Shtype “File” tek shiriti i punës në kokë të softuerit. Pastaj në listë përzgjidhe “New” .
Tek dritarja e hapur shihni listën majtas dhe përzgjidhni “Calendars”.
Tek pjesa e djathtë të posa hapur përzgjidhni “Other calendars”
Tek dritarja tani e gjeni “Calendar wizard”, me të klikuar këtë kuti do tu hapet një dritare e re ku mund të rregulloni kalendarin.
Në këtë dritare mund të përcaktoni llojin e kalendarit mujor si dhe mundësinë që tek secili muaj të gjendet një hapësirë për të vendosur fotoja e dëshiruar.
Pasi që të keni përfunduar veprimet tek dritarja “Calendar wizard”, tani mund të e rregulloni kalendarin duke përkthye ditët dhe muajt në shqip, si dhe nëse keni lënë hapësirë për foto të i zëvendësoni fotot shembuj me fotot tuaja të pëlqyera.
P.S. Gjatë kalimit nëpër hapat e mësipërm sigurisht keni vërejtur se tanimë keni hasur në mundësi të ndryshme për të përpiluar kalendarë, pra edhe ato mundësi mund të shfrytëzohen si të tilla ose si bazë për përpilimin e një kalendari sipas dëshirës.
Gjithsesi: Ju mund të që tek hapi i 3 të mund të kërkoni për kalendarë të ndryshëm dhe ndoshta mund të gjeni një të përshtatshëm.