a shohë të tërë,
38  Të shohë mirë njerinë,
39  Vethen’ e tijre të vërë,
40  Atje gjen Perëndinë.
41  Dhe Parajsi dhe Skëterra,
42  Dhe engjëlli edhe djalli,
43  Edhe gjithë ç’ka të tjera,
44  Janë mbrenda tek i gjalli.
45  Ajy që ka mirësinë
46  Ka Perëndin’ e të mirat,
47  Edhe kush ka djallëzinë,
48  Ka djallë e ligësirat.
49  Më çdo anë e kërkova,
50  Thashë, ku ’shtë Perëndija?
51  Po më pastaj e mësova,
52  Qenka ndaj mej’ e s’e dija!
53  Kërkonja gjetkë t’a gjejë
54  Zotn’ e math e të vërtetë,
55  Ajy qënëkej ndaj meje,
56  E paskësha unë vetë!
57  Me fjal’ e me agjërime
58  Nuk’ e gjen dot Perëndinë,
59  As me kreshm’ e me kungime,
60  Si punojn’ ata që s’dinë.
61  Trajstën’ e ke plot me bukë
62  Edhe hiqesh si i mjerë,
63  Dhe ke zën’ e thua nukë
64  E lipën derë më derë!
65  Është ndaj teje i gjallë,
66  Ti e kërkon nëpër gurë,
67  Në të rrem e në përrallë
68  Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
69  Pa s’vdes kurrë Perëndija
70  Po kush vdes në jetë vallë?
71  Gjë s’vdes, sepse gjithësija
72  Është gjithënjë e gjallë.
73  Qeshë diellë, ishnja hënë,
74  U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
75  Yll e zok e dash kam qënë
76  Pa dhe njeri shumë herë.
77  Sa det i math e i gjerë!
78  Edhe sa mijëra valë,
79  Si-cil’ atje do të bjerë
80  Prapë soje do të dalë.
81  Mijëra shpirtëra ngrihen,
82  Bijen mijëra të tjera,
83  Vjen dimëri, lulet pshihen,
84  I nxjer prapë në shesht vera.
85  Nj’ është, po ka shumë gjyrë
86  Duket sikur s’ka të ngjarë,
87  E sheh fytyrë fytyrë
88  Po ’shtë i njëjt’ e i pandarë.
89  Ajy është trëndafili
90  Edhe gjemb’ i trëndafilit,
91  Ajy është dhe bilbili,
92  Ajy dhe zër’ i bilbilit.
93  Mos shiko ç’rrobe ka veshur
94  Është mbrënda vet’ i qetë,
95  Syr’ i t’urtit e sheh çveshur
96  Veç ati s’ka gjë ndë jetë.
97  Zoti është gjithësija
98  Ay është gjithë ç’janë,
99  Po kush njeh vethen’ e tija
100  S’e kërkon më tjatër anë.
101  Dhe qelqeja u-hollua
102  Dhe vena pa u përzjenë,
103  S’ka ven’ është qelqe thua
104  A s’ka qelqe, është venë!
105  Unë ndaj teje një pikë?
106  det i gjër’ e pa anë!
107  Të hynj brënda! më vjen frikë!
108  Po s’hiqem dot dhe më nj’ anë.
109  Të kisha zën’ e bilbilit
110  Gjithënjë do të këndonja
111  Bukurin’ e trëndafilit,
112  Dhe kurrë të mos pushonja!
113  Po ti vetë je, o bilbil.
114  Ti je edhe dashurija,
115  Ti je edhe trëndafili
116  Edhe bukuri e tija.
117  Ti je ç’është jet’ e tërë
118  Ti je vetë gjithësija,
119  Ti vetë njeri je bërë
120  More fytyrën’ e tija!
121  Oh! det i madh, i pa-anë,
122  Në një stamnë qysh ka hyrë?
123  Ay q’është gjithë ç’janë!
124  U mblodh tok më një fytyrë?
125  Më çdo anë që shikova,
126  Pashë mirë që je vetë,
127  Të gjeta tek të kërkova
128  Zot’ i madh e i vërtetë!
129  Prej trupi shpirt është bërë,
130  Edhe shpirti trup në jetë,
131  Është bërë një i tërë
132  Gjithë ç’është është vetë!
133  Paskëtaj, o shokë, kurrë
134  Mos kërkoni Perëndinë,
135  Nëpër mur’ e nëpër gurë,
136  Po shihni mirë njerinë!
137  Zemr’ e njeriut në jetë
138  Është vënt’ i Perëndisë,
139  Ësht’ atje Zot’ i vërtetë
140  Det’ i madh i gjithësisë.
141  Ay është gjithësija
142  Edhe udh’ e Perëndisë,
143  Është vetëm njerëzija
144  Q’i duhetë njerëzisë.
145  Merr’ dorën e diturisë
146  Pa ajo do të nxjerë
147  Gjer te fron’ i Perëndisë,
148  Ndaj soje do të të shpjerë.
149  Ësht’ e vërtetë kjo punë
150  Mos qëndroni n’errësirët,
151  Se këtë s’e gjeta unë
152  E kanë thënë të Mirët.
SHPREH
1  Kam shumë shpresë
2  Te Perëndija,
3  Që të mos jesë
4  Kshu Shqipërija,
5  Po të ndritohet
6  Të lulëzohet.
7  Pa vjen një ditë
8  Që të na sjellë
9  Të madhe dritë
10  P’ ajo të pjellë:
11  Qytetërinë,
12  Fatbardhësinë.
13  Vëllazërija
14  Edhe bashkimi
15  E njerëzija
16  Është shpëtimi,
17  Lum kush t’arrinjë!
18  Pa do të vinjë.
19  Që Shqipërija
20  Do të ndritohet,
21  Dhe ligësija
22  Do të mërgohet.
23  Jak’ e vërtetë!
24  Pse rri e qetë?
25  Për Shqipërinë
26  Ditët e mira
27  Paskëtaj vinë
28  Shkoj errësira,
29  Lum kush të rronjë,
30  T’a shohë zonjë!
31  Se Shqipëtar!
32  E gjuh’ e tija
33  Venë së mbari
34  Dhe Shqipërija,
35  Lum kush t’a shohë
36  Për pakë kohë.
37  Pa dituritë
38  Dhe mbrothësija
39  E mirësitë
40  Dhe njerëzija,
41  Do të burojnë
42  Nuke mënojnë.
TRADHËTORËT
1  Shokë! kemi në mest tënë
2  Shum’ armiq’ e tradhëtorë!
3  Popo! mos u qoftë thënë!
4  Veç që s’kanë gjë në dorë!
5  Haruanë Mëmëdhenë!
6  Dh’ e lanë kombinë tënë!
7  E një tjetërë na gjënë!
8  Popc! mos u qoftë dhënë!
9  Lanë Zonjën’ e lëvduar!
10  E zunë një kurvë shtrigë!
11  Të ndyr’ e të mallëkuar!
12  Të fëlliqur’ e të ligë!
13  Lanë Mëmënë të çveshur!
14  Dhe mundohenë për botë!
15  Pa dhe bota duke qeshur
16  U thotë, mundohi kotë!
17  Qysh u bënë Efialtë!
18  E nuk’ e njohin të mirën,
19  Uthullën pandehin mjaltë
20  Edhe dritë errësirën!
21  Buk’ e Mëmëdheut i zëntë!
22  Tradhëtorët’ e pabesë,
23  Dhe Zoti dërmën u-dhëntë,
24  Kurrë mos paçinë pjesë!
25  Miqt’ armiq i kanë bërë!
26  Armiketë miq i zunë!
27  Qysh janë fyell të tërë!
28  Ç’është kjo e madhe punë!
29  Fajn’ e madh kur do t’a njohin
30  Njerëzit e mallëkuar?
31  Dritënë pse nuk’ e shohin?
32  Apo janë të verbuar?
33  Janë së gjithash të marrë!
34  Dhe të liq me të vërtetë,
35  Mëmëdheut bëjnë varrë,
36  Po do të bienë vetë.
37  Se mbretëron e vërteta,
38  S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë,
39  T’ish ashtu, qe prishur jeta,
40  S’kish mbetur gjë e vërtetë.
41  Ata turpinë fitojnë
42  Nder’ e tyre posht’ e hedhin,
43  Dhe armikëtë gëzojnë
44  E në errësirët bredhin.
45  Nuk’ është kurrë harruar
46  E mira dh’ e lig’ e shkretë,
47  Të gjitha janë paguar,
48  S’ka mbetur gjë në jetë.
49  Lerini, pa do t’a gjejnë
50  Të vërtetën do t’a njohin,
51  Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
52  Jan’ të verbër’ e nuk shohin.
53  O! popo, ç’turp kanë marrë!
54  Janë bërë tradhëtorë!
55  Dhe s’janë më Shqipëtarë
56  Se nga kombi hoqnë dorë!
57  Me të huajnë u-bënë!
58  Me armikn’ e Shqipërisë!
59  S’duanë gjuhënë tënë
60  Armikëtë e Perëndisë!
61  Ndjej’ o Zot se nukë dinë
62  Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
63  Rrahin të prishin shtëpinë!
64  Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
65  Të gjorët janë në gjumë!
66  Të vërtetënë s’e dinë,
67  Do të mundohenë shumë,
68  Pastaj mëntë do t’u vinë.
69  Vëllazërin’ e harrojnë
70  Dhe kombin e mëmëdhenë
71  Dhe armikëtë dëgjojnë!
72  Edhe s’dinë se ku venë!
73  Hiqni dorë, hiqni dorë!
74  Mblidhni mënt’ e turpërohi,
75  Mos u-bëni tradhëtorë
76  Se pastaj do të pendohi.
BUKURIJA
1.
1 : 1  Do të këndonj Bukurinë
1 : 2  E të lëvdonj Perëndinë,
1 : 3  Perëndin’ e bukurisë,
1 : 4  Q’i dha shije gjithësisë!
1 : 5  Perëndija bukuroshe!
1 : 6  Ty të falem e të lutem
1 : 7  Më vjen në gji të të futem
1 : 8  Zonja përkëdheloshe!
1 : 9  Që më je si mbretëreshë,
1 : 10  Të keqen o pëllumbeshë.
2.
2 : 1  Zot i vërtetë!
2 : 2  Ke mbledhur dritën,
2 : 3  Diellin, dritën,
2 : 4  Ndë gjithë jetë,
2 : 5  Edh’ e ke bërë
2 : 6  Gush’ e krahruar,
2 : 7  Faqez’ e ballë,
2 : 8  Dhe pulp’ e llërë,
2 : 9  Sy e qepallë,
2 : 10  Dhe këmb’ e duar!
3.
3 : 1  Në fytyrët tënde gjeta Bukurinë.
3 : 2  Si ajy që gjeti në malt Perëndinë
3 : 3  Lulezët e Majit sa janë të mira!
3 : 4  Po përpara teje m’erdhë të pështira.
3 : 5  Kur shoh faqezët’ e tua,
3 : 6  Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit,
3 : 7  Zëri yt shpirt më jep mua,
3 : 8  Nuk’ i le shije bilbilit.
3 : 9  Edhe yjt’ e hëna si të shëmëtuar
3 : 10  M’u duknë, kur pashë atë syn’e shkruar.
3 : 11  Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!
3 : 12  Zëmrënë m’a dogje, m’i përndave mëntë!
3 : 13  Do të vdisnja me shumë gas,
3 : 14  Të paskësha pakë shpresë,
3 : 15  Se do të thuash ti më pas,
3 : 16  Vdiq, për mua, pastë ndjesë.
4.
4 : 1  Kudo është Bukurija,
4 : 2  Në qiej, në dhë, në hënë,
4 : 3  Në diell, në shenjë, në yje,
4 : 4  Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,
4 : 5  Çdo vënt që të ketë zënë,
4 : 6  Atje çfaqet Perëndija,
4 : 7  Po këtu është e tërë,
4 : 8  Dhe ajo tin është bërë!
5.
5 : 1  Pashë pjeshkëtë ndër fletë,
5 : 2  Pa m’u-mejtua gjiri yt,
5 : 3  Edhe më mbenë përpjetë
5 : 4  Në zëmrët, në shpirtit, në syt!
5 : 5  Jaseminë kur e pashë,
5 : 6  Q’ish i bardhë si dëborë,
5 : 7  Pse më ndjek zemrën, i thashë,
5 : 8  E më ngjan më atë dorë?
5 : 9  Dhe në mejtim të madh rashë,
5 : 10  Më ra në det mëndja, m’u mbyt,
5 : 11  Më la vetëm e të shkretë,
5 : 12  Edhe të mjer’ e të gjorë!
6.
6 : 1  Qiriri meje ka mësuar
6 : 2  Të digjet të përvëlohet,
6 : 3  Edhe duke përvëluar,
6 : 4  Të qeshnjë e të gëzohet,
6 : 5  Të bënetë zjar e flakë,
6 : 6  Të tretët pak’ e nga pakë.
6 : 7  Ti e msove trëndafilë
6 : 8  Të çelet, të lulëzohet,
6 : 9  Të qeshnj’ e të zbukurohet,
6 : 10  T’a përvëlonjë bilbilë,
6 : 11  E f a bënjë të pëlcasë,
6 : 12  Një fjalë të mos i flasë,
6 : 13  Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
6 : 14  Të xbukurohet më mirë,
6 : 15  E të mos ketë mëshirë,
6 : 16  Po t’a lerë dne pa gjumë.
7.
7 : 1  Bërthama jote o hurma!
7 : 2  Më rrëfen bukur e mirë;
7 : 3  Zemr’ e buz-ëmblësë, më tha,
7 : 4  Ësht’ e fort’ e p’ amblësirë.
7 : 5  Po fjalënë s’ja besova,
7 : 6  Nuk’ ësht’ e vërtetë, thashë,
7 : 7  Tani holl e kupëtova,
7 : 8  Se me syt’ e mi e pashë.
8.
8 : 1  more shtat i florinjtë!
8 : 2  Bukurija teje buron,
8 : 3  Edhe të rrjedh nga pëqinjtë,
8 : 4  Gjithë jetën e xbukuron.
8 : 5  Më ecën me shumë shije,
8 : 6  Dhe si thellëza më vështron,
8 : 7  Edhe më hedh nje shkëndijë,
8 : 8  Dhe zemrënë m’ a përvëlon.
8 : 9  Të keqen e këmbës sate,
8 : 10  Të ju-bëfsha ati syri,
8 : 11  E leshravet si tërtërë,
8 : 12  E qepallës si gjilpërë,
8 : 13  Që në zëmërë më hyri.
8 : 14  Ç’pate, që më vrave, ç’pate?
8 : 15  Nga qepallatë jam qarë,
8 : 16  Po të vërtetën’ e gjeta,
8 : 17  Vetullat më paskan vrarë,
8 : 18  Më vrau hargu, jo shigjeta.
9.
9 : 1  Zëmra jote në krahrort tënt
9 : 2  Është hekur brënda n’ergjënt;
9 : 3  Dhe në linj’ ajy krahruar,
9 : 4  Si ndë dhë gur’ i paçmuar.
9 : 5  Dielli zënë me rezë,
9 : 6  Vera në qelqe të zezë,
9 : 7  Shpirti brënda nër qivure,
9 : 8  Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
10 : 1  Do të shtrihem
10 : 2  Të venitem,
10 : 3  Si kandili kur s’ka vaj,
10 : 4  Balt’ e pluhur
10 : 5  Do të bëhem,
10 : 6  Të më shkelnjë këmb’ e saj;
10 : 7  E të prehem
10 : 8  Duke puthur
10 : 9  Atë këmbë pasandaj.
10 : 10  As më thua,
10 : 11  Ç’ke me mua?
10 : 12  Pse të dua paskam faj?
11.
11 : 1  Pse heq unë
11 : 2  Hidhërime,
11 : 3  A në vdekça, ti mos qaj,
11 : 4  Vdekja ime,
11 : 5  S’të prish punë,
11 : 6  Haj, e zeza jetë, haj!
11 : 7  veri! pa hiq i thua
11 : 8  Sorkadhësë qafë-gjatë:
11 : 9  Më ka thënë pyllë mua,
11 : 10  S’mblidhem dot as dit’ as natë!
11 : 11  Pyetë vallë përse,
11 : 12  Pastaj jak’ e më rrëfe.
11 : 13  Bukuroshe! sy-mëshqerë!
11 : 14  Shikomë një herë mua,
11 : 15  Trëndafil’ i kuq me erë!
11 : 16  E di vallë sa të dua?
11 : 17  E mora vdekjen në sy,
11 : 18  Do të vdes, të vdes për ty.
12.
12 : 1  ...Mos i hap leshratë n’erë
12 : 2  Të m’arratiç mëndjen t’ime,
12 : 3  Mos më shiko dhe një herë,
12 : 4  Se m’u bë zëmra thërrime.
12 : 5  Si thëllëx’ e bukur mos shko
12 : 6  Mos vështro si pëllumbeshë,
12 : 7  Shpirtinë mos m’a përvëlo,
12 : 8  Mos u tunt si mbretëreshë.
12 : 9  Me qepallatë si shtijë
12 : 10  Mos më vra mos më plagos,
12 : 11  Me vështrim po si shkëndijë
12 : 12  Mos më vdis e mos më sos.
13.
13 : 1  E pashë dije tek shkonte,
13 : 2  Soje ndritte gjithë jeta,
13 : 3  Pa hoth syt’ e më shikonte,
13 : 4  Duke kthyer si shigjeta!
13 : 5  Posa pashë Bukurinë,
13 : 6  Zemrën’ e varfrë m’a piku,
13 : 7  Ndjeva në të dashurinë,
13 : 8  Që më erdh, dhe më s’më iku,
13 : 9  Pse s’ka fjalë të dëftenjë
13 : 10  Dashurin’ e Bukurinë,
13 : 11  Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
13 : 12  Nuk’ e them dot Perëndinë!
13 : 13  Mos u mundo kot,
13 : 14  Nukë thuhet dot.
14.
14 : 1  M’iku me vrap djalërija
14 : 2  E më la mbi dhe të shkretë,
14 : 3  Më erdh shtriga pleqërija
14 : 4  Fshehtazi, si qen’ i qetë.
14 : 5  popo! ç’më gjet, o shokë,
14 : 6  Do të qanj me thes më kokë,
14 : 7  ditët e djalërisë.
14 : 8  Që kishit shumë gëzime
14 : 9  Ratë në det t’arratisë,
14 : 10  Më latë në hidhërime!
14 : 11  Tani jetënë ç’e dua,
14 : 12  Më s’ësht’ e shkreta për mua.
14 : 13  Ti o bukuroshja ime!
14 : 14  Të ritë m’a paç për jetë,
14 : 15  Kurrë mos pafsh hidhërime!
14 : 16  Të dashtë Zot’ i vërtetë!
14 : 17  Syri yt mos u-venittë.
15.
15 : 1  Vera vate, shkoj,
15 : 2  Bilbili pushoj,
15 : 3  Lulet u-thanë!
15 : 4  Dimëri u-qas,
15 : 5  Dëborë vjen pas,
15 : 6  Fletëtë rënë.
15 : 7  Gjësendi më s’mbet
15 : 8  Thua për mi dhet,
15 : 9  Shpestë pushuan!
15 : 10  Zëmra ime zjen,
15 : 11  E ty më s’të gjen
15 : 12  Pa heq e vuan.
16.
16 : 1  Erdh e na gjet
16 : 2  Vera mi dhet,
16 : 3  Dhe këtë herë
16 : 4  Për shumë vjet
16 : 5  E me shëndet,
16 : 6  Na gieç, o verë!
16 : 7  Sa më pëlqen,
16 : 8  E ç’më dëfren
16 : 9  Luleja mua!
16 : 10  Ç’mirë më vjen
16 : 11  Se shembëllën
16 : 12  Faqet e tua.
16 : 13  Del të të shoh,
16 : 14  Oh! oh! oh! oh!
16 : 15  sy mëshqerë
16 : 16  Dua t’a ngroh,
16 : 17  Se po m’u ftoh
16 : 18  Zemr’ e mjerë.
16 : 19  Syri m’u vesh,
16 : 20  Po del në shesh,
16 : 21  Malli m’u shtua,
16 : 22  Shih, mos më lesh!
16 : 23  Popo! kur qesh,
16 : 24  Ah, sa të dua!
VAREFERIJA
1.
1 : 1  Ju të pasur, kur rrini
1 : 2  Rreth zjarit me gëzime
1 : 3  Qeshni, hani e pini,
1 : 4  Xbaviti me dëfrime.
1 : 5  Këceni e këndoni,
1 : 6  Dhe çeli e gëzohi,
1 : 7  Bëni gaxhi e loni
1 : 8  Edhe prëhi e ngrohi.
1 : 9  Ju vjen së largu afshi,
1 : 10  Ndë sallonet të gjerë,
1 : 11  Shtruarë pej mëndafshi
1 : 12  Mbushur me gjë të vlerë.
1 : 13  Nga ari, nga ergjëndi,
1 : 14  Nga floriri, nga drita
1 : 15  Llapëtin gjithë vëndi,
1 : 16  Tfaqet natënë dita.
1 : 17  Zonjat bukuroshe
1 : 18  Veshur, rrobat’ e arta,
1 : 19  Vashatë vogëloshe,
1 : 20  Të bardha posi karta.
1 : 21  Djemthit e përkëdhelur
1 : 22  Të lartë e të ndruar
1 : 23  Me zëmërë të çelur,
1 : 24  Me buzë të gëzuar.
1 : 25  Vinë rreth e kërcejnë,
1 : 26  Dhe qeshin e këndojnë,
1 : 27  Lozinë e dëfrejnë,
1 : 28  Kohën me gaz e shkojnë.
1 : 29  Dhe juve duke parë
1 : 30  Me sy fatbardhësinë,
1 : 31  S’ju vjen fare të qarë
1 : 32  Vallë për varfërinë?
1 : 33  E dini, q’është jashtë
1 : 34  Një plak’ e dobëtuar:
1 : 35  E përgynjyr, e lashtë,
1 : 36  E mjer’ ë dëshëruar,
1 : 37  E fishkur’ edh’ e thatë,
1 : 38  E thinjur e kërcure,
1 : 39  E urët dit’ e natë,
1 : 40  Dergjetë nër qivure!
1 : 41  Një plak’ q’i vdiq fëmija,
1 : 42  Edhe mbet e helmuar,
1 : 43  Se ju shkretua shtëpija,
1 : 44  Mbet si kandil’ i shuar!
1 : 45  Një foshnj’ e varfëruar,
1 : 46  Pa mëmëz’ e pa atë,
1 : 47  E gjor’ e dobëtuar!
1 : 48  E ligur e e thatë!
1 : 49  Gjithë këta të mjerë
1 : 50  Në të këqija rrojnë,
1 : 51  Vin’ e lipin më derë,
1 : 52  Një kafshitë kërkojnë!
1 : 53  E kur vjen të kërkonjë,
1 : 54  Brengën s’munt t’a rrëfenjë,
1 : 55  E rreh të na dëfrenjë!
1 : 56  Sa ’shtë turp për njerinë,
1 : 57  Ku shkojm’ e s’kthejmë synë!
1 : 58  S’dëgjojmë Perëndinë?
1 : 59  S’është vëllathi ynë?
1 : 60  Oh! epni, ju që kini,
1 : 61  Kush i ndih varfërisë,
1 : 62  Ay q’ep, po e dini,
1 : 63  Q’i huan Perëndisë.
1 : 64  T’apim, se vjen një ditë
1 : 65  Q’e lemë këtë jetë,
1 : 66  Dhe gjen’ e begatitë,
1 : 67  Vemi në të vërtetë,
1 : 68  Përpara Perëndisë,
1 : 69  Që do të na gjykonjë,
1 : 70  Urat’ e varfërisë
1 : 71  Arrin të na shpëtonjë.
1 : 72  Ajo or’ e borinjtë,
1 : 73  Që ligjëron e bije,
1 : 74  Rreth t’i mplaknjë të rinjtë,
1 : 75  Buzë varrit na shpije!
1 : 76  Epni t’u falnjë Zoti
1 : 77  Juve gjithë të mirat,
1 : 78  E të mos muntnjë moti
1 : 79  T’ju sjellë të pahirat.
1 : 80  Mba unazat në dorë
1 : 81  Pa një farë nevoje!
1 : 82  Zonjë! shumë të gjorë
1 : 83  Vdesën për bukë ngojë!
1 : 84  Ep t’apë Perëndija
1 : 85  Të gjitha mirësitë,
1 : 86  Të të kenë fëmija
1 : 87  Shëndet e jet’ e ditë.
1 : 88  Zot i madh, i vërtetë!
1 : 89  E gjithë ju të Mirët!
1 : 90  Mos e lini për jetë
1 : 91  Njerinë n’errësirët.
2.
2 : 1  Sa jemi Shqipëtarë,
2 : 2  Kemi gjithë një besë,
2 : 3  Jemi gjithë një farë,
2 : 4  Dhe rrojmë me një shpresë,
2 : 5  S’jemi kurrë të ndarë.
2 : 6  Bes’ është Perëndija
2 : 7  Për gjithë Shqipëtarët.
2 : 8  Edhe vëllazërija,
2 : 9  Urtësija, të mbarët,
2 : 10  Fë është njerëzija.
2 : 11  Më çdo vënt që të jemi,
2 : 12  Mëmëdhen’ e kujtojmë,
2 : 13  Edhe kudo të vemi,
2 : 14  Kombinë s’e harrojmë,
2 : 15  Vëllazërin’ e kemi.
2 : 16  Si do që të na ndajnë,
2 : 17  Ne jemi të bashkuar,
2 : 18  S’mundinë të na çajnë,
2 : 19  Zoti na ka uruar,
2 : 20  Pa në kurt dot s’na mbajnë.
2 : 21  Në ka pasur në jetë,
2 : 22  Trima shumë të ndjerë,
2 : 23  E burra të vërtetë,
2 : 24  Kombi yn’ i ka nxjerë,
2 : 25  At’ e di Zoti vetë.
n’ e kujtojmë,
2 : 13  Edhe kudo të vemi,
2 : 14  Kombinë s’e harrojmë,
2 : 15  Vëllazërin’ e kemi.
2 : 16  Si do që të na ndajnë,
2 : 17  Ne jemi të bashkuar,
2 : 18  S’mundinë të na çajnë,
2 : 19  Zoti na ka uruar,
2 : 20  Pa në kurt dot s’na mbajnë.
2 : 21  Në ka pasur në jetë,
2 : 22  Trima shumë të ndjerë,
2 : 23  E burra të vërtetë,
2 : 24  Kombi yn’ i ka nxjerë,
2 : 25  At’ e di Zoti vetë.