Montag, 31. März 2014

Fjalor Interneti

Fjalor Interneti

A
Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme
operative shumeperdoruesish, e cdokujt perdoruesi i autorizuar nga
administratori i sistemit. Ky veprim ka qellime identifikuese dhe
sigurimi. Permban nje emer perdoruesi dhe nje password.
Agent Program qe ka per detyre te kerkoje informacione mbi nje teme te
specifikuar nga perdoruesi. Perdoret edhe per te treguar nje program
ne gjendje ti beje te ditur perdoruesit qe nje proces ka perfunduar
ose qe nje ngjarje e parashikuar ka ndodhur.
Akamai Shoqeri e krijuar nga nje kerkues i MIT, me qellimin te
permiresoje sherbimet (shpejtesi, eficence etj) te Internetit. Mund te
arrihet ne adresen url: http://www.akamai.com/company/origins.html.
Kuptimi i vertete nga gjuha Hawaiane: (i mencur, i zgjuar).
Applet Kod i shkurter programimi. Perdoret vecanerisht ne referim te
aplikimeve te gjuhes Java sipas normave te thirrura nga nje nje
faqe HTML.
Arpanet Rrjet i realizuar me 1969 nga Ministria e Mbrojtjes se SHBA
nepermjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi te eshte
eksperimentuar dhe ndertuar Interneti.
B
Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtesi te larte ndermjet qendrave te
komutimit , Kuptimi fjale per fjale (shtylla kurrizore).
Band Game e vazhdueshme frekuencash e perdorur per nje qellim te
vecante, per shembull transmetime te dhenash.
Bandwidth (gjeresi bande) Matje e kapacitetit te komunikimit ose
shpejtesise se transmetimit te nje qarku a nje kanali. Matet ne bps
(bit per sekond) nese qarku eshte dixhital dhe ne Hz (cikle ne sekond)
nese eshte analogjik.
BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik ne te cilin
perdoruesit mund te lene mesazhet e tyre. Shume BBS kerkejne
regjistrimin e perdoruesit.
Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njesia minimale e informacionit qe
perdoret nga kalkulatoret. Ne forme binare, bit-i mund te jete 1 ose 0
ose nje kusht logjik i vertete ose i rreme. Nje grup prej 8 bit perben
nje byte.
Bombim Nderprerja drastike e proceseve funksionale te nje kompiuteri;
shpesh per shkak te nje perdorimi te gabuar te hapsirave te memories.
Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.
BPS Akronim i “Bit Per Sekond”. Bit ne sekonde, permasa e shpejtesise
se nje modem-i.
Browser Software qe i lejon perdoruesit te vizualizoje dokumenta HTML
te nxjera nga World Wide Web, nga nje rrjet tjeter ose nga vet
kompiuteri i tij. Pjesa me e madhe e browser-ave jane edhe ne gjendje
te hapin file audio dhe video. Kuptimi fjale per fjale do te thote
(shfletues).
Byte Shkurtim i binary term. Njesi informacioni e perbere nga nje
sekuence prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftesite e memorizimit te
nje kompiuteri jane pergjithesisht te shprehura si shumfish te byte:
kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo
gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojne edhe sisteme ne te
cilet byte-i eshte i perbere nga me pak ose me shume se 8 bit. Mos
ngaterroni shkurtimin e byte, B e madhe, me ate te bit, b e vogel.
C
Cache Pjese e memories se kompiuterit, ne te cilen ruhen perkohesisht
disa te dhena.
Carrier Furnizues sherbimesh telekomunikacioni i cili posedon centrale
komutimi (shih) ne rrjet.
CERN Laborator europian i fizikes berthamore ne te cilin u zhvillua
konferenca e pare mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes se
teknologjise WWW. Kerkimet mbi teknologjine WWW dhe percaktimi te
standarteve relative i jane besuar tani World Wide Web Consortium-it
(W3C http://www.w3.org).
Chat Bashkebisedim ne kohe reale midis shume personave nepermjet
kompiuterit.
Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, qe
tregon ambientet e reja virtuale te krijuara nga interaksioneve
inovative sociale qe ndodhin nepermjet komunikimit informatik.
Client Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime
te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter
i quajtur server.
Cookie Bllok te dhenash (ne format teksti) i memorizuar nga nje server
ne Web mbi nje sistem klient. Perdoren per te identifikuar
perdoruesit, per te udhezuar serverin te dergoje nje version te
personalizuar te faqes Web qe kerkohet, per te derguar te dhena te
account-it te perdoruesit dhe per qellime te tjera administrative.
Cracker Person qe kalon permasat e sigurimit te nje sistemi informatik
dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Pergjithesisht me qellimin e vetem
te hyje ne sistem.
Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregetar, duke dhunuar dhe
thyer celsat e mbrojtjes dhe regjistrimit te perdorura.
Crash Nderprerja e nje programi ose demtimi i nje njesie te diskut.
Nje crash programi shkakton humbjen e te gjitha te dhenave te pa
ruajtura dhe mund ta leje sistemin operativ aq te paqendrueshem sa
mund te kete nevoje per nje rindezje te kalkulatorit.
D
Database Eshte nje bashkesi te dhenash. Permban kerkimin, renditjen,
rikombinimin, (shikimet) e shumfishta apo livelet e abstragimit te te
dhenave qe ndodhen poshte. Perkthimi fjale per fjale eshte banka e te
dhenave.
Decompression Metode kodifikim/dekodifikim i sinjaleve qe lejon te
transmetoje (ose arkivoje) me shume informacione se ato qe ndryshe do
te gjenin hapsire fizike ne memorie.
Dedicated Dispozitiv, program ose procedure te rezervuara per nje
detyre apo nje funksion unik. Per shembull quhet (Linje e dedikuar)
nje linje komunikimi private e marre me qira nga nje shoqeri
telekomunikacionesh.
Demo Version me permbajtje funksionalisht te kufizuar i nje software-i
qe shperndahet falas per qellime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim
i (demo(nstration)), demostrim.
Desktop Zona e ekranit ne te cilen shfaqen te gjitha dritaret e
aplikimeve. Kuptimi fjale per fjale (tryeze).
Dial-Up Lidhje me nje rrjet PC e kryer nepermjet thirrjes telefonike.
Digital firm Rezultat i procedures informatike e bazuar mbi nje sistem
celsash asimetrik cift, nje publike dhe nje private, qe i lejon
nenshkruesit, nepermjet celesit privat, dhe marresit, nepermjet
celesit publik, te shfaqin dhe te verifikojne prejardhjen dhe
integritetin e nje dokumenti informatik apo nje bashkesie dokumentash
informatik.
DNS Akronim i Domain Name System, sistem emertimi i domain-it. Nje PC
i dedikuar me nje database kryen konvertimin e emrit te host-it (shih)
ne nje adrese IP .
Domain Eshte pjesa e fundit e nje adrese Interneti, si (.com),
(.it), (.fr), (.de) etj. Ne gjeografine e rrjetit, domaini kufizon dhe
identifikon nje pjese te rrjetit. Identifikuesi i nje host-i
ripermbledh hierarki te ndryshme domainesh dhe nendomainesh.
Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit te file-ve me natyre te
ndryshme nga nje kompiuter tjeter ne PC personal. (Shkarkim)
Driver Software ose seri udhezimesh qe i lejojne kompiuterit te
komunikoje me nje dispozitiv tjeter.
E
E-mail Electronic mail ose poste elektronike. Metode komunikimi e
bazuar mbi kompiutera te lidhur ne rrjet, ne te cilin nje a me shume
perdorues dergojne/marrin mesazhe elektronike duke perdorur nje
program drejtimi te postes elektronike.
Extranet Rrjete me teknologji Internet qellimi i te cilave eshte te
lidhin ndermjet tyre ne menyre te mbrojtur rrjete lokale
gjeografikisht te largeta.
F
FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje te kerkuara shpesh.
Firewall Nje dispozitiv hardware dhe/ose software qe per motive
sigurimi vendoset ndermjet nje rrjeti lokal dhe pjeses se jashtme,
duke kryer funksionin e filtrit mbi paketat e te dhenave ne hyrje dhe
ne dalje.
Freeware Program per kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vene ne
dispozicion ne Internet ose nepermjet grupesh perdoruesish.
Zhvilluesit e nje software te tille shpesh mbajne ta gjitha te drejtat
dhe perdoruesit nuk jane doemosdoshmerisht te lire te kopjojne apo
shperndajne me tej programe te tilla.
FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll  per trasferimin
e file-ve.
G
Gateway Konvertues protokolli. Nje nyje specifike e aplikimit qe lidh
ndermjet tyre rrjete me karakteristika te ndryshme. Konverton kodet e
te dhenave dhe protokollet e transmetimit per te garantuar
nderoperimin.
GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart per file-at
grafike ne WWW. Shume i perhapur sepse perdor nje metode kompresimi te
integruar qe zvogelon permasat e file-it.
GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.
H
Hacker Person hollesisht i afte ne analizen dhe perdorimin e sistemeve
te kalkulatoreve. Shpesh e perdorur ne sens negativ per te
identifikuar ata qe fale aftesive te tyre, hyjne ilegalisht ne
sistemet e kalkulatoreve. Term amerikan i perkthyeshem ne shqip (ai qe
i fut duart gjithkund). Shih edhe “cracker”.
Hacker Crackdown Operacion policor i kryer ne 1990 ne SH.B.A. kunder
hacker-ave informatik. E para ne llojin e saj dhe me e zgjeruara e me
e organizuara nga cdo perpjekje e meparshme.
Home Page Faqja kryesore e nje adrese interneti, nga e cila mund te
niset navigimi.
Host Kompiuter, i lidhur ne rrejt me kompiutera te tjere, qe zoteron
informacione ose sherbime.
HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhe “e kodifikuar” per
formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative.
Gjuha html kundrashenon tekstin dhe grafiken ne nje dokument, ne
menyre qe te udhezoje si browserat duhet te vizualizojne elementet e
mesiperm qe tu pergjigjen veprimeve te perdoruesit. Kuptimi fjale per
fjale: (Gjuhe markimi hiperteksti)
HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll  per
transferimin e te dhenave ne formatin hipertekstual.
Hypertext Pershkruan nje tip eksplorimi interaktiv ne linje. Lidhjet e
mbyllura ne fjale apo ne fjalite i lejojne perdoruesit te selektoje
tekstin (duke bere klik me mouse) dhe te vizualizoje menjehere
informacionet dhe materialin e lidhur me te.
I
IMAP4 Versioni i katert i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message
Access Protocol. Protokoll ne gjendje ti drejtoje mesazhet direkt ne
serverin e postes. Ne kete menyre eshte e mundur ti hedhesh te gjithe
mesazhet ne server dhe te shkarkosh vetem titullin e tyre. Protokoll
tejet i perdorshem nese ke mesazhe qe permbajne attachment me permasa
te larta dhe ne rastin kur do ti ndashe mesazhet mes shume
perdoruesish ose thjesht mund te hysh ne kutine e postes tende nga
kompiuter te ndryshem.
Internet year Njesi matjeje kohore qe i korespondon 7 vjet ne boten
fizike.
Intranet Rrjet lokal qe edhe pse nuk eshte e perdorshme nga jashte
perdor teknologji Interneti.
IP (adrese) Numer binar me 32 bit (4 byte) qe identifikon ne menyre
univoke nje kalkulator host  i lidhur me Internet dhe me
kalkulatore te tjere, me qellimin te arrije komunikimin nepermjet
transferimit te paketave. Nja adrese IP paraqitet ne kete forme:
212.141.53.165
ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me
sherbime te integruar. Sistem transmetimi i te dhenave me linje
telefonike, nepermjet lidhjeve te vecanta. Garanton nje shpejtesi me
te larte transmetimi.
ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i sherbimit per
hyrjen ne Internet, pa ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e
mundur lidhja me rrjetin.
J
Java Gjuhe programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe perdoret
per realizimin e aplikimeve te shperndara ne rrjet.
JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i perhapur
qe perdoret per pamjet fotografike. Shume browser web pranojne pamjet
JPEG si formati standart per vizualizimin e file-ave.
K
Kernel Pjesa qendrore e nje sistemi operativ. Drejton memorjen,
file-at dhe periferiket, mban te azhornuar daten dhe oren, lancon
aplikimet dhe cakton burimet e sistemit.
Klient Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime
te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter
i quajtur server .
Kompresim Metode kodifikim/dekodifikimi te sinjaleve qe lejon
transmetimin (ose arkivimin) te me shume informacioneve nga ato qe
mund te kishin gjetur hapsire fizike ne suportin e memorizimit.
Komutim Modalitet komunikimi qe perdor lidhje te perkohshme dhe jo te
perhershme per shkembimin e informacioneve ndermjet dy perdoruesve. Ne
rrjetet e kalkulatoreve komutimi i paketes i lejon te dhenave (paketa)
te vihen ne rruge (komutuar) nepermjet stacioneve ndermjetese qe, se
bashku, sherbejne per te lidhur dergues dhe marres.
Konvergjence Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, per
shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojne ne
fushen e telekomunikimeve. Edhe (te arrijne se bashku).
L
LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km
per bashkendarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike te
tjera).
Logoff Procedure dalje nga nje kompiuter host. Edhe logout.
Logon Procedure hyrje ne nje kompiuter host. Edhe login.
M
Mailing List Liste emrash dhe adresash poste elektronike te grupuar
nen nje emer te vetem. Duke derguar nje e-mail ne adresen qe
perfaqeson te gjithe listen, dhe automatikisht ose me nderhyrjen e
moderuesit te mailing list, do te ridergohet te gjithe pjestareve te
asaj mailing list.
MIME Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart qe
shtrin SMTP-ne per ti lejuar te dhenave me natyre te ndryshme,
te transmetohen nepermjet postes elektronike.
Modem Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator.
Dispositiv komunikimi qe i lejon nje kalkulatori te transmetoje
nepermjet nje linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga
analogjik ne dixhital dhe anasjelltas.
Motor kerkimi Program i arritshem nepermjet rrjetit i cili eshte ne
gjendje te indikoje dhe furnizoje, sipas kerkeses se perdoruesit,
informacione te pranishme ne Internet.
MP3 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format qe lejon kompresimin e file-ave
zanore duke mbajtur nje cilesi te krahasueshme me ate te nje CD audio.
MPEG Standart kompresimi te pamjeve ne levizje.
Multimedialitet Kombinim i tingujve, grafikes, animacionit dhe videos.
Per PC-ne keta tipe te ndryshme te te dhenave nuk jane vec bit.
N
Nerd Ne gjuhen rinore amerikane tregon nje person te fiksuar, te
pafate dhe pak jashte mendjes. Shpesh identifikohet me (maniakun) e
kompiuterit.
Network Sistem elementesh te nderlidhur per te vendosur nje komunikim
lokal ose te larget (remot) (me ze, video, te dhena, etj) dhe per te
lehtesuar shkembimin e informacioneve midis perdoruesve me interesa te
perbashket. Mund te jete i thjeshte, me nje kabell prej pak metrash i
shtrire midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra
kompiutera ne te gjithe boten te lidhur me kabllo me fibra optike,
linja telefonike dhe satelite. Nga anglishtja (rrjet).
Newbie Perdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.
Newsgroup Grupe diskutimesh mbi tema specifike qe gjenden ne Internet.
Per te lexuar mesazhet dhe te marresh pjese ne diskutimet duhet te
jesh i regjistruar ne keto newsgroup.
O
Off line Pershkruam kushtin se kur nuk je i lidhur ne Internet (ose me
pergjithesisht me nje sistem telematik).
On line Ajo qe eshte lidhur me nje sistem telematik. Thuhet edhe per
perdoruesit kur perdorin nje kompiuter i cili vet eshte i lidhur.
Paralel Modalitet transmetimi te te dhenave dhe bit-ve te kontrollit
njekohesisht mbi fije te lidhura paralelisht.
P
Password Bashkesi karakteresh alfanumerike qe, te shoqeruara me nje
emer perdoruesi (user name), percaktojne ne menyre univoke ate
perdorues dhe e vertetojne per hyrjen ne nje seri burimesh. Nga
anglishtja (fjale kalim).
PCMCIA Akronim i Personal Computer Memory Card International
Association. Shoqate konstruktoresh dhe furnizuesish e lindur vec me
qellimin per promovimin dhe perhapjen e PC Card. Kjo e fundit eshte
nje dispozitiv i heqshem, e cila ka formen te ngjashme me nje karte
krediti, e cila mund te permabje memorie te tipeve te ndryshme, nje
modem, nje pershtates per rrjete lokale ose nje hard disk.
Plug in Program software qe mund te integrohet ne nje aplikim me te
madh per ti dhene funksione te metejshme. Per shembull ne browserat
mund te futen plug in per te ekzekutuar file (pergjithesisht
animacione) qe perkundrazi nuk do te mund te njiheshin nga browseri.
Plug \’n\’ Play Sistem qe i lejon nje PC te autokonfigurohet per te
njohur dhe per te perdorur menjehere komponente hardware te lidhur ose
ndryshuar pergjate funksionimit. Eshte e mundur te lidhesh me
kompiuterin nje monitor tjeter, nje printer apo nje modem pa e
konfiguruar ne sistemin operativ.
POP Akronim i Point Of Presence. Pike hyrje ne rrjet per tu lidhur me
koston e nje telefonate urbane.
POP3 Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol.
Protokoll per server  ne Internet qe merr, memorizon dhe
transmeton poste elektronike dhe per klient mbi PC qe lidhen me
serverin per te shkarkuar dhe te derguar poste elektronike.
Portal Web site qe ofron nje game te gjere sherbimesh: informacion,
zbavitje, kerkim ne Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web
personale.
PPP Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll  per
transferimin e te dhenave per te kryer lidhje telefonike, per shembull
mes nje kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, ne krahasim me
protokolle te ngjashem, nje mbrojtje me te madhe per sa i perket
sigurise dhe ruajtjes se te dhenave perballe nje trafiku me te larte.
Nga anglishtja protokoll pike me pike.
Protokoll Bashkesi rregullash standarte qe lejojne transferimin,
marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.
Provider
Furnizues i sherbimit per hyrjen ne Internet, pa
ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e mundur lidhja me rrjetin.


Q
Qafe shisheje Shprehje qe tregon limitet e kapacitetit te nje sistemi
ne drejtimin e trafikut te te dhenave ne kushte ngarkese te larte.
Query Bashkesi instruksionesh per te nxjerre te dhena nga nje database
dhe per prezantimin e vet atyre per perdorim.
R
RAS Akronim i Remote Access Service. Software i Windows qe lejon te
arrish nje hyrje remote ne nje kompiuter te lidhur ne rrjet, dhe nga
ai te lidhesh me Internetin, nepermjet modemit.
Robot Ne boten e World Wide Web, jane gjera te kuptuara pergjithesisht
si programme qe pershkruajne te gjithe rrjetin ne kerkim te
informacioneve per t�i indeksuar ne nje motor kerkimi ose per te
gjetur gabime ne web-site-et.
Router Pergjate nje rrjeti komunikimi, dispozitiv qe merr nje pakete
te dhenash dhe e dergon ne makinen pasuese pergjate rruges se
dorezimit. I perkthyeshem me termin (rrugezues).
S
Serial Modalitet transmetimi te te dhenave ne menyre sekuenciale mbi
nje linje te vetme transmetimi.
Server Kompiuteri qe permban informacionin e nevojshem per perdoruesit
e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kerkesen e nje sherbimi nga
ana e klientit dhe realizimin si vijim te detyres nga ana e serverit.
SGML Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhe e perdorur
per pershkrimin e gjuheve te tjera strukturore te bazuara mbi kode per
krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, per shembull, percaktohet
(definohet) nepermjet SGML.
Shareware Software i mbuluar nga copyright, i shperndare mbi baze te
nje prove para blerjes. Pas nje fare periudhe kohe, kush deshiron te
vazhdoje te perdore programin ftohet te paguaje per te marre nje
version perfundimtar te atij programi (jo me (trial) apo (evaluation)).
SMTP Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjese e TCP/IP (shih)
per dergim te mesazheve nga nje kalkulator ne nje tjeter ne nje rrjet.
I perdorur ne Internet per te rrugezuar posten elektronike.
T
TCP/IP (Protokoll) Akronim i Transmission Control Protocol/Internet
Protocol. Protokoll per komunikimet mes kalkulatoreve. Eshte bere
standarti i faktit per transmetimin e te dhenave brenda rrjeteve,
perfshi Internetin.
Telnet Protokoll qe lejon te lidhesh dhe te punosh nga nje kompiuter
remot. Duke u lidhur me nje sistem tjeter, perdoruesit mund te kene
hyrje ne sherbimet e Internetit qe mund te mos jene te disponueshme ne
kompiuterin e tyre.
U
Upload Te kopjosh dhe/ose te dergosh nje file nga kompiuteri yt ne nje
sistem remot.
URL Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues
universal i burimeve, metode standart per te komunikuar me nje server
ne rrjet dhe ti japesh adresa per te arritur nje faqe Web ose komanda
(ftp).
User name Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te
nje rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje
perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.
USB Akronim i Universal Serial Bus. Metode lidhjeje seriale per te
lidhur periferike me nje kompiuter. Standarti USB mund te lidhe me
PC-ne deri ne 127 periferike (CD-ROM te jashtem, printera, modem,
mouse dhe tastiera) nepermjet nje porte te vetme te perbashket. Kjo
eshte e mundur duke i lidhur gershet periferiket.
UserID
Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te
nje rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje
perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.

V
VGA Akronim i Video Graphics Adapter. Standart per interface-in video.
VPN Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkesi
nyjesh ne nje rrjet publik si Internet qe shkembejne te dhena mes tyre
duke perdorur nje teknologji mbrojtjeje nga pergjime te mundshme nga
ana e perdoruesve te pa autorizuar, sikur nyjet te ishin te lidhura
nepermjet linjave private.
W
WAP Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit
te ri qe lejon hyrjen ne Internet nepermjet telefonit celular.
WebTV Sistem hyrjeje ne World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web ne
ekran televiziv nepermjet set-top box, kit i nevojshem per te marre
dhe shkembyer te dhena qe permban brenda edhe modem.
WWW Akronim i World Wide Web. Rrjet boteror i strukturimit te
informacionit dhe i burimeve ne modalitetin hipertekstual. Nepermjet
perdorimit te protokolleve te ndryshem, dhe pergjithesisht te gjuhes
html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zerave. Sherbim i
krijuar nga CERN-i i Gjeneves. Kuptimi fjale per fjale: (rrjete
merimange boterore).