3. ASAP Utilities – me versionin falas për përdorim privat dhe për studentë u mundëson veprim të lehtë me Microsoft Excel. Programi në të vërtetë është një shtojcë e cila paraqitet në Excel-in tuaj duke u ofruar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë drejt funksioneve të ndryshme të këtij programi.
4. Visual Bee – nuk është thjeshtë shtesë që u ofron shabllone për PowerPoint, por është shtesë edhe më e sofistikuar e cila pasi që të keni hapur një dokument analizon tekstin dhe përmbajtjen tjetër dhe tenton të e përmirësojë.
5. Classical Office Menu – ky është program i qëlluar për ata të cilët nuk e pëlqejnë menynë e re të programeve të Office paketës 2007 e 2010. Programi në fjalë është falas për përdorim privat dhe për studentë dhe rikthen stilin e menysë së vjetër tek programet e paketës Office në versionet 2007 e 2010.
6. Office Tab – meqë tanimë jeni mësuar të përdorni faqe të brendshme (tab-s) tek shfletuesit e internetit këtë mundësi përmes këtij programi e keni edhe tek programet Word, Excel dhe PowerPoint të paketës Office