- Kaloni tek qelitë që dëshironi të i mbroni dhe përzgjidhni ato (Nëse dëshironi të e mbroni faqen e tërë atëherë shtypni në tastierë CTRL + A).
- Shtypni me të djathtë mbi qelitë e përzgjedhura dhe në listë shtypni “Forma cells”
- Tek dritarja e hapur kaloni tek “Protection” dhe në të gjeni dy mundësi ku mund të zgjidhni të dyja apo njërën nga ato.
- Nëse përzgjidhni vetëm “Locked“, atëherë programi nuk lejon që përmbajtja në atë qeli të griset, por kodi duket.
- Nëse përzgjidhni vetëm “Hidden” atëherë programi do të fshehë përmbajtjen, por ajo mund të fshihet.
- Nëse përzgjidhni që dy mundësit (pra 4 dhe 5) atëherë programi realizon të dy veprimet
- Pastaj kaloni tek shiriti i mundësive në kokë të programit dhe përzgjidhni “Review” dhe përzgjidh llojin e mbrojtjes (shih figurën)
- Nëse përzgjidhni “Protect Sheet“, atëherë mbroni vetëm faqen e punë të cilën jeni duke punuar.
- Nëse përzgjidhni “Protect Workbook“, atëherë mbroni të gjitha faqet e punës në një libër pune në Excel.
- Pasi që të përzgjedhur llojin e mbrojtjes do të hapet një dritare e re (dritarja në mes të figurës) ku duhet të vendosni fjalëkalimin për të mbrojtur dokumentin. Katrorët e pëzgjedhur duhet të jenë të njëjtë si këtu në foto. Fjalëkalimin dy herë duhet vendosur.
- Për të liruar qelitë nga mbrojtja atëherë atëherë kaloni tek “Review” dhe përzgjidhni llojin e mbrojtjes që keni bërë dhe e jepni fjalëkalimin.
Si behet largimi i presjeve në Excel?
Kalo tek shiriti i mundësive në Excel , tek pjesa “View” në të djathtë gjendet “Macro”. Me të shtypur hapet një dritare ku mund të përzgjidhni për të vendosur një marko të re. Pasi të keni vendosur makro-n, kaloni përsëri tek “Makro” dhe redaktoni përbajtjen duke vendosur kodin e mëposhtëm:
Sub RemoveCommas()
Dim cell As Range
For Each cell In Selection
cell = Trim(WorksheetFunction.Substitute(cell, ",", ""))
Next
End Sub